Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Në vitin e dytë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, uniteti i Europës do të vihet seriozisht në provë.
Gjatë muajve në vijim, konflikti do të arrijë në një fazë vendimtare me ofensiva përfshirëse nga ana e të dy protagonistëve. Teksa forcat ruse do të përpiqen të marrin nën kontroll të gjithë rajonin e Donbasit, ushtria e Ukrainës planifikon dëbimin e pushtuesit dhe krijimin e terrenit (të përshtatshëm) për të rimarrë Krimenë.
Pavarësisht shfaqjeve në mbështetje të Ukrainës dhe ofrimit të ndihmës ushtarake, për sa i përket strategjisë së saj afatgjatë ndaj Rusisë, Europa mbetet e ndarë. Pa udhërrëfimin e vendosur të SHBA-së, BE-ja e papërgatitur dhe NATO-ja e dobësuar, tashmë, do t’i ishin nënshtruar presionit të Moskës.
Gjatë vitit të parë të luftës, shtetet europiane kanë pasur tre qasje të ndryshme: sulmin, mbrojtjen ose nënshtrimin.
Vendet që e kanë përjetuar imperializmin rus në mënyrë të drejtpërdrejt në një moment të historisë moderne, që nga fillimi i luftës, kanë nxitur politika sulmuese. Polonia, Estonia, Letonia, Lituania, Çekia, Sllovakia, Rumania dhe Finlanda e kanë furnizuar Ukrainën me rezerva të mëdha pajisjesh ushtarake, kanë kërkuar armë më efektive nga aleatët e tyre perëndimorë, janë përpjekur për sanksione të ashpra ekonomike ndaj Moskës dhe kanë bërë fushatë për të përjashtuar Rusinë nga organizatat ndërkombëtare.
Shpesh, këta shtete kanë pasur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, shumicës së vendeve skandinave dhe të disa prej anëtarëve të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Pozicioni i këtyre shteteve, të vendosura në vijën e parë, bazohet në realitetin e frikshëm të ambicieve të Kremlinit dhe në bindjen se vetëm një humbje e mirëfilltë e ushtrisë ruse dhe dëbimi i saj nga i gjithë territori ukrainas mund t’i japë siguri të qëndrueshme vendit. Gjithashtu, ata kërkojnë që sanksionet gjithëpërfshirëse ndaj Moskës të vijojnë derisa shkatërrimi i Ukrainës të dëmshpërblehet si dhe derisa të krijohet një gjykatë për krime lufte ndaj udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Rusisë.
Ata besojnë se çdo kompromis me Kremlinin do të shkelte parimet e sovranitetit shtetëror dhe do të inkurajonte vendet e tjera, si Kina, që të ndërmarrin sulme ndaj fqinjëve të tyre më pak të fuqishëm.
Në kundërshtim të plotë me ta është një grup tjetër shtetesh europiane, të cilët kanë një qasje mjaft mbrojtëse ndaj Rusisë dhe kërkojnë rivendosjen e shumicës së marrëveshjeve të paraluftës me Rusinë. Nën udhëheqjen e Gjermanisë, Francës e Italisë, në këtë grup bëjnë pjesë edhe disa vende më të vogla të Europës perëndimore dhe jugore, të cilët kanë furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake pa dëshirë.
Argumentet e tyre janë se një fitore e plotë ushtarake mbi Rusinë është e pamundur dhe se një zgjidhje e negociuar është zgjidhja e vetme, edhe nëqoftëse kjo do të thotë se Ukraina duhet të dorëzojë një pjesë të territorit të saj.
Mbrojtësit e rivendosjes të një status quo me Moskën, përfshirë Berlinin dhe Parisin, gjithashtu kërkojnë rivendosjen e marrëdhënieve të biznesit dhe tregtisë me Rusinë. Zyrtarët e këtyre vendeve janë të mendimit se lehtësimi i sanksioneve do ta inkurajojë Moskën të pranojë një marrëveshje paqeje.
Një tjetër grup shtetesh europiane mund të përkufizohen si të nënshtruar, pasi shpesh veprojnë si avokatë të qëndrimit të Kremlinit. Në krye të tyre janë Serbia dhe Hungaria, por, ndonjëherë, në mesin e tyre përfshihen dhe Austria me Bullgarinë.
Serbia e sheh Rusinë si avokaten e vet kryesore për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen e dominimit serb në Ballkanin Perëndimor. Në mesazhet e tij drejtuar Perëndimit, presidenti Aleksandar Vuçiç pretendon se Beogradi po përpiqet të çlirohet nga ndikimi i Rusisë, ndërsa, në të vërtetë, ai merr mbështetjen e Moskës për promovimin e axhendës së tij ekspansioniste.
