Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Amnisti de facto? Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Amnisti de facto? Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë
KronikeLajmi i fundit

Amnisti de facto? Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Published: August 5, 2025
Shpërndaje

Ekspertët që, sipas qeverisë, kanë hartuar Kodin e ri Penal, kanë bashkuar në një të vetme veprën penale të korrupsionit nga zyrtarët e ulët me atë të korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, duke sjellë praktikisht zbutjen e dënimit për këta të dytët, ndërsa implikimet që kjo sjell në afatet e parashkrimit sugjerojnë se disa zyrtarë aktualisht nën akuzë mund të amnistohen.

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë nëse nuk shpallen të pafajshëm gjatë gjykimit.

Hartuesit e Kodit të ri Penal, të cilët nuk kanë dalë deri më sot të mbrojnë publikisht punën e vet, duket se kanë mbledhur bashkë në një vepër penale atë që në kodin aktual penal është ndarë në dy nene të veçanta, korrupsionin pasiv të zyrtarëve.

- Publicitet -

Kodi aktual dënon në nenin 259 rastet e mitmarrjes së zyrtarëve publikë të zakonshëm nga 2 deri në 8 vjet, ndërsa korrupsioni i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë dënohet në nenin 260 me katër deri në dymbëdhjetë vjet burg. Ndryshe nga kjo, Kodi i ri Penal parashikon dënimin e korrupsionit për të gjithë zyrtarët, pavarësisht nivelit, nga tre deri në tetë vjet burg.

Ulja e masës së dënimit minimal nga katër në tre, dhe atij maksimal, nga dymbëdhjetë në tetë, duket se është në kundërshti me tendencën e përgjithshme ashpërsuese të projekt-kodit, i cili është kritikuar deri më tani më së shumti për shtimin të pambëshetur në ndonjë arsyetim për nevojat apo kostot dhe përfitimet, të masës së dënimit për shumë vepra penale apo kundravajtje.

Ndërsa cënimi i simboleve të Republikës konsiderohet në Kodin aktual një kundravajtje që dënohet me gjobë deri në tre muaj burg, në Kodin e ri dënohet me deri 4 vjet burg, përveç zgjerimit masiv të fushës së veprimit në krahasim me nenin aktual. Por ndryshe nga tendenca e përgjithshme ashpërsuese, të cilën kreu i dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia e cilësoi si prej “inkuizatorësh”, hartuesit kanë parë të arsyeshme të barazojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë me atë të zyrtarëve të zakonshëm dhe rrjedhimisht, të ulin masën e dënimit.

Amnisti de facto?

Kodi Penal i një vendi, përveç parashikimit të veprave apo kundravajtjeve penale, bart edhe konceptin që një vepër penale nuk mund të gjykohet dhe dënohet përtej një afati të arsyeshëm nga koha e kryerjes së saj. Afati i parashkrimit, siç njihet teknikisht, varet nga rëndesa e veprës penale. Nëse një vepër penale parashikon një masë dënimi të ulët, afati i parashkrimit të saj është gjithashtu i ulët, ndërsa për veprat e rënda penale, parashkrimi është më i gjatë. Për shembull, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës nuk parashkruhen, ato ndiqen penalisht dhe dënohen pavarësisht afatit që ka kaluar nga kryerja e tyre, me kushtin që i dyshuari të jetë gjallë.

Ulja e masës së dënimit për korrupsionin e zyrtarëve të lartë përmes barazimit të tyre me zyrtarët e zakonshëm sjell për rrjedhojë, ulje të afatit të parashkrimit për këtë vepër penale, duke sugjeruar se disa zyrtarë të lartë, aktualisht nën akuzë, mund të amnistohen.

Kodi aktual penal përcakton në nenin 66 se për veprat penale që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet, parashkrimi është njëzet vjet, ndërsa për ato ku masa e dënimit është nga pesë deri në dhjetë vjet, parashkrimi është dhjetë vjet. Projektkodi i ri nuk ndryshon shumë nga i vjetri përveç formës. Këtu afatet e parashkrimit shënohen në nenin 185. Në pikën c shkruhet: “dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim mbi pesë deri në dhjetë vjet burgim”. Rrjedhimisht, një korrupsion i përfituar më herët se sa viti 2015, sipas këtij kodi është parashkruar.

Amnisti de facto? Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Patriot says:
    August 5, 2025 at 4:46 pm

    Normals qe pritet te amnistojne njeri tjetrin sepse po vjene rradhe te gjithe. Personazhistet pritet ta propagandist per te mire te popullit, hahaha. U be 35 vjete qe pozite opozite votojne ligje me vota te plota vetem kur eshte per te mire tee tyre

    Reply
  • Edi says:
    August 6, 2025 at 5:26 am

    Kopjuar nga Meloni

    Reply
  • Parku Rinia says:
    August 6, 2025 at 6:16 am

    Ne me pak se 11 muaj, me urdherin/hizen e Kryeministrit Edi Rama e te mazhorances “socialiste”, por realisht ne fryme edhe te “Rithemelimit”/Demokratet e Sali Berishes, jane ngritur dy grupe pune, te perbere vetem me eksperte shqiptare “te nivelit nderkombetar” (nuk njihen akreditimet e certifikimet e tyre nderkombetare!). I pari eshte ai per antikorrupsionin i njohur si “Komisioni Xhafaj”, i cili ka vene ne pune, me pagesa (honorare) ne shifra domethenese e te perjashtuar ‘ad hoc’ nga taksat, 53 eksperte shqiptare “te nivelit nderkombetar” (nuk njihen akreditimet e certifikimet e tyre nderkombetare, duke filluar nga vete kryetari e promovuesi Fatmir Xhafaj!) ?!. I dyti eshte ky grupi per rishikimin e Kodit Penal, te cilit nuk ia njohim ende emrat e dhjetera eksperteve “te nivelit nderkombetar” (nuk njihen akreditimet e certifikimet e tyre nderkombetare, duke filluar nga vete promovuesi Ulsi Manja, Arben Rakipi e Sokol Sadushi!), te gjithe shqiptare, e pagesat (honoraret) e tyre, sepse nuk jane bere transparente. Vijohet me konceptin ‘enverist’ edhe ne forme edhe ne permbajtje, “cdo gje me forcat tona!”, koncept, forme, metode e rezultate “pune” teresisht anti euro-atlantike, haptazi ne mbrojtje e ne shpetim te nje kaste qe ka grabitur pasurite kombetare e private te Shqiperise e te shqiptareve, e si te tilla, jane haptazi te papranueshme per anetaresimin ne Bashkimin Europian.

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    August 6, 2025 at 8:47 am

    Pothuajse te gjithe analistet, te cilet kane trajtuar kete teme, kane bere qasje te problemit me periudhen e diktatures, madje dhe me diktatorin E.Hoxha.
    Po. Ama, në kete qasje, harrojne nje qasje tjeter. Nese Rama dhe Berisha do te kishin statusin politik dhe kushtetues te sistemit diktatorial te djeshem, E. Hoxha do na dukej lule para tyre. Ne merremi me ate çka eshte e drejte, e padrejte apo kompremetuese nga ana e tyre dhe anashkalojme diçka tjeter. Nese lexojme pertej asaj qe thone e bejne, do te lexojme karakterin antisocial te tyre. Dhe, pas ketij karakteri antisocial, te gjithe vlerat e tjera shumezohen me 0.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. gim on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Vlonjati on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. Fjala on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Dashi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?