Nga Janusz Bugajski, SHBA
Botuar në DITA
Vrasja e një polici të Kosovës nga një bandë e milicisë serbe dhe përdorimi i një manastiri ortodoks është në përputhje me një prej modeleve të provokimit të Beogradit.
Ky model është hartuar që të arrihen tre qëllime: të varrosë bisedimet për “normalizim” (të marrëdhënieve) ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të testojë reagimin e ndërkombëtarëve ndaj dhunës së organizuar dhe të krijojë kushtet për shkëputje të dhunshme.
Dhjetra serbë të mirë-armatosur, veshur me uniforma luftarake, provokuan përleshjen me policinë e Kosovës, pranë kufirit me Serbinë. Objektivi afatshkurtër ishte të tregonin se qeveria në Prishtinë nuk e kontrollon territorin e vet.
Vrasja e tre personave të armatosur, për të cilët presidenti Aleksandar Vuçiç pretendon se ishin serbë vendas që nuk mundën të toleronin “terrorin e Kurtit”, gjithashtu, krijon dëshmorë për nacionalistët serbë.
Kështu Beogradi pikturon një tablo shtypjeje mitike, edhe pse serbët në Kosovë gëzojnë më shumë të drejta kolektive se çdo pakicë tjetër në Ballkan.
Provokimet e përsëritura shërbejnë për të penguar dhe devijuar të gjitha negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës. Duke krijuar incidente të dhunshme, Beogradi planifikon të tregojë se Prishtina nuk është një partner i mirëfilltë.
Përgjatë vitit të kaluar, janë ndërmarrë një sërë provokimesh, duke përfshirë bllokimin e rrugëve, bojkotimet e zgjedhjeve, sulmet ndaj ndërtesave komunale dhe sulme të dhunshme ndaj forcave policore dhe trupave të NATO-s.
Përgjigjet e Uashingtonit dhe e Brukselit, në fakt, kanë qenë ndihmesa për Vuçiçin, sepse “të dyja palët” janë fajësuar njëlloj për konfliktin, çfarë ka përforcuar narrativën e stisur të represionit të pakicave.
Objektivi i dytë i Beogradit ishte të shihte se si do të reagonin Uashingtoni dhe Brukseli. Nëse forcat e NATO-s nuk marrin masa të mirëfillta për të ndihmuar policinë e Kosovës, me patrullim të kufirit, kontrolle dhe çarmatim të të gjitha formacioneve kriminale dhe paramilitare, atëherë Beogradi do të arrijë në përfundimin se mund ta intensifikojë dhunën.
Për sa kohë Forcat e Armatosura të Kosovës nuk përkrahen që të kthehen në një ushtri të rregullt, më të madhe në numër, të pajisur mirë, dhe të aftë të mbrojë kufijtë e vendit, si dhe të nisë procesin e anëtarësimit në NATO, Beogradi do të vijojë, i patrazuar dhe i pandëshkuar, të dërgojë, financojë dhe armatosë grupet e milicëve serbë.
Zyrtarët e SHBA dhe BE-së nuk e kanë të mësuar mësimin më të rëndësishëm të luftërave të viteve 1990: agresori zbrapset dhe mundet vetëm duke duke treguar se ke më shumë forcë dhe vullnet.
Objektivi i tretë i Vuçiçit është hartimi i një skenari në Kosovë, të ngjashëm me atë të Donbasit apo Krimesë. Plani për ndarjen e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, që u propozua gjatë mandatit presidencial të Trump-it, nuk përmendet më.
Prandaj, objektivi i Beogradit ka ndryshuar dhe synon t’ia pamundësojë Kosovës të funksionojë si një shtet i mirëfilltë dhe, kështu, të marrë nën kontroll një pjesë të territorit të saj. Ky është qëllimi themelor i krijimit të një entiteti serb, ne pektin e një asosacioni komunal.
Gjithsesi, meqë qeveria në Prishtinë i ka bërë rezistencë lëvizjeve të tilla vetëvrasëse, tani, Vuçiç ka zgjedhur rrugën e dhunës së drejtpërdrejtë. Me inskenimin e përleshjeve të armatosura, ai mendon se fuqitë perëndimore do i bëjnë edhe më fort presion Prishtinës që të lejojë krijimin e një entiteti autonom serb, si mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Në të njëjtën kohë, shërbimet e sigurisë së Serbisë po përgatiten për një rebelim më përfshirës. Tentativa për vënien nën kontroll të situatës nga policia e Kosovës do të shërbente si justifikim për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake të Serbisë.
Beogradi ka shtuar prezencën ushtarake përgjatë kufirit verior të Kosovës dhe ka kërcënuar se do të ndërhyjë për të “mbrojtur” popullatën serbe. Këto janë qartazi praktika për infiltrim, sulm dhe pushtim, në mënyrë që të bëhet i mundur krijimi i forcave të sigurisë serbe në atë rajon dhe të vendosej një administratë kukull.
Për të penguar një skenar të tillë, forcat e NATO-s duhet të rriten ndjeshëm dhe të armatosen rëndë për të përballuar çdo ndërhyrje nga ana e Serbisë.
Sulmi ndaj Kosovës ka shumë gjasa të jetë koordinuar ngushtësisht me entitetin serb në Bosnje-Hercegovinë dhe me Rusinë. Qeveria e Dodik në Banja Luka, mundet, që në të njëjtën kohë, të zbatojë axhendën e ndarjes përmes një referendumi të përshpejtuar, të tërheqë të gjithë zyrtarët serbë nga institucionet shtetërore të Bosnjës, të vendosë një kufiri të patrulluar me Federatën Boshnjake, të zhvendosë milicët e armatosur dhe të shpallë pavarësinë.
Ata përllogarisin që të fashisin reagimin e Perëndimit, duke e bërë këtë fakt të kryer, si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje.
Provokime dhe akte dhune, gjithashtu, mund të ndërmerren edhe në Mal të Zi, si një mënyrë për ta shpërqendruar Perëndimimin edhe më fort. Ndërsa, në vitet 1990, Millosheviçi zgjodhi t’i shënjestronte objektivat e vet me radhë, nxënësi i tij Vuçiç mund të vendosë të veprojë në disa fronte njëkohësisht.
Këtij skenari të Serbisë së Madhe do i duhet edhe që t’i hapet drita jeshile nga Moska. Kremlini kërkon hakmarrje kundër Perëndimit për humbjet domethënëse ushtarake në Ukrainë.
Prandaj, Rusia do të ofronte mbështetje politike, mbulim diplomatik, ofensivën e një lufte informative, financa, armë dhe instruktorë. Kjo do të mbështetej edhe nga naiviteti i zyrtarëve perëndimorë.
