Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Analiza e punës së Policisë në Fier e Vlorë, Proda: Kush na cenon imazhin, do të largohet menjëherë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Analiza e punës së Policisë në Fier e Vlorë, Proda: Kush na cenon imazhin, do të largohet menjëherë
KronikeLajmi i fundit

Analiza e punës së Policisë në Fier e Vlorë, Proda: Kush na cenon imazhin, do të largohet menjëherë

Published: February 1, 2025
Shpërndaje

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale, Rendit dhe Sigurisë Publike, si dhe të Kufirit dhe Migracionit, morën pjesë në analizat vjetore të punës së strukturave policore në qarqet Vlorë dhe Fier.

Në analizat vjetore ishin të pranishëm drejtuesit e Prokurorive respektive, të Gjykatave dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Proda, në të dyja analizat e punës në Vlorë dhe Fier, vlerësoi angazhimin e strukturave policore gjatë vitit 2024 për përballimin me sukses të sezonit turistik, duke siguruar një sezon pa asnjë incident me turistët, intensifikimin e punës për parandalimin e kultivimit të kanabisit, çka solli një ulje të ndjeshme të rasteve krahasuar me vitet e mëparshme, si dhe reagimin në kohë për trajtimin e çështjeve të adresuara nga qytetarët.

- Publicitet -

Proda vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e mirë me Prokuroritë respektive dhe inkurajoi drejtuesit e rinj të strukturave policore që të forcojnë më tej këtë bashkëpunim, jo vetëm me agjencitë ligjzbatuese, por edhe me qytetarët, të cilët janë aleati më i rëndësishëm për përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Pavarësisht sfidave të shumta, viti 2025 duhet të shënojë përmirësim të treguesve të punës, me angazhimin maksimal të drejtuesve të strukturave policore dhe fokus të veçantë në parandalimin e krimeve kundër personit. Prioritet do të jetë sigurimi i informacionit për çdo person me precedent kriminal, si dhe rihapja dhe zbardhja e ngjarjeve të vjetra kriminale, të cilat shpesh janë dhe burim për ngjarje të reja.

Sigurimi i inteligjencës policore dhe hetimet proaktive janë thelbësore për goditjen e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit dhe drogave të forta, si dhe për luftën kundër krimeve ekonomike e financiare dhe trafiqeve të paligjshme.

Një tjetër çështje ku u ndal Proda ishte rëndësia e njohjes së gjuhës angleze nga punonjësit e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Policisë Kufitare në pikat e kalimit, duke e konsideruar këtë si një domosdoshmëri për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe turistëve. Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të vizitorëve të huaj dhe rolin e policisë si kontakti i parë me ta, ai ka kërkuar të merren masa për të mundësuar ndjekjen e një kursi bazë të gjuhës angleze për punonjësit e këtyre strukturave. Në këtë kuadër, Akademia e Sigurisë do të shtojë orët mësimore të gjuhës angleze për Kolegjin e Policisë dhe do të ofrojë orë suplementare për studentët e Fakultetit për Hetimin dhe Sigurinë.

Proda ka qenë i prerë në porositë për zbatimin me korrektësi dhe paanshmëri të ligjit zgjedhor nga ana e punonjësve të Policisë, të cilët duhet të jenë të distancuar nga çdo ndikim apo veprimtari me karakter politik dhe të fokusohen në përmbushjen e detyrave, duke garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë fushatës zgjedhore.

Cilido që cenon imazhin e Policisë së Shtetit do të largohet menjëherë nga radhët e saj.

Në vijim, Proda kërkoi nga strukturat e hetimit të krimit që krahas hetimit të paligjshmërive, prioritare të kenë dhe krimet zgjedhore.

Drejtuesit e Prokurorive respektive vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes Drejtorive Vendore të Policisë dhe Prokurorive dhe siguruan Drejtorin e Përgjithshëm se ky bashkëpunim do të konsolidohet më tej. Ata theksuan se rritja e cilësisë së punës hetimore dhe operacionale do të jetë prioritet në luftën kundër krimit të organizuar, krimit të rrugës dhe çdo paligjshmërie që cenon jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?