Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy analistë amerikanë dënojnë sulmin në Kosovë, por janë të ndarë për Kurtin dhe hapat e mëtejshëm të Perëndimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Dy analistë amerikanë dënojnë sulmin në Kosovë, por janë të ndarë për Kurtin dhe hapat e mëtejshëm të Perëndimit
KosovëKryesore

Dy analistë amerikanë dënojnë sulmin në Kosovë, por janë të ndarë për Kurtin dhe hapat e mëtejshëm të Perëndimit

Published 25 Shtator, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në intervista për Zërin e Amerikës të dielën, David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins dhe Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë shprehën shqetësimin për tensionimin e situatës në Kosovë.

Por në biseda me kolegen Keida Kostreci, ata dhanë mendime të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të veprojë perëndimi më tej.

David Kanin i Universitetit Johns Hopkins thotë pse për nga natyra dhe organizimi, sulmi i fundit është ndryshe nga incidentet e tjera të dhunshme në atë zonë të Kosovës.

- Publicitet -

“Duhet të trajtohet si një akt më vete i papranueshëm dhune, në të cilin të paktën 30 sulmues të armatosur jo vetëm që vranë një polic të Kosovës, por sulmuan një manastir serb. Dhe mendoj se ka rëndësi reagimi i kishës ortodokse serbe. Është e qartë se njerëzit në manastir ishin të pakënaqur që ata hynë në manastirin e tyre”, thotë prof. Kanin i cili shton se ky sulm ishte një provokim.

Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, shpreh keqardhjen për dhunën, por thotë se nuk është shumë i befasuar prej saj.

“Kjo për shkak se tensioni në atë pjesë të vendit ka kohë që po zjen. Kemi parë shpërthime të dhunës lidhura me vendosjen e një sërë kryetarësh në veri të zgjedhur me një përqindje shumë, shumë të vogël, ndërkohë që banorët serbë i bojkotuan zgjedhjet e fundit”, thotë zoti Kupchan.

Por ai shton se megjithëse jobefasues, përshkallëzimi e rrit seriozisht rrezikun e një përhapjeje të mëtejshme të dhunës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi Beogradin për përshkallëzimin duke thënë se qëndron prapa sulmit. Ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç fajësoi zotin Kurti për situatën në Veri, qëndrimi i të cilit sipas tij, u bë shkas që banorët serbë të mos duronin më.

Zoti Kanin tha se reagimi i kryeministrit Kurti ishte i përshtatshëm.

“Kosova është viktima këtu. Ata janë njerëzit që u sulmuan. Dhe Kurti tha ‘çfarë mund të presësh tjetër, duhet fajësuar Beogradi’. Vuçiç ishte në pozita mbrojtëse, duke u përpjekur ta distancojë Serbinë nga ajo që ndodhi duke iu referuar sulmuesve si serbë të rebeluar, duke u dhënë atyre një lloj konteksti dhe një lloj justifikimi. Por është e qartë se ai nuk është i kënaqur”, thotë ai.

Por zoti Kupchan thotë se të dyja palët kanë përgjegjësi për ngërçin dhe për përshkallëzimin e dhunës: Serbia që e ka mbajtur efektivisht veriun më shumë të lidhur me Beogradin se me Prishtinën dhe kryeministri Kurti me veprime që zoti Kupchan i quan provokuese dhe të panevojshme. Ai shton se shkallëzimi është alarmues për perëndimorët.

“Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja do ta shohin këtë si një shenjë paralajmëruese. Nuk do të habitesha nëse shohim një rritje të mundshme në përmasat e pranisë së bashkësisë ndërkombëtare në rajon”, thotë ai.

Për zotin Kupchan kjo ngjarje nuk do të thotë që zoti Kurti është i justifikuar në veprimet e tij të deritanishme që janë kritikuar nga perëndimi. Ai thotë se presioni duhet të vazhdojë intensivisht tek të dyja palët.

“Kur tensionet janë të larta, ekstremistët përfitojnë për t’u organizuar dhe kur ka një situatë të polarizuar, kur ka fërkime mes komuniteteve, rritet rreziku i organizatave paraushtarake, rritet rreziku që qytetarët në veri t’i marrin gjërat në duart e tyre, edhe nëse nuk udhëzohen për ta bërë këtë nga autoritetet në Beograd”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Prandaj thotë ai, e vetmja rrugë është kthimi në tryezën e dialogut, pasi ngjarja është kujtesë se megjithëse janë arritur marrëveshje asnjëra palë nuk po vepron për zbatimin e tyre.