Sipas Beogradit, nëse BE dhe SHBA-ja nuk mund t’i sigurojnë Serbisë sundimin e rajonit dhe zgjerimin e territoreve të saj, atëherë Moska do të jetë më se e gatshme për të ndihmuar, veçanërisht pasi kjo i shërben interesave strategjike anti-perëndimore të Rusisë.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
RUSI E FRANCEZI
THIKE PAS SHPINE PER EUROPEN
PERDORIN SERBINE
LEXO HISTORINE
NDAJ MOS KINI ILUZIONE
DUHET TE RRI ZGJUAR
CDO FQINJ I SERBISE
NDRYSHE KA MBARUAR
KFORI NE KOSOVE
SA KOHE DO QENDROJ
MOS VALLE GJITHE JETEN
AJO DO TA MBROJ
TI JAP TE DREJTEN
TE KETE USHTRI
SI CDO SHTET SOVRAN
TE MBROJ VETEN E TIJ
Tani per tani nuk mund te arrihet nje interpretim i drejte ne lidhje me idete e autorit.
Do duhet nje interval jo i vogel kohor deri sa “Mjergulla e Probabiliteteve” te kollaps,
e te kuptojme te verteten.
VO:
-Nuk mund të qëndroi indiferent për situatën që po ndodh me vëllezrit tan Kosovar dhe,pa e përgëzuar Z.Bugajski për analizën korrekte.. Si gjithmon në DITA.
-Është fakt se presioni i V.Putinit ndaj A.Vuçiçit është shumë i madh që synon konflikte në gjith botën perëndimore dhe, vatrat e provokimeve në kufi të Kosovë të mbahet e ndezura krahas luftës në Ukrainë,me qëllim që të detyrojnë perëndimin ti kundërvihet e cila mund të çoi në luftë frontale Rusi + Aleatët me NATO-n nën drejtimin e SHBA.
-Në kushtet që SHBA+BE nuk po e saksionojnë beogradin sipas kërkesave të Kosovës-Kjo nuk ulet në negociata me Viçiçin.Kjo u pa në takimet e fundit me krerët e Shteteve në Shqipëri e Spanjë.
-Amerika me Kosovën duhet të shpejtojnë hartimin e planit të ASOSACIONIT,sipas kërkesës së Presidentes V.Osmani.Dhe Zonja Osmani duhet të kryesoi delegacionin Kosovar për bisedime në Bruksel,Pasi KM Albin Kurti është konfliktuar keqas me SHBA+BE+EDI RAMËN,tashmë si kryesues i KS OKB,Pasi KM A.Kurti nuk e priti KM E.Rama në Prishtinë, duke u konfliktuar me të gjithë Perëndimin si NON GRATA në Tiranë.
-Deklarata e E.Ramës se Mitrovica ka ngelur si ania në det pa timonier..dhe KFOR të mbroi kufirin e Kosovës dhe pas KFOR të jet FSK është shumë e drejtë,derisa Beogradi dhe 5 Shtetet e tjera të BE të njofin Kosovën si SHTET TË PAVARUR.
-NE Shqipëtarët pa kompetenca jemi në anën e Kosovës,por drejtuesit e saj të mbledhin mëndjen duke zbatuar direktivat kryesisht të SHBA që kan qën përjetsisht në mbrojtje të Shqipërisë e Kosovës.
-Ndërsa MILITANTËT anonim në të 2 anët e kufirit të përgatisin “SHPATAT” për një luftë të mundshme sesa të shkruajnë budallallëqe në Fb duke u kacafytur me njëri-Atrin në mbrojtje të politikanëve që nuk i dalin zot vëndit të tyre.
-FLM Z.JONUS,DITA.
Për çfarë plani të një Lufte Ballkanike flet zoti Bugajski? Po ta analizojmë pak më thjeshtë na rezulton që ky konstatim i tij nuk qëndron askund.
1) Shtetet Ballkanike janë :
Slovenia/Kroacia/BiH/Montenegro/Serbia/Shqiperia/Kosova/Maqedonia/Greqia/Bülgaria/Türqia(pjesa kontinentale evropiane) dhe Romania si shtet që historikisht ka ndarë të njëjtën histori me kto shtete.
Po të vërejmë kto 12 shtete, 9 prej tyre janë anëtarë të NATO me të drejta të plota. Atëherë kundër kujt do të nxisë Lüfte Ballkanike shteti i Serbisë? Kundër NATO-s? RKS nga ana tjetër është ende protektorat i Perëndimit kështu që edhe ky opsion është shumë i rrezikshëm për vetë SRB. Mbetet jashtë NATO dhe influencës së saj vetëm BiH, por kjo nuk përbën kurrsesi një faktor determinant për të nxitur një luftë ballkanike!
2) Historia është e bukur sepse ajo është ciklike, ciklet e saja përsëriten dhe bekuar qoftë ai që e mëson dhe e di atë!
E përkthyer me popullorshe do të thotë :
– Të 2 luftrat botërore kanë shpërthyer si rezultat i dëshirës expansioniste që Fuqitë e Mëdha Evropiane apo Perandoritë e kohës dhe Aleancat e tyre, kanë pasur në dëm të shteteve të tjera.
Kështu ka ndodhur kur protagonistë të tyre kanë qenë Perandoria Osmane, Perandoria Serbo-Kroate-Slovene, Perandoria Austro – Hungareze, Perandoria Ruse, Perandoria Gjermanisë, Britanisë, Italisë, Francës etj etj plot.
Nga kjo pikëpamje, sot mund të thuhet pa droje që kushtet aktuale nuk ngjasojnë me kushtet dhe rrethanat e dy luftërave precedente, jo sepse mungon dëshira expansioniste e shteteve single, por thjesht që Bota sot është ndarë në 2 Blloqe të Mëdha dhe të konsoliduara pra Bota Demokratike që përfshin gjithë Perëndimin dhe përfaqësohet dhe mbrohet nga NATO në bllok, dhe Bota Autokratike që përfshin Rusi +Kinë dhe satelitë të tyre por që nuk kanë të konsoliduar një Aleancë Militäre midis tyre por thjesht mbrohen individualisht.
Atëherë shtrohet pyetja :
– Ku e gjen veten Serbia në këtë realitet? Ku bën pjesë ajo? Në këtë balance forcash nga anon ajo?
Pergjigja është e thjeshtë dhe infantile : Askund!
Ajo nuk bën pjesë askund, ajo nuk ka mbas vetes (përkrahje) asnjë nga kto dy blloqe bipolare që sot per sot përpiqen të mbizotërojnë!
Rusia, që ka qenë aleati tradicional i saj është shumë e zënë me “hallet” e saja dhe akoma nuk e di sesi do ti vejë halli, plus që ka gjysmën e Botës kundër dhe ndodhet nën sanksione të rrepta që deri më sot asnjë shtet tjetër në glob nuk i ka provuar, ndërsa Kina është shumë larg Serbisë dhe është shtet oportunist pra reagon/përzihet vetëm kur ka interesa ekonomike por jo interesa ideologjike apo miqësore.
Në Beograd këtë situatë besoj që e dinë shumë mirë dhe 2 llogari të thjeshta me laps dinë ti bëjnë.
3) Marrim si të mirëqenë edhe opsionin që thotë zoti Bugajski – Serbia nxit dhe nis një Lüfte të Re Ballkanike?!