Budapesti e percepton Moskën si një aleate në luftën e vet me Brukselin mbi hapat pas në demokraci të Hungarisë. Ndërkohë, politikanë të rëndësishëm të Austrisë dhe Bullgarisë janë të lidhur me Moskën, përmes rrjeteve financiare apo politike.
Pjesa tjetër e shteteve europiane ose janë neutrale ose mbajnë pozicione të ndryshueshme në përgjigjet e tyre ndaj luftës në Ukrainë.
Ashtu si gjatë shekullit të 20-të, Uashingtoni ka ndërmarrë rolin kryesor në përballjen me një fuqi perandorake, e cila sfidon pavarësinë e shteteve europiane. Ai ka ndërtuar konsensus në sigurimin e mbrojtjes së Ukrainës. Pa udhëheqjen diplomatike të Amerikës, aftësitë e saj ekonomike dhe dispozitat ushtarake, ndasitë në përgjigjen e Europës ndaj agresionit rus do të ishin më të thella.
Sidomos, nëse, deri në verë, nuk do të ketë ka një zgjidhje të qartë, Berlini dhe Parisi do t’i shtojnë thirrjet e tyre për një marrëveshje paqeje dhe për lëshime nga ana e Ukrainës. Dhe pa mbështetjen e SHBA-së për rivendosjen e plotë territoriale të Ukrainës si kusht kryesor për çdo marrëveshje paqeje, shtetet e vijës së parë të NATO-s do ta gjendeshin gjithnjë e më të izoluar dhe të ekspozuar ndaj presioneve të Kremlinit.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka vënë, haptazi, në dukje tre gjëra:
– SHBA-ja vijon të jetë spiranca e sigurisë transatlantike;
– uniteti i NATO-s është thelbësor në mbrojtjen e kontinentit (europian);
– dhe koncepti i “autonomisë strategjike” të Europës është një mashtrim franko-gjerman që trimëron Rusinë për zgjerim perandorak.
Teksa lufta hyn në një fazë vendimtare, viti 2023 do të jetë prova më e rëndësishme e unitetit europian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
——-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Lojna me Ameriken nuk luhen.Ju z. Bukajski e dini shume mire kete ,por vazhdo shkruaj artikuj se nuk eshte keq te kesh disa $ extra ne xhep.Bota business eshte.Nuk humbet por fiton.
Dita ,boto komentet.mjaft servilizma.nuk ndihmon shqiptaret me kete menyre.
Z.Bukajski.Pyetje :ke deshire te luftosh me shkrimet e tua per ceshtjen shqiptare ?A deshironi ju qe shqiperia dhe kosova te jene nje shtet? A deshironi ju qe kudo qe shkojme ne bote te themi me ze te plote dhe krenari:jam shqiptar.Per vehten time dhe familjen e themi me krenari :jemi shqiptare,ketu jashte shqiperise.
KURRE EUROPA SNA KA DASHT
NE KURRIZ TONE KA SHI GJITHMONE
NA KA NXJERR SI LOPE NE PAZAR
QE E MBETET HASMI JONE
SA PER VETEN E THEFTE QAFEN
KURVE KA QENE E KURVE KA MBET
MJER KUSH BESE ASAJ I ZEN
MERR NE QAFE VETEN E VET
KRYEKURVA .MBETET FRANCA
SERBIN RUSIN PROBATIN
ME USHQY KETA ZAGARE
KURBAN BERI SHQIPERINE
KURRE MA KURRE MOS I BESONI
SBEHET MIK HASMI I VJETER
DO TE BEHET ARBERIA
ZOTI THA NUK KA RRUGE TJETER
ZOTI BUGAJSKI! NUK TE KANE DALE KURRE PARASHIKIMET DHE A E DINI PERSE? DEFINITIUM ,PER PROXIMUM GENIUS ET DIFERENTIAM SPECIFICUM
Ska faj europa
Per fatin tone
E bejme si lopa
Zbrazim bidone
Fati yne varet nga ne
Perpiqu shqipetar
Qielli ka edhe re
Mendja ne rradhe te pare
Lexoni kete:
Lexoni kete artikull ne internet me kete link:
ikvi.at/?p=348457
Artikulli:
Në kohën e luftës së UÇK-së shqiptarët e Kosovës ishin 3,4 milionë kurse serbët e Serbisë ishin vetëm 2,7 milionë
Kosova ka 3.250.000 shqiptarë edhe me emigrantët ka gjithsej 4.800.000 shqiptarë
Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qellimisht vetëm 1,6 milionë dhe duket qartë që është një mashtrim i qellimshëm sepse ky numër është i njëjtë me numrin që deklaroi Serbia me Millosheviçin në regjistrimin e 1991 në Kosovë. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë. Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000. Në të vërtetë në 2011 ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë.