“Nëse ka një element pozitiv këtu është se u kujton Prishtinës dhe Beogradit, se nuk jemi aq larg nga përshkallëzimi dhe dhuna, dhe se të dyja palët duhet të kthehen në tryezën diplomatike. Të dyja palët duhet të tregojnë përmbajtje përpara se gjërat të dalin jashtë kontrollit”, thotë ai.

Zoti Kanin, ish- analist i lartë i CIA-s thotë për Zërin e Amerikës, se është e rëndësishme për perëndimin që të jetë i bashkuar në trajtimin e dhunës së fundit veçmas nga procesi diplomatik.

Presidenti serb Vuçiç tha pas përshkallëzimit të fundit se e vetmja zgjidhje është krijimi Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në veri dhe një polici të përbërë nga serbët lokalë. Kryeministri Kurti u ka rezistuar thirrjeve për të.

Zoti Kupchan i Këshillit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë se Asociacioni duhet krijuar.
Kupchan

“Mendoj se është në interes të Kosovës dhe është në interes të kryeministrit Kurti që ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe”, thotë ai.

Por zoti Kanin mendon të kundërtën.

“Krijimi i Asociacionit do të ishte shumë në favor të Serbisë. Ajo që do të zhdukej do të ishte një nivel tjetër i sovranitetit të Kosovës në veri. Nëse krijohet Asociacioni, Kosova do ta kishte edhe më të vështirë t’u përgjigjej incidenteve të tilla”, thotë ai, duke shtuar se ngjarja ia forcon pozitat zotit Kurti në kundërshtimin e tij.

Megjithë mungesën e përparimit në raundin e kaluar të dialogut dhe deklaratave të fundit ku zoti Kurti dhe zoti Vuçiç akuzojnë ashpër njëri tjetrin, zoti Kupchan e mbështet qasjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara:

“Rruga përpara kërkon presion të vazhdueshëm të përditshëm ndaj të dyja palëve, duke mos e drejtuar gishtin nga njëra apo tjetra palë. Kjo është një mundësi për të ecur drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve”, thotë ai.

Por zoti Kanin thotë se sulmi tregon se të paktën disa serbë u ndjenë mjaftueshëm të inkurajuar nga qëndrimet e dobëta të SHBA-së dhe BE-së që ai thotë se kanë qenë të ashpra ndaj Kosovës dhe në favor të Serbisë.

“Sulmi i fundit e bën më pak të mundur që të ketë hapa përpara. Dhe kjo shkon në dëm të diplomacinë amerikane dhe evropiane, e cila edhe pa ngjarjen e fundit, ka dështuar. Politika perëndimore ka dështuar në këtë drejtim për një kohë të gjatë, propozimi i tyre ka dështuar”, thotë ai.

Zoti Kupchan thotë se përshkallëzimi i fundit ndodh në sfondin e luftës në Ukrainë dhe hapat drejt një zgjidhjeje mes dy palëve do ta bënin më pak tërheqës rolin e Rusisë në rajon.

“Mendoj se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po i kushtojnë vëmendje të konsiderueshme rajonit. Por gjëja e fundit që do të donin është një shpërthim i ri i dhunës në Evropën Jugore. Dhe kjo është një nga arsyet që mendoj se do të shohim një angazhim të ri në ditët në vijim”, thotë ai.

p.c/dita

Paola Cekani 25 Shtator, 2023 25 Shtator, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Printo
20 Komente
  • pilo Lala thotë:
    25 Shtator, 2023 te 1:06 pm

    Sulmi i Serbeve eshte i paplanifikuar nga Beogradi, nuk e deshironte ate.
    Por gjerat ndodhin per nje shkak, ne kete rast Serbija u vu ne shenjester nga Amerika dhe Europa.
    Nderkohe Amerika nuk mund te ulet me Albin Kurtin te negocioje. Edhe pse Albin Kurti ka pranuar nje zgjidhje me te keqe se zgjidhja e Hashim Thacit ne 2015.
    Sa me shpejt te largohet Albin Kurti nga tryeza, aq me shpejt do zgjidhet ceshtja e Kosoves.

    Përgjigjiuni
  • Reshit Lala thotë:
    25 Shtator, 2023 te 1:59 pm

    Sulmi serb lështël i prganizuar nga Beogradi. Askush nuk bën ashjë pa mbrojtjen e Beogradit dhe, Begradi nuk bën asgjë poa lejen e Rusisë. Sulmi i djeshëm është,plan rus provokimi. Rusia do të shohi reagimin e Kosovës dhe perendimit në një agresion të mundshëm. Mos sulmoni Kurtin!