Në këtë pikë, mund të pohojmë me saktësi matematike që në Ballkan ka një frymë/sentiment anti Serbi me përmasa të mëdha, një kundërshti që buron nga konfliktet e kaluara dhe padrejtësitë dhe krimet që ajo ka kryer në dëm të popujve ballkanikë, por sidomos nga urrejtja patologjike kundër saj që neve shqiptarët apo kroatët kemi kundrejt Serbisë. Pikërisht kjo ndjenjë anti – serbe që qarkullon me doza të larta në mbarë Ballkanin, do të transformohej e shumëfishuar në një Revansh Historik të Pandalshëm kësaj radhe.
Serbia do të gjendej e vetme dhe e shtypur midis shumë zjarreve saqë as i Madhi Zot nuk do ta shpëtonte edhe pse ushtarakisht është vendi më i fuqishëm në Rajon.
Serbia e di fort mirë që as Rusia nuk do ti vinte në ndihmë sepse nuk do të mundej dot ta bënte, ashtu siç nuk e bëri 10-12 ditë më parë për ish aleatin e saj Armeninë në konfliktin me Azerbajxhanin.
Jo më kot sondazhet dëshmojnë që 54% e serbëve e konsiderojnë Rusinë thjesht vend mik dhe me lidhje tradicionale por jo aleat të vendosur të sakrifikojë gjithçka për ta (serbët).
Frika se Beogradi pas një aventure të tillë mund të gjendet nën sanksione të egra nga UE / USA, dhe nga komuniteti ndërkombëtar është shumë e madhe!
Historia aty është, mjafton që ta lexosh dhe ta mësosh! Mendoj që serbët dinë të lexojnë dhe të mësojnë nga ajo çfarë historia e sotme e Rusisë, Iranit, Koresë Veriore, Kubës, Venezuelës, etj etj plot – arrin të transmetojë!
Ja pra pse zoti Bugajski ngutet dhe gabon në analizën e tij!
Respektè!
sh.Ethem! Edhe ti me Zajednicat je?
Po pse keshtu te ka mesuar shoku Enver tyja,ta besh kasht e koqe Territorin e Atdheut?
Po car mut oficeri ke qene ti,qe pranon ne territorinm e Atdheut vendosjen e Bazave Territorjale te Armikut?
Ajo Presidentja Osmani nuk ka thene te bvendosen Zajednicat ne Kosove,por ka thene :Kur te plotesoje Serbia te gjitha kushtet e planit Amerikan per Marreveshjen Kosove-Serbi,Kur te njohe Serbia Kosoven,,atehere mund te kerkohen Zajednicat nga Kosova sipas planit Amerikan.
Sot per sot ka thene Osmani,,pa u vendosur Sanksione kunder Serbise per sulmin e pabese,,NUK KA BISEDIME FARE,.AS PER ZAHJEDNICA,ASPERNJEGJE FARE! JEMI MIRE PA ZAJEDNICA.
Oficer i Vertete i Forcave te Armatosura te Republikes Shqiperise,ka qene Hulusi Spahiu,Komandant i Divizionit te Kukesit,qe drejtoi grykat e OBUZAVE nga ushtria serbe ne Koshare dhe ja dha bresheri me te gjithe zjarrin e Artilerise,,
Rrofte frkacaku Fatos Nano dhe u dhjefte me mut trimi i terbuar i lugut te zi,HEROI I DEMOKRACISE,qe u nxifte perjete se sharroi per SKRAP GJITHE KRENARINE E USHTRISE SHQIPTARE,35 mije gryka Artilerie,,qe te luftonte Kombi Shqiptar me Rusin,jo me srbin!
E vetmja zgjidhje e mencur, bashkekohore dhe paqesore ne kohen e globalizimit te ekonomive, kulturave e arteve boterore per konfliktin “Vucic-Kurti” eshte organizimi nga OKB dhe OSBE-ODHIR i nje REFERENDUMI POPULLOR i banoreve te kater komunave me shumice serbe ne veriun e Kosoves dhe tri komunat me shumice shqiptare ne jugun e Serbise me temen: “Me ke shtet doni te administroheni: me Serbine apo me Kosoven?”
Ndjesë për ndërhyrjen por postimi juaj zotëri bart në vetvete shumë pasaktësi dhe teza të rrezikshme dhe pa leverdi për shqiptarizmen.
– e para fare është që ky konflikt nuk është çështje pikëpamjesh individuale midis dy liderëve “Kurti – Vučić” siç e përshkruan ti, por është një çështje kombëtare që tejkalon kto 2 figura. Qëndrimi i Serbisë nuk ka ndryshuar në kohë ndaj çështjes së Kosovës edhe kur Serbia udhëhiqej nga Zoran Dincic apo Tomislav Nikolić, etj. Per simetri politike, as qëndrimi i klasës politike drejtuese në RKS nuk ka ndryshuar në lidhje me Serbinë dhe kushtet e pa negociushme që ajo duhet të përmbushë në lidhje me Kosovën!
Më shqip : Liderët shkojnë dhe vijnë – por kauza dhe çështja politike midis ktyre dy vendeve mbetet. Pra konflikti nuk është individual – por është Kombëtar dhe gjithëpërfshirës në trevat autoktone shqiptare!
2) dhe më e rëndësishmja :
Referendumi që ti propozon, do ta dëmtonte RKS 🇽🇰 sepse është e qartë që serbët e veriut nuk do të pranonin të administroheshin nga Priština zyrtare, dhe ktë gjë e kanë dëshmuar qartë me protestat e tyre në Maj 2023. Kjo është ana praktike, sepse nga ana juridike Referendumi do të kërkonte 3/4 e votave të Kuvendit të RKS mirpo përveç listës serbe që do ta votonte Pro, (që është 1/4) nuk mendoj kurrsesi që 3/4 e mbetura pra faktori politik shqiptar të votojë Pro duke i dhënë udhë pikërisht planit famëkeq të ndarjes së RKS.
Shumica e serbëve në veri të Kosovës janë popullsi e shpërngulur nga vise të tjera të ish Jugosllavisë pra nga Kroacia apo BiH gjatë luftës së viteve ’90 dhe skane asnjë lidhje me territorin. Nuk është e drejtë që ky entitet artificial të bëhet shkak padrejtësisht për gjymtimin e RKS. Ky referendum që propozoni ju, do të ishte një dhuratë e madhe historike për Serbinë dhe një mendjelehtësi apo miopi politike e klasës drejtuese të RKS.
Lutem ta rishikoni tezën tuaj zotëri.
Pirdh o Bugace pirdh se lirohesh duke tregu perralla me Trump. Eshte administrata Biden ajo qe po kerkon te joshe Serbine duke i diktuar Kosoves nje “Republika Srpska” brenda Kosoves me emrin Asociacion. Te tjerat jane tentativa te Bugajskit per te mbuluar diellin me shoshe.
Bravo te madhe @Baba nga Durresi !
Te mesoje demo akademiku si behet nje koment serioz e dinjitoz. Respekte !
Ate them dhe une.Koment me vlere Baba Durresit,,por ti o cerr mbete tifoz PRAPA PORTE,bravo Kike,bjeri Kike!
Kur do shkruash edhe ti nje ANALIZE?
Jam shume dakort ne parim me analizen e Babes nga Durresi.
Vetem ka nje element qe nuk konsiderohet ne gjithe faktoret qe ndikojne ne Paqen ne Ballkan, te ardhmen e Kosoves dhe Shqiperise.
