Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Andi Bushati: Prokurorët e SPAK janë minj bodrumesh, nëse nuk kapet kryebanditi, të mbyllet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Andi Bushati: Prokurorët e SPAK janë minj bodrumesh, nëse nuk kapet kryebanditi, të mbyllet
Lajmi i funditopinion

Andi Bushati: Prokurorët e SPAK janë minj bodrumesh, nëse nuk kapet kryebanditi, të mbyllet

Published: July 22, 2025
Shpërndaje

Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me SPAK dhe hetimet për politikanët e lartë. Bushati tha se SPAK duhet të mbyllet nëse nuk heton Edi Ramën, ndërsa Mërtiri deklaroi se ka vend për kritika, por SPAK ka goditur politikanë nga të dy krahët politikë, madje tha se ka goditur më shumë te qeveria.

Ergys Mërtiri: Për mua ndikon, edhe hetimi i Berishës në zgjedhje ka ndikuar, por ka ndikuar edhe hetimi i njerëzve të Ramës. Nuk mund të themi që SPAK ndikon kur heton Berishën, por nuk ndikon kur heton Veliajn. Ajo që ka provuar SPAK, është që kemi të bëjmë me dy palë hajdutë, të vjetërit dhe të rinjtë. Ky është mesazhi që ka nxjerrë publiku nga kjo. Kush ia ka fajin opozitës, që nuk reformohet dhe nuk largon ata persona që janë në hetim?

Andi Bushati: Jo nuk po flasim për opozitën, i ka të gjithë fajet opozita, por nuk po flasim për opozitën.

- Publicitet -

Ergys Mërtiri: Mos ta hetojë SPAK Berishën vetëm se është në krye të opozitës?

Andi Bushati: Në çdo studio, kur nuk ka argument thuhet “opozitë e poshtër”.

Ergys Mërtiri: Ne po themi që SPAK ka ndikuar në zgjedhje duke arrestuar. Nuk e mohoj që patjetër që hetimi që i bëhet kreut të opozitës ndikon në zgjedhje.

Andi Bushati: Shkatërroi parti me 100 e ca mijë vota. Ilir Metën, që parti personale është ajo.

Ergys Mërtiri: Unë nuk e quaj shkatërrim të opozitës që hetohet Meta.

Andi Bushati: Ikën ato vota.

Ergys Mërtiri: Të gjithë te Rama shkojnë këto? Ajo parti po vajti lideri në burg, këta pastaj shkojnë te Rama? Po ajo nuk qenka parti. Pra SPAK ka ndikuar që një klient i opozitës të ikë.

Andi Bushati: Po godite vetëm klientelistët e njërës palë, fiton ky klientelisti tjetër, kaq bën SPAK-u.

Ergys Mërtiri: Po godet më shumë klientelistët e palës në pushtet, ka futur me dhjetëra, qindra njerëz të Ramës në burg.

Andi Bushati: A e pe çfarë bëri Belinda Balluku në Fier? U dobësua pushteti? Rezultati i Fierit është korruptimi i opozitës dhe paaftësia e saj për t’u rinovuar, nuk është Belinda Balluku? Hajde hajdeeeee….. Mirë, po shkuam deri këtu…

Ergys Mërtiri: Jam dakord që mund të bësh kritika.

Andi Bushati: Unë nuk bëj kritika, se kritika është kur e respekton, unë them është mashë e Ramës, nuk e kritikoj, e denoncoj.

Ergys Mërtiri: Elementet që ti kap i merr si fakte të shitjes, ndërkohë unë po them që SPAK ka goditur të dy dhe më shumë qeverinë, por në kushtet kur qeveria dhe opozita janë të dyja të kompromentuara, fiton qeveria, sepse luhet mes dy palëve të korruptuara, pa moral dhe fiton ai që ësht ënë pushtet. SPAK nuk mundet ti lejojë vetes të mos e hetojë opozitën vetëm që ta lërë balancën nga krahu tjetër. Si do të hetohet Berisha, kur ai rri gjithë jetën në pushtet?

Andi Bushati: Kjo opozitë, e korruptuar, e parinovuar dhe me një fashist si Beleri fitoi zgjedhjet. Hyri SPAK, ia mori, bënë zgjedhje pas një viti e gjysëm dhe fitoi Rama. Këto janë zgjedhjet në Shqipëri.

Andi Bushati: Është skandal inceneratori? SPAK mund ta merrte Ramën një herë në pyetje? Gjënë më të thjeshtë.

Ergys Mërtiri: Supozojmë se SPAK ka frikë ta marrë.

Andi Bushati: Mbyllet! Mbyllet! Sepse ai është kryehajduti, po nuk kape kryebanditin, të mbyllet!