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    25 Shtator, 2023 te 2:03 pm

    pilo Lala je me te vertete pile.E di kujt I thone pile?Zogut te djalit 10 vjecar.Koqe kandari t’a spiegova njehere kuptimin e fjales “negociate”.Amerika me Kurtin kane mardhenie shume te mira sepse perputhet me demokracine amerikane,pranim I idese ndryshe.”negociata”,pile, behen ndermjet paleve kundershtare.Vetem nje gomar si ty mund te thote qe “sulmi serb” dhe jo serb.

    Përgjigjiuni
  • Azgan thotë:
    25 Shtator, 2023 te 2:08 pm

    Ore Pilo a ke dinjitet ti. Per se genjen.Edi ka dale zbuluar me Vucicin dhe ti nuk thua asnjefjale.Ceshtja Beleri nuk e bene Edin me patriot.Censusi e ka bishtin mbapa.Ate qe Greqija nuk e ariti me Belerin shpreson ta arij me cesusin.O.Pilo qe paske inat Albininti si Mero corapja .

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    25 Shtator, 2023 te 2:46 pm

    Edvini: po jepani Mitrovicen Serbeve,Zajednicat dhe cfare kerkojne!
    Bela do ti keni gjithe jeten.
    I njihni serbet e Kosoves,ju?
    Ne kete menyre i hiqni qafe njehere e pergjithmone serbet e Kosoves!
    Aman,Kush ja ka pare hajrin sherrit!

    Përgjigjiuni
  • Fjale me vend thotë:
    25 Shtator, 2023 te 2:51 pm

    Demo Zajednica
    qe na flet me spica
    Demo akademiku
    qe na flet nga fiku.

    Demo pallaveshi
    me corape leshi
    patllaken e ngjeshi
    komshiut ia ngjeshi.

    Përgjigjiuni
  • Fjale me vend thotë:
    25 Shtator, 2023 te 2:53 pm

    Demo Zajednica
    qe na flet me spica
    Demo akademiku
    qe na flet nga fiku.

    Demo pallaveshi
    me corape leshi
    patllaken e ngjeshi
    komshiut ia veshi.

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    25 Shtator, 2023 te 3:18 pm

    Une per vete them qe situata eshte me serioze dhe nuk ka vend per romuze dhe llogje me shakara, sepse Albin Kurti ka mbetur fillikat i vetem i braktisur nga te gjithe Partite politike ne Kosoven amtare, ne MV e Ali Ahmetit dhe Shqypnine e Edi Rames, fillikat i vetem perballe Serbise kur Edi Rama me deklaraten e tij te turpit dhe rezilit doli hapur ne anen e Vucicit duke ja futur thiken ne shpine Kosoves sic donin te beninme kurthin e tyre edhe Borrelli i korruptuar i BE edhe komunisti i Prages, Lajcak,

    njashtu:

    Si Enveri me LANC e tij jugosllav kur vrau dhe masakroi kosovaret ne Tivar

    Përgjigjiuni
  • God bless America thotë:
    25 Shtator, 2023 te 3:41 pm

    Dhuna ne KOSOVE eshte pasoje e drejtperdrejte e perkrahjes teperuar si kurre me pare te administrates Biden per Serbine – kjo eshte e pa thena e amerikaneve, packa se e kane te tere te qarte tashme.

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    25 Shtator, 2023 te 7:52 pm

    Intelektual mos u frikeso sepse gjerat po shkojne per mbare per kombin shqiptar.Rusi nuk mund te hapet ne 3 fronte:ukraine,Armenian dhe kosove.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    25 Shtator, 2023 te 10:44 pm

    Dhe i vetem,Vetem fare,
    Me Kosoven s`ben pazare
    Albin Kurti Rrfe Shgjetare
    Vjose moj shqipe kombetare,.

    Mos e hap ate dritare
    Nga Tirana serbosllave
    Na ka rene per pjese nje mut
    Nje klysh kurve nje Hajdut.

    Ky shet babe e ky shet nane
    Ky shet grua ky shet djale
    Ky shet Atdheun te tane
    Dhe Kosoven,po e lane.

    Natyrat qe nxjerr ne foto
    Ruani se i shet ne Loto,
    Po pate vidjot e ketii
    I ka nxjerr ne Treg te Zi.

    Ky shet pyje shet burime
    sheshe, parqe per Ndertime,
    Shet dhe Krishtin,Muhametin,
    edhe token,edhe Detin.