Ky eshte elementi shqiptar, qe ne pergjithesi po e ngaterron shume problemin e Kosoves, dhe po i jep Serbise ate rendesi qe nuk e ka, te pakten ne planin e aleancave te medha.
Elementi shqiptar po kris te gjitha strukturat e shendosha te aleances perendimore perkundrejt Lindjes, dmth Rusise dhe Serbise. Po i jep rendesi Serbise si “faktor paqeje” ne Ballkan, kur eshte teresisht e kunderta.
Dhe ky element, eshte politika antishqiptare e politikes shqiptare, qe nga Berisha dhe Rama.
Rama, me keq akoma, eshte zedhenesi i suksesshem i Serbise, nje ze qe po te ishte ngritur nga Serbia nuk do ishte vleresuar, ndersa i ngritur nga nje shtet “armik”, ose sipas konceptit te Babes nga Durresi, shtet ne konflikt Kombetar me Serbine, ky ze i Rames, tingellon ndryshe ne Perendim. Mirepritet dhe hiperbolizohet ne favor te Serbise, duke i atribuar faktorin e Paqes.
Ja pra, qe elementi shqiptar eshte elementi me i rrezikshem sot kunder Shqiperise
Mjafton komenti i nje George ketu, te kuptosh ku qendrojne shtyllat e antishqitparizmit te qeverise se sotme shqiptare.
Dhe ky element behet me i rrezikshem, po te llogarisesh popullin shqiptar, qe ka kapitulluar ose eshte bere pjese e kesaj politike antishqiptare te vete shtetit shqiptar, ose Edi Rames
Ne funksion te asaj qe thashe me siper, shikoni cfare luhet sot ne politiken vetevrasese shqiptare.
Nje Mimoza Kore ngrihet dhe na del kunder Pellazgjistesh. Te thuash kaq shume i bezdis shqiptaret origjina e lashte, ose ngulmimi per te gjetur gjurmet tona te Lashta.
Butrinti.
Nga ana tjeter vjen Greku dhe i jep urdher shtetit shqiptar te beje Censusin e Greqise.
Ketu eshte thelbi.
Sa me shume sabotojne shqiptaret shtetin e tyre, aq me e lehte behet copetimi i Shqiperise feudale pa lufte.
Pa e cenuar fare raportin e Perendimit me Lindjen
Ne fakt, kjo besoj eshte e gjithe loja serbo greke e Ramut Dule Vucicit, qe behet realitet me kete popull qe ka hequr dore nga gjithcka, qofte dhe nga ekzistenca e vet
SI U BE DEMO GOLLOGASHI OLIGARK
Demo Gollogashin e gjeti fundi i diktatures dhe demokracia e re, e brishte si nje lule magnolia futur me ngut ne pardesyne gri demokratikase te Berishes, te varfer, me kepuce te vjetra e te plasaritura, qe nuk dihej se cfare ngjyre kishin kur qene fringo. Pa breke ne bythe, kur thote populli.
Por Demo kishte nje optimizem dhe besim ne vete, nje parandjenje qe nje dite do behej shume i pasur dhe oligark i fuqishem, qe nuk dihej ngase i buronte, se ai nuk besonte as ne Zot. Madje kur nxehej ndonjehere kur qe adoleshent me gjyshen e vet qe ishte besimtare e devotshme, por qe besimin e saj e mbante te fshehte brenda mureve te dhomes se saj te gjumit, Demua kur bente ndonje prapesi dhe gjyshja perpiqej ta trembte duke i thene: – “Mos se te sheh Zoti”, Demua ia kthente gjithe nerva dhe me arrogance: -“Te ma haje mune Zoti”! Njehere, Demua zuri nje macok te Nuries, komshies, qe i hengri ca sallam qe e kishte harruar mbi tavoline. E lidhi macokun e shkrete me tel xingato pas nje shtylle betoni dhe pasi e leu te gjithin me dy litra vajguri ia vuri zjarrin me shkrepse. O nene o nene cfare mjaullimash lemerie leshonte macoku mes flakeve dhe tymit, qe bene te lotonin dhe nja dy peme qe ishin aty prane. Era e rende e macokut te djegur dukej siur e bente me trim dhe krenar Demon. Kur e mori vesh gjyshja kete mynxyre i ra te fiket, por Demua u tregua i shpejte dhe i hodhi nje kove me uje te ftohte nga pusi ne koke. Kurse Nuria, komshia e Demos qe ishte e zonja e macokut te viktimizuar, ndenji nje jave shtrire ne krevat duke vajtuar macokun dite-nate.
Po Demua ne vitet e para te demokracise tranzitive qe rritur, qe bere burre. Andej nga pranvera e vitit ’91 i shkoi ne mendje ta fillonte biznesin me..qofte ! Filloi ta vriste mendjen per mishin e qofteve ku do ta gjente, se per buke te therrmuar nuk ishte problem per t’i perzier me qoftet. Rreshqanthi iu kujtua ai macoku i gjore qe e poqi kur ishte i vogel, e erdhi ne hunde ajo era e mishit te tij. Brrrrrr trupin ia pushtuan ca te dridhura nga neveria. U perkul ne gjunje prane nje trungu peme dhe volli groshet qe kishte ngrene ne dreke. Pastaj u cua ne kembe dhe thirri ashtu si pa vetedije: -“Po mire, fundja se mos do t’i ha une qoftet, te tjeret do t’i hane! Une shes qofte, dhe me parate e tyre blej pula bio e i pjek! Mund te blej edhe qengja dhe keca e t’i pjek ne hell !” Instiktivisht nga goja i rrodhi leng kur iu kujtuan paidhaqet e qengjit. “Nuk kam per t’u bere kurre vegjetarjan, vdes per mishin e pjekur ne hell ! Fundja, kot i kemi dhembet e mprehte?! Ne pleqeri mund te behem vegjetarian, por bar nuk do ha, lakra po!”, mendoi dhe qeshi me mendimet e tij te mencura.
Biznesi i qofteve i shkoi shume mire. Muajt e pare doli me karroce dore per te shitur qoftet, pas nje viti punesoi dhe tre djem te rinj me nje karroce secili. Parate nuk dinte ku ti fshihte, i fuste tufa-tufa hem ne dyshek, hem ne jastek, e hem nen nje pllake dyshemeje ne tualet qe e beri si nje kasaforte. Gruas i jepte aq sa i nevojiteshin per nevojat familjare.
Nderkohe, andej nga viti ’95, po degjonte se njerezit po fusnin para ne ca firma qe iu jepte perqindje te madhe njerezve. E fusje qingjin e porsalindur ne firmat piramidale, dhe e merrje dele pas nje muaji. “Kjo qenka c’qenka!”, mendonte, ndersa pinte kafen shoqeruar me nje teke raki kocimare te lokali i vjehrrit, lokal i thencin se ishte nje kioske e shtrember llamarine ngjyre ndryshku.
“Une nuk do fus para ne firmat, une do bej nje gje tjeter, do hiqem si njeri i rendesishem, misterioz, si i SHIK-ut, sikur kam lidhje me te madhin fare, do hyj do dal ne firma dhe do vetequhem “KOPETENTI”, i erdhi kjo ide e gati sa nuk thirri: Eureka!!!
