Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Amnesty International: Ja kush i kërcënon gazetarët në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Amnesty International: Ja kush i kërcënon gazetarët në Shqipëri
KronikeLajmi i fundit

Amnesty International: Ja kush i kërcënon gazetarët në Shqipëri

Published: April 29, 2025
Shpërndaje

Në raportin e saj të fundit, organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka ngritur alarmin për një sërë shkeljesh të vazhdueshme dhe të thella të të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Raporti që disponohet nga Vox News thekson probleme serioze në sektorin e shëndetësisë, dhunën në familje, kushtet në burgje, lirinë e medias, të drejtat e azilkërkuesve dhe diskriminimin ndaj pakicave.

Një nga çështjet më të rënda të raportuara është fakti që pacientët me kancer u privuan nga trajtimi falas në spitalin publik “Nënë Tereza” në Tiranë. Mjekë të këtij institucioni i kanë referuar pacientët në klinikat e tyre private me pagesë. Ndaj mjekëve të përfshirë janë marrë masa pezullimi dhe janë duke u zhvilluar hetime. Ndërkohë, Komiteti i OKB-së për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore kritikoi infrastrukturën e dobët shëndetësore, mungesën e stafit, aksesin e pamjaftueshëm në shërbimet e shëndetit seksual e riprodhues dhe shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve, veçanërisht në zonat rurale.

Rritje e dhunës në familje dhe mungesë mbështetjeje institucionale

- Publicitet -

Policia raportoi se në 6-mujorin e parë të vitit, 686 gra ishin viktima të dhunës në familje, një rritje në krahasim me një vit më parë. Amnesty thekson se shumë prej tyre detyrohen të kthehen tek dhunuesit për shkak të mungesës së mbështetjes nga institucionet shtetërore. Po ashtu, theksohet se procedura për ndihmë juridike falas mbetet e papërshtatshme dhe duhet reformuar urgjentisht.

Kushtet alarmante në burgje dhe qendrat psikiatrike

Raporti gjithashtu i referohet gjetjeve të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës, i cili denoncoi kushtet çnjerëzore në pavionet psikiatrike brenda burgjeve, veçanërisht në burgun e Lezhës. Evidentohet mbipopullimi, mungesa e personelit mjekësor dhe infrastruktura e degraduar. Komiteti i OKB-së për Parandalimin e Torturës shtoi shqetësimet mbi numrin e lartë të personave në paraburgim dhe mospasjen e aksesit të duhur në kujdesin shëndetësor.

Liria e shtypit në rrezik

Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias 2024 nga “Reporterët pa Kufij”, liria dhe pavarësia e medias në Shqipëri janë të kërcënuara nga ndërthurja e interesave politike dhe ekonomike. Gazetarët përballen me frikësim dhe presion nga politikanët dhe krimi i organizuar, ndërsa kuadri ligjor mbetet i mangët dhe me prirje të politizuara.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët ngre shqetësime ligjore

Raporti i Amnesty International denoncon marrëveshjen e ratifikuar me Italinë për ndërtimin e dy qendrave pritëse për azilkërkuesit në Shqipëri. Sipas organizatës, kjo marrëveshje ngre shqetësime për ndalime arbitrare dhe trajtim jo të denjë të refugjatëve.

Diskriminim ndaj romëve, egjiptianëve dhe komunitetit LGBTI+

Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit Racor të OKB-së vë në dukje vështirësitë që hasin komunitetet rom dhe egjiptian në regjistrimin civil, aksesin në shërbime publike dhe shkollim, duke evidentuar raste të segregimit të fëmijëve në disa shkolla.Nga ana tjetër, një martesë simbolike e një çifti të të njëjtit seks në Tiranë shkaktoi reagime të ashpra nga grupime politike dhe fetare, çka u pasua me rritje të gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI+. Eksperti i Pavarur i OKB-së për të drejtat e këtij komuniteti i kërkoi qeverisë shqiptare të harmonizojë ligjet me realitetin dhe diskriminimin që përjetojnë individët LGBTI në arsim, punësim, shëndetësi dhe jetën e përditshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • P S E ? says:
    April 29, 2025 at 5:34 pm

    . Mediat i trajtgojne keto probleme si te ishin specifika te vecata qe ndodhin vetem ne Shqiperi ,kurse ne te vertete keto jane probleme te perboteshme , pse jo … ., mbase me tendece per te nxire gjithecka ! Me sa duket , ne ate organizate kaq ” pretigjioze ” nuk punohet . Raporteve te perviteshme vetem sa iu ndryshohen datat dhe punohet copy – past nga viti ne vit , pa ndjekur dinamiken dhe pa asnje pergjegjesi E thene troc , vatu teneqen !

    Reply
  • P S E ? says:
    April 29, 2025 at 6:07 pm

    . Mediat i trajtojne keto probleme si te ishin specifika te vecata qe ndodhin vetem ne Shqiperi , kurse ne te vertete keto jane probleme te perboteshme , pse jo … ., mbase me tendece per te nxire gjithecka ! Me sa duket , ne ate organizate kaq ” prestigjioze ” nuk punohet . Raporteve te perviteshme vetem sa iu ndryshohen datat dhe punohet copy – past nga viti ne vit , pa ndjekur dinamiken dhe pa asnje pergjegjesi E thene troc , varu teneqen !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  • Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks

Komentet e Fundit

  1. Diaspora on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. Vezguesi atdhetar on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. ETHEM LALAJ on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  4. Fad on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  5. L on Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?