Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori Walker kundër planit franko-gjerman: I padobishëm për Kosovën, Kurti të durojë presionin, s’ka njohje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ambasadori Walker kundër planit franko-gjerman: I padobishëm për Kosovën, Kurti të durojë presionin, s’ka njohje
KosovëKryesore

Ambasadori Walker kundër planit franko-gjerman: I padobishëm për Kosovën, Kurti të durojë presionin, s’ka njohje

Published: March 7, 2023
Shpërndaje

Ish shefi i misionit verifikues i OSBE-së Willim Walker duket se nuk është në të njëjtën linjë me Perëndimin sa i takon planit franko-gjerman. Edhe pse prej muajsh, Kosova dhe Serbia janë në trysni përpjekjesh për ta finalizuar si marrëveshje, Walker ka çuditur jo pak me deklaratën e tij për planin që e quan “të keq”.

Walker është një ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, madje u bë zëri i popullit të Kosovës në momentin që u përball me vështirësitë e luftës me Serbinë.

Walker thotë se arsyeja se pse plani i mbështetur nga dy vendet me të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i keq për aq kohë sa nuk përfshin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Madje ai thotë se nëse do kishte mundësi, do porosiste Kurtin të duronte presionin, pasi kjo marrëveshje në thelb nuk është në interesin e Koosvës.

- Publicitet -

“Unë arrij ta kuptoj që kryeministri Kurti është përballë një presioni të madh nga BE-ja e ShBA-ja, siç kanë qenë edhe (paraardhësit) tjerë, por kjo marrëveshje për mendimin tim nuk është në interesin e Kosovës. Nëse sot do të flisja me Kurtin, do t’i thosha atij: duroje presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet se që po bashkohet Kosova,” – u shpreh z. Walker në fjalën e tij në një intervistë.

Madje për Walker, ky plan flet për atonomi të komunitetit serb në Kosovë, por pa arsye. Sepse në fakt, sipas ambasadorit, komuniteti serb nuk është i diskriminuar, madje përkundrazi është i privilegjuar. Kjo marrëveshje në fakt do e çonte Kosovën në një udhë të gabuar, aspak të mirë për Kosovën.

“S’mund ta pranoj këtë plan kur po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë s’e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar, përkundrazi ka shumë të drejta… Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtim të gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës,” – vazhdoi Walker.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?