Se pari bleu nje kostum te erret firmato dhe disa kollare serioze. Kepucet corapet, syze te zeza, luks gjithashtu. Beri ca karta false, gjoja te rendesishme i mbante ne portofol.
Filloi te afrohej tek portat e firmave me nje pamje pompoze, ngrinte zerin, pyeste njerezit psa para kishin futur, hynte e dilte duke ruajtur nje hije misteri. Pronaret e firmave, punonjesit, arketaret e kishin shume frike Demo “Kopetentin”.
Kur filluan trazirat! Firmat dolen piramidale, filluan te binin njera pas tjetres. Demo mori nja dy cuna besnike, i porositi te merrnin ca thase bosh te medhenj, dhe shkuan tek firmat me nje benz te zi. Hynin nga dyert e pasme te zyrave te firmave, se nga perpara godines qene turrmat qe therrisnin te revoltuar “Duam paret tona!”.
“Kopetenti” me cunat i mbushen thaset plot me para, arketaret vete dhe pronaret i ndihmonin me tufa me para ne dore, duke i futur neper thase sa me shpejt. “Kopetenti” me trimat e tij, ngarkuan thaset ne makine dhe ia mbathen.
Ca kohe “Kopetenti” sa te kalonin trazirat dhe anarshia ne vend, shkuan e jetuan ne luks ne nje vend perendimor. Para kishte sa te hanin qente e macet! Pjesen me te madhe i futi ne nja dy banka serioze aty ku jetoi.
Tani eshte kthyer ne atdheun e tij te dashur, eshte oligark i madh e i fuqishem, me disa linja biznesi, edhe me ndertime e nuk quhet me vetem “Kopetenti” si dikur, por zoti Demo Gollogashi ! Po me teper i pelqen kur jeton ne Vjene, Zvicer e Dubai. U merzit pak vjet se jahti i vet luksoz iu gervisht ca nga nje varke peshkataresh te hutuar qe nuk e llogariten distancen e duhur me jahtin e Demos.
Sa cope putane qe je o Fjala me fend. Putane e mbaruar dmth, cope kurve debile. Po kurve ama
Une per vete kam nje mendim krejt kunder me kauzat “patriotike” qe mbeten perjetesisht dhe qe kane gezuar fjalen enveriste te duartrokise me ngallezim fanatik Baba-Gjyshin nga Durresi qe shkruan me alfabetin sllav si ne Kohen e Qepes te Titos, kjo kundershti e intelektualit ndaj kauzave “patriotike” te perjeteshme mund te permblidhet me dy fjale:
SHQYPTARET E LUGINES SE PRESHEVES NE REFERENDUM DO TE VOTOJNE TE MBETEN BRENDA SERBISE
Serbet e Veriut te Kosoves po dhe po nuk ka asnje dyshim, madje numuri i tyre do te shumfishohet ne nje Referendum me kontroll dhe vezhgim nderkombetar si vezhguesit e zgjedhjeve ne Shqypni, por une kam frike se edhe shume shqyptare te Mitrovices nese Referendumi do te kryhet i fshehte pa dekonspirime hashim-thaciane do te votonin te mbeteshim ne Serbi.
PSE E HEDH KETE DYSHIM ANTI-PATRIOTIK?
sepse:
Patriotizmi nacionalist eshte nje gje e mire per Liderat kur duhet te mobilizojne masat per kauza politike te pushtetit te tyre elektoral, por frigoriferi i mbushur me ushqime eshte ai qe flet i fundit ne kutite e votimit. Pasaporta serbe u jep mundesi shqyptareve kudo qe jane te shkojne te mjekohen me cilesi ne spitalet publike te Beogradit, te kene energji te lire pa nderprerje, drita, uje dhe ushqime cilesore, te kene pensione dhe siguracione nga shteti i fuqishem ekonomikisht serb, te integrohen ne tregun serb te punes mbase jo si te barabarte, por shume me mire se ne Kosove n qe nuk prodhon kurgje (te gjitha ushqimet qe mbushin raftet ne supermarkate jane plehra nga Turqia) dhe akoma me mire se Shqypnine e korruptuar, te droguar dhe kriminalizuar deri ne palce dhe po te shtojme ketu se pasaporta serbe u hap driten jeshile per ne Bote pa kurfare diskriminimi, atehere Referendumi do te ishte nje dhurate e madhe per Serbine dhe nje thike ne kurrizin e Kosoves dhe Albin Kurti e di fare mire kete te vertete dhe prandaj po luan KRRICIN kokedru me nderkombetaret,
sepse:
Kjo do te thote njesoj sikur shqyptaret ne Shqypni te benin Referendum me pyetjen se ku duan te jetojne:
NE ANGLINE E MBRETIT CHARLES APO NR SHQYPNINE E MBRETIT EDVIN?
apo:
Kjo do te thote sikur himariotet e Belerit ne Shqypni te benin Referendum me pyetjen se me ke jane:
ME MONARKO-FASHISTET GREKE QE I LEDHATON ME PENSIONE APO ME RILINDJEN ENVERISTE QE PO I GRABIT PRONAT?
Pergjigja eshte e qarte dhe nuk do kallauz
Mos je Tironci ti ere laco?
Po une nuk te thashe te shkruash romane!
Ti po qe Tironci,,ti kur t`vi me dhi cohesh!
Do të doja të shtoja edhe diçka tjetër që mund të ishte si zgjidhje e pranueshme për momentin e vështirë që po kalon Republika e Kosovës.
– Meqenëse anëtarësimi i RKS në NATO për momentin është paksa i vështirë për shkak të mosnjohjes së saj nga GR/ESP/RO/SK/ (Qipro-nuk bën pjesë në NATO) do të ishte me interes të përbashkët për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, që Republika e Kosovës të gëzonte statusin e veçantë të Partneritetit dhe Kooperimit për Bashkëpunimin dhe Sigurisë të NATO-s, ashtu siç e gëzojnë ktë status 4 shtetet e UE të mbetura jashtë Aleancës : Austria / Irlanda /Malta dhe Qipro.
– Austria e ka të deklaruar në Kushtetuten e Saj neutralitetin qysh me 26 Tetor 1955 por gëzon statusin e Partneritetit me NATO.
– Irlanda dhe Qipro janë dy ishuj të ndarë në dysh (Irlanda e Veriut dhe Qipro e Veriut) por edhe këto dy shtete janë pjesë e Programit të Partneritetit me NATO dhe jo më kot kryejnë shpeshherë operacione militare stërvitore të përbashkëta në rajonet ku bëjnë pjesë.
Biles Qipro, ka në territorin e saj 2 baza të mëdha britanike!
Mendoj që edhe Kosova ka kushte të ngjashme dhe i plotëson kriteret e Programit të Partneritetit me NATO.
Jo më kot Presidentja Vjosa Osmani edhe në bisedimet shumëpalëshe që pati me përfaqësues të lartë evropiane dhe NATO para pak ditësh, kërkoi “anëtarësim të RKS në NATO” pra kërkoi maximumin por fatkeqësisht momentalisht kjo nuk është e mundur.
