Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori italian mbyll misionin 5 vjeçar në Shqipëri, Veliaj e nderon me “Çelësin e Qytetit”: “Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Ambasadori italian mbyll misionin 5 vjeçar në Shqipëri, Veliaj e nderon me “Çelësin e Qytetit”: “Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë”
Komunitet

Ambasadori italian mbyll misionin 5 vjeçar në Shqipëri, Veliaj e nderon me “Çelësin e Qytetit”: “Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë”

Published: January 19, 2025
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” ambasadorin italian Fabrizio Bucci, në mbyllje të misionit të tij 5-vjeçar në Shqipëri. Veliaj e falenderoi ambasadorin për angazhimin  e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri, duke e vlerësuar atë jo vetëm si një diplomat të shkëlqyer, por edhe si një mik të vërtetë të Tiranës.

Ai i uroi Buccit suksese në misionin e tij të ri në Gjermani. “Sot i themi mirupafshim një shoku dhe një vëllai, ambasadorit italian në Shqipëri. Të jam shumë mirënjohës dhe të falenderoj shumë për integritetin, për dinjitetin, për energjinë pozitive dhe për faktn se përtej burokracisë, ke qenë një mik i vërtetë i Tiranës. Ju konsideroj vërtet një misionar, i cili ka kontribuar pafund që Shqipëria dhe Italia të jenë më afër se kurrë. Italia dhe Shqipëria gjithmonë kanë pasur një dashuri reciproke, por unë besoj se njerëzit janë si urat edhe shërbejnë që t’i lidhin vendet. Dua që ky çelës të jetë një simbol i një zemre të hapur, i një dere të hapur, i një mendje të hapur dhe i një dashurie të madhe për atë që i ka shërbyer këtij raporti special mes Shqipërisë dhe Italisë”, tha Veliaj.

Nga ana e tij tij, ambasadori Fabrizio Bucci vlerësoi lidhjen e veçantë që ka karakterizuar historikisht dy vendet. Ai u shpreh mirënjohës për mikpritjen dhe miqësinë e veçantë që ai gjeti tek populli shqiptar.

- Publicitet -

“Mes dy vendeve tona ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të veçantë, por duhet të them se ky pesëvjeçar ka shënjuar një rritje të mëtejshme të këtyre marrëdhënieve. Italia e Shqipëria, në shumë aspekte, tashmë janë një vend i vetëm, nisur nga fakti që në maj, “Giro d’Italia” i cili është eventi sportiv më i ndjekur në botë, fillon në Shqipëri, duke treguar edhe një herë se dy vendet tona janë të bashkuar dhe se janë një vend i vetëm. U jap një përshëndetje dhe një përqafim të ngrohtë të gjithë shqiptarëve, me të cilët kam ndarë këtë miqësi të mrekullueshme. Ky vend kaq i bukur dhe i veçantë, ku ti ecën në rrugë, je në një lokal dhe njerëzit ndalojnë, të përshëndesin, një vend ku ti bisedon me të gjithë! Të gjithë shqiptarët më kanë ofruar realisht përzemërsinë e tyre të madhe, të cilën jam përpjekur t’ua shpërblej. Në Shqipëri kam kuptuar se përzemërsia dhe dashuria janë çelësi që hap të gjitha dyert. Shqipëria tashmë është edhe shtëpia ime, një ditë do të kthehem”, u shpreh Bucci.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. nastradini on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  4. Toni on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Muzo on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?