Edhe qeveritë e Kosovës tani pas 2011 ashtu po vazhdojnë të deklarojnë vetëm 1,6 milionë shqiptarë sa deklaroi edhe Millosheviçi në 1991. Kjo është shumë qesharake. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike. Me këtë mashtrim kërkohet të arrihet që shqiptarët të mos dinë se sa shumë që janë edhe t’i konsiderojnë shqiptarët e Kosovës numerikisht të pakët në krahasim me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Kjo është mënyra që influencon që shqiptarët e Kosovës të mos kënë iniciativë për veprime politike kombëtare shqiptare.
Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit. Lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%. Në 2002 në Kosovë banonin 2,4 milionë shqiptarë. Dihet që në kohën e pushtimit serb në të gjitha regjistrimet e popullsisë në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 e 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë.
Aktualisht në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Kosovë janë 510.000 nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.550.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanada dhe Australi. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.800.000 shqiptarë.
Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur numrin mesatar të lindjeve për grua pra fertilitetin 5,6 fëmijë në 1981, 4,4 fëmijë në 1991, 3,8 fëmijë në 2001 edhe 2,6 fëmijë në 2011. Nga 2011 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,6 fëmijë. Lindshmëria ishte 3,8 % e popullsisë në 1981, 3,2 % në 1991, 2,8 % në 2001 edhe 2,0 % në 2011. Nga 2011 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 2,0 % në vit.
Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si gënjehet me deklaratat zyrtare. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Shqiptarët përbëjnë me 3,25 milionë gjithsej 97 % të të gjithë popullsisë së Kosovës. Kurse minoritetet janë gjithsej vetëm 100 mijë. Minoritetet përbëhen nga 50 mijë serbë, 25 mijë boshnjakë edhe 25 mijë romë. Vetëm 1,5 % e të gjithë popullsisë së Kosovës janë serbët edhe jo 6 % si gënjehet me deklaratat zyrtare.
Shqiptarët në Kosovë janë 3.25 milionë edhe në Luginën e Preshevës janë 180 mijë. Shqiptarët e Kosovës edhe të Preshevës janë më shumë se sa serbët e Serbisë edhe të Vojvodinës bashkë. Kurse me emigrantët janë akoma më shumë se Kosova ka 1,55 milionë emigrantë pra gjithsej Kosova ka 4,8 milionë shqiptarë edhe Lugina e Preshevës ka 250 mijë shqiptarë me emigrantët. Pra gjithsej Kosova e Lugina kanë 5.050.000 shqiptarë kurse Serbia me Vojvodinën kanë vetëm 2.700.000 serbë me emigrantët. Pa emigrantët Serbia e Vojvodina kanë vetëm 2.300.000 serbë sepse kanë 400 mijë emigrantë serbë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiptarë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës 2,7 milionë ishin atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht 700 mijë më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Pra shqiptarët ishin 3,4 milionë kurse serbët ishin 2,7 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria serbe dhe paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
E verteta e madhe eshte:
Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët
Shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.
Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 32 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.
Kurse serbët janë gjithsej vetëm 3,7 milionë. Pra shqiptarë janë afërsisht sa 4-fishi i serbëve.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:
grekët: 6,5 milionë
(por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
serbët: 3,7 milionë
boshnjakët: 4,1 milionë
sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
malazezët: 0,25 milionë
kroatët: 2,3 milionë
sllovenët: 0,9 milionë
bullgarët: 7 milionë
Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.
Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.
Vlen shumë të theksohet që shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve pra të gjithë banorëve me shtetësi greke të Greqisë.
Shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve. Kjo është e rëndësishme për ta ditur.
Vazhdon:
Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët
Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:
spanjollët: 12 milionë
hungarezët: 11 milionë
katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
galicët në Spanjë: 1,5 milionë
baskët në Spanjë: 1 milionë
portugezët: 5 milionë
suedezët: 8,5 milionë
norvegjezët: 4,5 milionë
finlandezët: 5 milionë
danezët: 4,5 milionë
islandezët: 0,3 milionë
estonezët: 1 milion
letonezët: 1,4 milionë
lituanezët: 3 milionë
bjellorusët: 8 milionë
çekët: 10 milionë
sllovakët: 5 milionë
austriakët: 3,5 milionë
zviceranët: 3 milionë
hollandezët: 3,4 milionë
belgët: 3,5 milionë
luksemburgasit: 0,25 milionë
irlandezët: 2,5 milionë
skocezët në Britani: 5 milionë
valisët në Britani (Wales): 3 milionë
Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 25 popuj të tjerë në Europë.
Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.
Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Italia edhe Franca nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë edhe pastaj vjen Italia me 60 milionë banorë.
Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.
Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.
Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.