KOSOVES NUK I DUHEN NATO DHE USHTRI POR INVESTIME DHE BIZNES
NATO eshte prezent prej kohe ne Kosove me institucionet e saj militare qe diten e pare te Shtetit te Kosoves, NATO bombardoi Beogradin qe te dorrezohej dhe ja arriti qellimit, tani ka ardhur koha qe Kosova te ndertoje Shtet te fuqishem ekonomikisht, krahasimet me Austrine, Malten apo Qipron greke ku lakmojne te shkojne te gjithe emigrantet kokpalare te Botes jane fare pa vend,
KOSOVES NUK I DUHET LUFTE POR EKONOMI, BIZNES DHE INVESTIME
Pa ekonomi kombetare Kosova me te vertet do te behet “Toka e Askujt” sic e cilesoi Edi Rama dhe per kete ardye duhet te luftoje me mish dhe shpirt duke shtrenguar dhembet qe mos ta leshoje Veriun e Begate me shume burime hidrike dhe minerale me rezerva te papara ne Bote dhe kete po ben Albin Kurti me shume mjeshteri pushtetari intelektual po qe per fat te krq e kane braktisur te gjithe edhe ne Kosove edhe ne MV te Ali Ahmetit edhe ne Mal te Zi por edhe ne Shqypni
E para, analisti amerikan mund të quhej Jonus po të ishte nga Çorrushi, e dyta, vëllau serb i shokut Edi nuk quhet Viç iç. E treta, më pëlqen fjalia etalon e shokut Ethem, “….. Kurti është konfliktuar keqas me SHBA+BE + EDI RAMËN. Duhet të kesh llogjikën e një strategu të mpreht dhe të mënçur si kapteri Ethem që të guxosh të barazosh gjithëatë SHBA, gjithëatë BE me një njeri, kusarin Edi Rama që u bë kryeministër vetëm për të vjedhur shqipëtarët dhe Shqipërin.
Pastaj Teme, Eskobar, Varhell që, para tre vjetësh, erdhën për të shpëtuar dobiçin sërbo rus Open Ballkan mbas thirrjes së horrit diplomat Edi Rama se……” po i prishej qumshti i freskët i blegtorëve shqipëtar duke pritur 26 miljon orë në dogana për tu eksportuar në Serbi, shpëtoni Open Ballkan që të mos prishet qumshti moreeeee…..” kur,o Teme, asnjë pikë qumshti nuk eksportohej nga Shqipëria në Serbi dhe mender diplomatët, mbasi u relaksuan në një resort në Elbasan ku Edi Rama para një jave kishte pritur me gjithë nderet Mc Gonigalin e FBI, u gdhin të nesërmen dhe deklaruan pa pikë turpi që “për të shpëtuar qumshtin e lopëve të Edi Ramës të mos prishej, duhet të shpëtojmë Open Ballkan” duke mbështetur vendime të rëndsishme diplomatike mbi gënjeshtrat primitive të horrave si Edi Rama dhe
i nderuar Teme, të karikuar mirë e mirë nga Edi Rama sikurse karikoj dhe McGonigalin e FBI, të dy mender diplomatët vrapuan në selin e BE, dhe NATO, duke kaluar mbi armatën serbe rreshtuar me motorrat e tankeve ndezur gati për të sulmuar që të mbronin serbët e veriut të Kosovës ” nga plumbat vdekjeprurëse të targave reciproke të Albin Kurtit që po bën raprezalje mbi ta”.
Mbas raportimit të Eskobar dhe Varhell, Borel i BE dhe Soltenberg i NATO ju hodhën në fyt talibanit, komunistit, destabilizuesit, kokëfortit…..Albin Kurti që “destabilizoj” veriun e Kosovës me raprezaljet e plumbave vrasëse të targave reciproke dhe Kosova u sanksionua politikisht , ekonomikisht dhe ushtarakisht njëlloj si Rusia që sulmoj Ukrainën.
Nashi, kapter Temja dhe të tjerë si ti, fjalia e cituar nga komenti yt duhet të ishte e saktë llogjikisht kështu.
“Kurti është konfliktuar keqas me ESKOBAR+VARHELL+EDI RAMA” sepse Eskobar dhe Varhell janë njerëz dhe mund të kenë vënd tu shkruhet emri pran Edi Ramës dhe jo SHBA dhe BE dhe në fakt Eskobar, Varhell , Lajçak, Grenelë……. që bredhin Ballkanit dhe priten me nderime nga Rama dhe Vuçiç, o Teme,
janë edhe ata McGonigal të diplomacis njëlloj si McGonigali i FBI dhe tani, me tentativën e dështuar për kryengritje të armatosur në veriun e Kosovës, u kan rën puplat shumëngjyrshe të diplomatëve dhe janë kthyer si gjelastrakë të rjepur bashkë me Edi Ramën dhe Vuçiçn që guxojnë prapsi të këndojnë duke u gufosur mbi kapulin e plehut të poshtërsive dhe komploteve që u kanë bër së bashku Kosovës, pa nxjer fare mësim, madje duke koordinuar me diplomacinë ruse që edhe ajo, në sinkron me këta, po lufton për të krijuar asociacionin e Donbasit serb në Kosovë, para se të vihet në lëvizje armata serbe, si armata ruse në Ukrainë, për të gllabëruar me metodat provuar në Sebrenicë, të gjithë Kosovën, si pjesë integrale e republikës serbe, me vendimet kushtetuese të epokës së lavdishme të kasapit, kanibalit shqipëtar ngrënës Millosheviç.
Mbaje mënt o Teme , Eskobarë, Varhellë, Grenel, Borelë…. e kompani, po vazhduan të mbështesin, për interesat e tyre egoiste të dyshimta ekonomike, horrat që sundojnë parapopujt e Ballkanit, Ramët dhe Vuçiçët, ata do të kenë fatin e McGonigalit të FBI dhe s’do të arrijnë të konsumojnë e shijojnë nderet e Edi Ramës dhe vëllaut Vuçiç, as të krijojnë biznese me ta kur të dalin në pension duke grabitur së bashku edhe me Deripaskët e Putinit pasuritë e veriut të Kosovës dhe gjetkë në Ballkan.
Ka mundesi qe Temja ka ndonje lope pjellore qe i ben shume qumesht, dhe ja shet Rama ne Serbi
Te tjerat nuk i kupton Temja o !?
INTELEKTUALI – Unë ju lexoj shpesh nëpër komente edhe pse personalisht futem rrallë të komentoj dhe shumë herë bie dakord me çfarë shkruan dhe disa herë të tjera bie pjesërisht dakord dhe rrallë herë nuk jam dakord aspak.
Mbi ktë opinion po polemizoj me bon-sense me ju:
– Zgjidhja që ti propozon pak më lart është zgjidhje afatgjatë dhe e përhershme, është më e mira dhe biles unë e them gjithmonë – Nëse Republika e Kosovës arrin të ketë një standart jetese më të lartë sesa Serbia, problemi i Veriut të saj do të zgjidhej akoma më lehtë sepse do të ishin vetë pakicat serbe në atë zonë që do të preferonin të jetonin në një shtet më të mirë dhe të drejtë sesa Serbia e tyre.
Fatkeqësisht nuk e kemi ktë situatë, për 1001 arsye objektive dhe subjektive.