    Kur Pirati behet Pape,
    Drejton shtetin nje Qevape
    Nje hajdut,nje Psikopate,
    Nje xhongler per Clownade

    Qeshu moj OKB-ja kurve
    Me Shqiprine me Zhagajdhure,
    Kaligula,nje perandor
    BERI KALIN SENATOR.

    Nure Kurti,Kurt Asllani.
    Albin Kurti,Vjose Osmani
    Eshte Kosova gjak Dardani
    Deren kokes ktij Shejtani.

    Kur te beje hapa dollapa
    Me ato putrat e gjata,
    Pritja n`shpulle o Albin djali
    Se ashtu merr vesh hajvani.

    E kane llastuar Mamica,
    Ballukja magjistrica
    Kercitja ti lshojne syte xixa,
    QE t`i duken Zajednica

    Përgjigjiuni
  • Fjale me vend thotë:
    26 Shtator, 2023 te 3:22 am

    hahaaahaaa bravo demo. Bukur i ke ra legenit

    Përgjigjiuni
  • Osmen Culli thotë:
    26 Shtator, 2023 te 3:55 am

    Bravo Kurti ,e ka kuptuar se Amerika nuk ja le Kosovën Rusisë dhe pajtohem plotsuisht me prononcimin e ambasadorit Amerikan pas vrasjes së policit kosovar etj se tani forca policore e Kosovës ka të drejtë të vendosë rendin dhe qetsinë në veri të Kosovës .Pikë .

    Përgjigjiuni
  • Tarasi thotë:
    26 Shtator, 2023 te 5:44 am

    Hahaha i mungon klarineta

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    26 Shtator, 2023 te 5:57 am

    Ja ta provoj edhe une legenin tim me klarinete enveriste:

    NE PARIS U MBLODH UNOJA
    FOL EDVIN T’U THAFTE GOJA
    SE RILINDJES I KA DAL BOJA

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    26 Shtator, 2023 te 9:42 am

    Eposi qe shkruan demo
    kendohet me lahute
    o Tarrasi byth e qute

    Klarina eshte cpikje gjermane
    per gjenite Wagneriane
    Dobicat e Junanistanit
    Harixhijt e Beogradit
    Jevgjit e Albaniztanit
    e bene Gerrnete te Ballkanit.

    Përgjigjiuni
  • Abdyl Skrapari thotë:
    26 Shtator, 2023 te 9:45 am

    Ne jemi ne lufte directe me serbin rreth 1400 vjet. Nuk ngopet duke grabitur tokat Shqiptare. Ai lufton gjithmone dhe gjithmone do luftoj kunder Shqiperise dhe eleminoje Shqiptaret kudo qe jane. Serbet edhe sikur te marrin Kosoven komplet, qe e kane deklaruar qe nuk e pranojne indipendencen e Kosoves me fanatizem, ata do vazhdojne me teritoret tona deri sa te mbrijne ne Durres. Endra e tyre. Ata luftojne me kembengulje sot nji garth neser nji hendek pasneser nji shtepi vete. diçka te perfitojne nga territoret tona dhe te na eleminojne ne fizikisht. Ata na njofin mire qe ne nuk e duam njeri tjetrin dhe ne kurre nuk kemi pasur nji Qeveri që te mbroje interesat e popullit tij dhe ti sherbeje me ndergjegje popullit tij dhe ligjet ti sherbejne popullit tij. Ata e njofin mire psikozen tone dhe prandaj lufta vazhdon. Duke u perqendruar tek Albin Kurti i veni masken kanibaleve Serbe armiqt me te me dhenj te kombit tone pa lene mbrapa Greket.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    26 Shtator, 2023 te 11:22 am