Shembull marr shtetet si Slovenia dhe Kroacia të cilat dolën të dëmtuara nga lufta në ex-Yu, por në harkun e 15-20 viteve bënë një progres shumë të MADH dhe sot janë shtete të konsoliduara dhe pjesë të UE. Faktorët janë të shumtë por po përmend vetëm më kryesorin që është përkrahja e madhe e ktyre dy shteteve nga shtetet evropiane.
Edhe vetë Serbia ka bërë hapa shumë përpara në fushën ekonomike pas luftës. Po Republika e Kosovës?
Kam përshtypjen që ka mbetur më mbrapa me fqinjët. Asaj fillimisht nuk i ka munguar përkrahja nga UE dhe Usa por nga viti në vit ka ardhur duke u zbehur. Shkaqet nuk po i përmend të gjitha por po them vetëm njërin prej tyre : Ndërtimi i një shteti të ri dhe funksional i cili është proces i vështirë, i gjatë dhe komplex dhe që i ka marrë Shtetit të Kosovës shumë kohë dhe energji. Të tjerët e rindërtuan shtetin sepse e kishin, ndërsa RKS jo, por e filloi nga “tulla dhe llaçi i parë” pra nuk ishte me start të barabartë me ta.
E keqja e madhe ishte dhe mbetet njëkohësisht kërcënimi i egsistences së saj dhe pikërisht kjo sjell si prioritet fillimisht garantimin dhe ruajtjen e egsistences dhe më pas konsolidimin ekonomik.
Askush nga kapitalet e Huaja nuk do të hidhte para apo investime në një terren të panjohur dhe pa stabilitet, në një vend ku rrezikohet të plasë lufta nga një ditë në tjetrën.
Mendoj kështu sepse vetë RKS e ka të vështirë të rimëkëmbet pa investimet e fuqishme të të huajve.
Pikërisht këtu ndahen rrugët tona, sepse unë vendos si prioritet sigurinë dhe më pas zhvillimin ekonomik që do t’i shërbejë edhe më shumë edhe sigurisë kombëtare të RKS, ndërsa ju mik i dashur propozoni si zgjidhje të vetme dhe imediate Zhvillimin Ekonomik.
Në qoftë se diplomacia e SHBA dhe BE në Ballkan do të lihet në dorën e Mc Gonigalëve të rekrutuar nga Rama dhe Vuçiç dhe në duart e Çambërlenëve të rinjë që drejtojnë tashma politikën perëndimore, që mblidhen në takime si ajo e Granadës, për tu argëtuar, çmallur, përqafuar, puthur dhe të qeshur me qyfyret bajate të karagjozit ton Rama, pa sjell ndonjë produkt real për zgjidhjen e problemeve që shqetsojnë Europën, Ballkanin, globin,
fuçia e barutit serb e mbushur plot e përplot me barut rus , francez, kinez …….dhe me nacionalizmin gjakatar, agresiv, aventuresk të llojit të kasapit Milosheviç, do të shpërthej dhe pasojat do të jenë fatale jo vetëm për shqipëtarët, jo vetëm për Ballkanin por
përvoja e nacionalizmit agresiv serb e fillimit të luftës së parë botërore është shumë e hidhur kur nacionalizmi serb ingranohet me interesat e fuqive të mëdha, sikurse ingranohet Serbia me Rusinë e të çmëndurit Putin, NeoHitlerit që do të krijoj Rajhun të tretë rus, duke kërcënuar njerzimin me zhdukjen totale në një luftë të tretë dhe të fundit botërore po ta pengojnë në planet e tij makabre,
luftë që do ta kthej planetin Tokë të kuq si planeti Mars, duke zhdukur, si pasoj e të marrëve si Putin dhe vëllezërve të tij, po të marrosur, si Vuçiç e vëllau Rama, tunxe Xi i Kinës, Kimi i Kores së veriut, ……..
atë që natyra krijoj me ligjet e saj, me shumë mundime , për miljona e miljona vite, mrekullin e jetës së gjallë dhe njerzimin si arritje sipërore e natyrës në planetin Tokë, në këtë pikël të vogël të privilegjuar të universit të pafundëm.
OKB duhet të krijoj një komision mjeksor me psikiatër, sociologë,juristë….. që duhet të hetoj dhe të paralajmëroj njerzimin për sundimtarë që, sikurse mund të ndoth për njerzit, mund të preken nga sëmundje psiqike, si Putini i Rusisë, që me papërgjegjshmërin e tyre, duke patur në dorë armët e sofistikuara të shkatrrimit në masë, mund të shpjen vërtet njerzimin në zhdukjen totale. Mendoj që deklaratat, veprimet dhe vendimet e Putinit tregojnë qart që ai nuk është normal dhe është i sëmur psiqik dhe njerzimi nuk duhet të bëj sehir kur deklarohet me mburrje se për sa sekonda do të zhduket Britania, përsa sekonda Europa apo SHBA me armët e lavdishme të Vermahtit të çmëndur rus.
Trump eshte lider dhe e gjitha Bota be ka inat se eshte shume I zgjuar let te qene politikan
I nderuar Baba nga Durrësi, që me analizën tënde nuk parashikon luftra, por,gjithë ai armatim kapur vetëm në një manstir serb në Kosovë në duart e Kobrave të trupave speciale serbe përse do të përdorej, apo do të mbahej kot si relike në manastir? Mos vall depërtimi i trupave speciale Kobra të armatës serbe në teritorin e Kosovës që
– të maskuar si protestues , me profesionalizmin e trupave speciale, përleshen në mënyrë agresive duke rrezikuar seriozisht jetët e ushtarakëve të KFOR;
-që në një operacion të mirë menduar luftarak, nuk rrëmbejnë siç komentohet, por kapin rob tre ushtarakë
të Kosovës,
– që të armatosur deri në dhëmb, madje me autoblinda dhe në një numër të tillë që nuk përbëjnë një grup të vogë terrorist të një revolte spontane, por një detashment me detyra luftarake për të kapur pika strategjike brënda veriut të Kosovës dhe që krijojnë një vijë të mirfillt frontale rreth manastirit duke duke u përleshur jo si atentator terroristë por si njësi ushtarake e organizuar, me policinë e Kosovës, me qëllim që të ndezin shkëndijën e një kryengritje të armatosur,
-rreshtimi jo i rastësishëm në kufi të Kosovës tre ditë para shpartallimit të trupave speciale serbe të armatës serbe në kufirin Kosovar, armatë e armatosur deri në dhëmbë me armë moderrne ruse, kineze , franceze, madje edhe amerikane jo për të luajtur por për tu përdorur me përvojën e Sebrenicës nga Millosheviçi junior, Vuçiçi dhe arkanët e tij që akoma mbajnë me krenari uniformat e përgjakura gjatë heroizmave kanibaleske për Serbin e madhe,
_ ekzistenca në qarqet diplomatike të SHBA dhe BE të McGonigalëve të rekrutuar nga Vuçiç dhe vëllau Rama dhe ekzistenca e Çambërlenëve të rinjë në qarqet qeverisëse të BE që mblidhen në konferenca paqeje për të bër gallat, për tu puthur e përqafuar dhe për tu gajasur me barcoletat e karagjozit ton, kusarit të nderuar Rama,
-kur neo Hitleri i sotëm, i sëmuri psiqik Putin deklaron një rend të ri botëror, mbasi ka sulmuar për të pushtuar Ukrainën dhe kërcënon që Britanin e zhduk për 20 sekonda, Europën për nja 40 sekonda, SHBA për 50 sekonda me armët e perfeksionuara të llahtarshme njerzimvrasëse të Vermahtit të pamposhtur rus që e ka miniVermahtin serb si detashment pararoj për ta përdorur në zemër të Europës,
si mundet ti Baba ynë na Durrësi të predikosh me këshillat e tua atërore që të flihet gjum se Serbia nuk guxon të sulmoj dhe pushtoj Kosovën?