    Shteti i Kosoves me kryeminister Albin Kurtin eshte ne gjendje te Mbroje Territorin,Rendin,Paqen,.Te siguroje Jetese Normale,Veprimtarine private,shteterore,Fetare,Shkollore per te gjithe shtetasit e Kosoves,pa dallim perkatesie Ethnike.
    Nqs,Shtetin e Kosoves,qe funksionon normalisht sot e 23 vjet,nuk e njeh Serbia,ky nuk eshte Problem Imediat,per Kosoven,.Nuk eshte problem as per Shtetasit e Kosoves,pamvaresisht nacionalitetit.
    Po s`e njohu sot,do ta njohe pas 100 vjetesh.
    Cilet shqeteson Mosnjohja e Kosoves nga Serbia?
    Shqeteson serbet shoviniste te Serbise qe nuk mund te pajtohen me nje shtet shqiptar normal ne trojet e tij Amtare.
    Shqeteson edvin ramen,qe nuk mund te beje PROTAGONISTIN NDERKOMBETARE me nje Kosove shtet i Pavarur demokratik,aspirant i BE,me maredhenie diplomatike me te gjithe shtetet e botes.
    Pyetja shtrohet:A duhet te shkaterrojme Kosoven,pse edvin Rama mbetet pa Rol,ne Teatrin Absurd,
    te nje KONFERENCE NDERKOMBETARE ME FUQI IMPONUESE,qe te detyroje palet te ulen ne dialog dhe te konkludoje ne Marrevshje te Detyruar?
    Ne kete Konference Imperative te Fuqive te Medha,Rama ka Rolin e Ideatorit te Projektit,qe do t`i shperndahet pjesemarresve,natyrisht edhe dy nxenesve kokeforte,qe te ulur perballe njeri tjetrit,duhet te nenshkryuajne Projektin gjenial te Ideatorit Rama.!!
    Rama qendron mbi palet,Ne Sfond,I padyukshem,por njekohesisht i pranishem ne cdo fjale te Marreveshjes,ne cdo rruge,ne cdo luadh te Kosoves, per te Miren e te dy popujve.
    Dhe Establishmenti,dhe Enturazhi(jane dokrrat e nje ishi te Rames),i BE,SHBA,UNO,do te mahnitet me Lyderin Gjenial,qe E KEMI MES NESH,POR S`JA DIJME KIMETIN..
    Nuk do marre me lapra surratit ky karagjoz?
    O shqiptare! Nuk do marre me lapra surratit,,se me grushta e me leva rrihen burrat!
    Une edhe sot nuk jam dakord me xhahid xhihanin,sali Lushen dhe kush e rrahu kete felliqsire!
    Ky duhet kapur per veshesh si lepur qe shitet per ujk,dhe pas cdo shpulle ti kerkohet me konference Nderkombetare:-Thuaji Me Fal Kosoves!? Perserite prape?

    Përgjigjiuni
  • intelektuali thotë:
    26 Shtator, 2023 te 1:11 pm

    Rambujea i ka mbyllur mundesite per Konferenca Nderkombetare per Paqe si kurthe ptutiniste per te filluar nga pika ZERO fatin e Kosoves. Ky propozim i poshter antishqyptar i Edi Rames qe erdhi menjehere pas vrasjes se policit shqyptar nuk mund te spjegohet me megallomani injoranti, por eshte pregatitur me kujdes ne Beograd dhe Moske si edhe sulmi terrorist i banditeve te Vucicit qe hasen ne “kocken e forte” te policise se Albin Kurtit e braktisur nga shqyptaret e Edi Rames dhe Ali Ahmetit qe i thane Vucicit:

    TE RRONI VETE!

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    26 Shtator, 2023 te 1:36 pm

    pilo Lala ,po te lexosh sot Edi Ramen ne “pergjigjen” e 3 dite zie te Beogradit eshte e njejte me komentin tend te fillimit.Po rishkruaj perseri fjaline e pare ” sulmi I serbeve eshte I paplanifikuar nga Beogradi,nuk e deshironte ate”.Edi Rama e quan te lidhur me trafikante armesh,me individe a etnitete dhe I kerkon Beogradit te hetoje kete bande.Pra Beogradi nuk ka gisht ,ashtu si thua ti. Je ne nje linje me Ramen :”Vucici eshte I pafajshem,nuk ka dore ai”.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: “Menaxher i lokalit të famshëm…” Arrestohet personi që sulmoi fizikisht gazetarin Gjergj Zefi
  • FOTO: Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet familjari i biznesmenit që u ekzekutua nga killeri portugez në Shëngjin
  • Atentat në Lezhë, plagoset rëndë kushëriri i Ardian Nikulajt. Policia jep detajet
  • “Mamin e harruam në veturë”/ Flet i vëllai Liridonës: Çfarë më thanë fëmijët. Kur nisëm të dyshonim tek Naimi
  • Donald Trump pa imunitet, gjyqtarja: Do të ndiqet penalisht si çdo qytetar tjetër

Komentet e Fundit

  1. demo në FOTO: Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet familjari i biznesmenit që u ekzekutua nga killeri portugez në Shëngjin
  2. Moisi Golemi në Pavarësia e Shqipërisë dhe teatri diplomatik dhe ushtarak i Luftërave Ballkanike
  3. demo në Lajthitja “antikomuniste” e Kishës
  4. Flamur Struga në FOTO: Ngjarje e rëndë në Lezhë, vritet familjari i biznesmenit që u ekzekutua nga killeri portugez në Shëngjin
  5. M. SH. në “Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?