Lexoje edhe një herë Bugajskin, dhe mos bjer në nivelin e strategut usharak, oficerit madhor, kapter Ethemit që e quan Bugajskin si Jonus na Çorrushi dhe vëllaun Vuçiçi të kusarit kombçfarosës Edi Rama, Viçiç dhe i duket Edi Rama si një shtet, njëlloj si SHBA dhe BE që konfliktohen me Albin Kurtin duke mar si SHBA Eskobarin dhe BE Varhellin, Mc Gonigalë besnikë rekrutuar nga Vuçiç dhe Rama në radhët e diplomacis perëndimore për të krijuar Serbin e tretë të pavarur në veri të Kosovës, natyrisht duke bashkpunuar fuqishëm me rusët që kan të njëjtin qëllim.
Me repekt ndaj Babajt na Durrsi.
Nje propozim nga Nashvilli i Tennessise per “Babain nga Durresi”: Lere trurin shqiptar ne Muzeun Antik te Durresit dhe merr mundimin te shkosh ca dite si studiues ne kater komunat serbe ne veri te Kosoves, ku do te njihesh me dokumente e tyre te pronesise se tokave, pyjeve, ujrave, shtepive, bizneseve etj. si dhe historite e tyre prej 45 brezash ne pronat e tyre. Kete propozim qe te bej une ty, beja ti nje serbi atje dhe shkoni se bashku ne Presheve, Bujanoc dhe Medvegje dhe do te bini dakord me mendimin tim per t’i pyetur se me ke shtet duan te administrohen: me Serbine apo me Kosoven, sepse sot globalizimi i ekonomive, kulturave e jetes familjare po i fashit kufijte e shteteve dhe dallimet midis etnive, racave dhe kulturave te ndryshme. Mendesite feudale te Kurtit dhe e Vicicit do t’i coje Serbine dhe Kosoven ne konfliktet e Rusise me Ukrainen, Azeerbaixhanit me Armenine apo Izraelit me Palestinen.
Baba nga Durresi,
Hiqe “ü” gjermane dhe vendos “u” shqipe se me duket sikur komenton Bismarku i Prusise dhe jo Gjyshi i Shqypnise me origjine nga Durresi, njashktu si hoqe alfabetin serbo-kroat nga komentet tuaja qe ishin ne nje linje me intelektualin qe hodhi tezen se Referendumi i Bugajskit do te ishte dhurate per Serbine dhe thike pas shpine per Kosoven sepse votat e miletit i komandon frigoriferi dhe jo patriotizmi fanatik nacionalist dhe ne kete kendveshtrim intelektuali shkruajti:
KOSOVES NUK I DUHET LUFTE, POR EKONOMI
sepse:
intelektuali ka bredhur me kameren e tij Kosoven, Maqedonin e Veriut, Bosnjen, Kroacine, Rusine, Polonine, Cekosllovakine, Sllovenine dhe ne fund edhe Serbine, kur xhironte filmat dokumentare “Divorc alla shqyptarce” dhe “E kujt eshte kjo kenge?” dhe “Ishulli i kanibaleve” dhe u bind ne teren se “patriotizmi” nacionalist i kishte lene vendin frigoriferit qe krijoi bindjen te intelektuali, se shqyptaret e Lugines se Presheves ne nje Referendum te fshehte nuk do te votonin te shkeputeshin nga Serbia dhe kam dyshim qe kete do ta benin edhe popullsia multietnike e Veriut te Kosoves pa dallim feje dhe ne dallim nga Bosnja qe lufta jugosllave e la me keq se Kosoven, por qe ka gjetur mekanizmin ekonomik per te bere perpara, kur u riktheva ne Mostar nuk u besova syve, ne dyqanet ne te dy anet e lumit te ketij qyteti ekzotik me Uren e Vjeter zbulova dhjetra lloje djathrash dhe gjalpi bio, prodhim vendi, ndersa ne Prizren per fat te keq nuk pashe asgje kosovare, vetem plehra turke me qese plastike qe mbushnin raftet e dyqaneve rrotull Drinit te Bardhe qe e ndan medysh qytetin e lashte historik shqyptar te Lidhjes se Prizrenit dhe si per te kundershtuar tezen juaj per stabilitet:
KUSH JA KA PRISHUR STABILITETIN SHQYPNISE QE KA MBETUR NE VEND NUMERO NGA ZHVILLIMI EKONOMIK GDP QE NGA KOHA E ENVERIT ME TOLLONA DHE BUNKERE?
A e di se kush eshte sot vendi me i pasur ne Bote? Nuk eshte SHBA e stabilizuar dhe e qetesuar matane oqeanit, nuk eshte Gjermania e shkaterruar ne themele nga Ushtria e Kuqe e Stalinit dhe e zhvilluar me pas sa po i jepte para luftes ne Ukraine ndihma bamiresie Putinit te Rusise, nuk eshte as Kina Komuniste e ballancuar e Maos qe ka mare zjarr si pushka e jevgut ne prodhimin global boteror, por ky shtet eshte Irlanda qe ja ka kaluar kete vit Luksemburgut per nga GDP per fryme nga drejtimi intelektual i shtetit te pasur me burime natyrore dhe pikerisht kete ka kuptuar Albin Kurti dhe po lufton per Veriun e begate te Kosoves me Bajlozin e Zi.
Komenti i fundit intelektualit merr noten maksimale.
Georgi nga Tenesi e kupton globalizimin si lende teorike ne shkollat e biznesit ne Amerike. Jo mor globalist, globalizim per Serbine do te thote te therresh shqiptare dhe tju marresh tokat.
Sa per ato tapite 45 breza, nuk besoj.
Ajo qe thote demo per Trockin eshte e verteta e tapive serbe.
Merr mundimin dhe lexoje
Larva ethem eshte nje zvaranik q ee ka borderone tek rilindja, nje plehre e felliqur
Pyesni Kim Mehmetin mysliman! Cfare injorance dhe fe luftenxites! Kisha Serbe eshte kunder Shqiptareve myslimane! Pra keta Kosovaret nuk jane Shqiptare jane myslimane islamike te pa zhilluar,mesjetare primitive! Nese doni qe Shqiperia dhe Rama te mbroje veprimet e Albinit duhet te konsultohen me pare me Shqiperine dhe Ramen! Rama nuk eshte i pavarur eshte pjese e NATOs! Kosovaret jane shume te prapambetur!