Ergys Mërtiri: Ti thua po nuk godite Ramën, je i shitur te Rama? Ç’është kjo? A ke shkallë të mesme ti nga e bardha te e zeza?

Andi Bushati: E di që jetojmë në një shoqëri që ësht tabu të mendosh se mund të merret Rama nën hetim. Për nderin e tij, thjesht ta merrte njehëre në pyetje, atë që i kërkon Albin Kurti, të mos e thërrasin në SPAK, t’i shkojnë në zyrë, ta respektojnë, por ta pyesin.

Ergys Mërtiri: Mendoj se mund të ketë edhe përshkallëzim, mund të shkojnë te Rama, por supozojmë se kanë frikë.

Andi Bushati: Janë minj bodrumesh pra.

Ergys Mërtiri: Ti thua ose je hero, ose mi bodrumesh, nuk ka asgjë midis heroit dhe frikacakut.

Andi Bushati: Bëj detyrën, ti si gazetar, po pate frikë të kritikosh Ramën, unë prap mi bodrumesh do të them, sepse njeriu kur del të bëjë një punë…

Ergys Mërtiri: Nuk është kështu, ai ka patur kurajon që shokët e Ramës, njerëzit e Ramës, projektet e Ramës, i ka çuar në burg.

Andi Bushati: Ahmetajn që i dha urdhër Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    July 22, 2025 at 12:36 pm

    Ka qytetari,ka Tradite,ka kulture Bushati.Nga Lartesia e Portes me Qemer te princave Bushatllinj gjykon edhe llustraxhiun e kamerieres se Burgajetit,,edhe malok shegertin e Familjes.Eshte pasha me 7 tuje.I ka lezet llafja.Ngadale flet,po si pleqte me Qoke.I ze vend llafja. Jo tallegjari malok,por edhe llustraxhiu bllokut,te perdridhet si te doje,ne lartesine e Bushatit nuk arrijne dot.

    Reply
  • TemO says:
    July 22, 2025 at 1:21 pm

    U kënaqëm me RRËFEJËN E 2 DEMOKRATËVE..Njëri i SALIUT 1979 & Tjetri i LuliBashës 7×7=42, tashmë i HUMBUR NË KËRKIM.!
    Nuk ka shumë nevojë të dëgjohet BUSHARLLIU -NIPI I HYSNI KAPOS,DJALI I SPIUNIT MEHDI BUSHATIT-SPIUN I SHIK & ISH FUTBOLLIST I DINAMOS TIRANËS.!
    Si ka mundësi që ftoet në TV(ylli Rakipi b..lëpirs I saliut)një SHPIFS,SPIUN,NIP KOMUNISTI.?
    Si ka mundësi që ky shpifs kërkon që SPAK të thërrasi KM E.Rama kur nuk ka asnjë FAKT KORRUPSIONI E VRASJE SIÇ KA ME BABIN E TIJ POLITIKË SALEH..PËR GËRDECIN,21 JANARIN,KL.PARTIZANI,ÇEZ-DIA,SHITJEN E DETIT,FLORIRIN E KËRRABËS,THYERJEN E EMBARGOS,FIRMAT RENTIRE,GRUSHTET E SHTETIT 1996,97,98,09,08,011..!?
    Si nuk ju shterën SHPIFJET militantëve të SALEH SLLAVO-ASFALIS-KGB.?

    Reply
  • Humba kohë! says:
    July 23, 2025 at 5:21 am

    Ka fakte, s’ka fakte, “Rama të thirret në SPAK”! – këtë deklaron Andushka mehdi Byshati, hanalist i shquar, që kolegun Mërtiri e quan “mi”! Në të vërtetë ky byshati është një mi, por jo mi i arave apo i pyllit. Ky është një mi pusetash i kanaleve septikë, ky vdes për saliMortjemadhin dhe ka mundësi shumë të mëdhaja, që një ditë ta shohim të rreshtuar në bandën “demokratike”, pranë saliKaraxhiçit. Po si ka mundësi, që SPAK duhet ta thërresë kryeministrin, ose t’i shkojë në zyrë, ka apo s’ka fakte për shkelje ligji? Ësht logjikë analisti kjo?! Sipas këtij miu, s’ka punë tjetër SPAK, por të dëgjojë “këshillat” e një ha-nalisti të tipit byshati! Kush është kundër këtij “opcioni”, na qenka mi! Mi e kaluar miut, je ti, o anduç. Lexoji ndonjëherë edhe mendimet e shprehur nga lexuesit e Gazetës TemA, se mbase të ndihmojnë, që të bëhesh nga mi – njeri!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
  • Familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane, Prokuroria e Romës nis hetimet për vrasje nga pakujdesia

Komentet e Fundit

  1. Zhani Pano on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. Shqiptar on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  3. Zhani Pano on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  4. Tiranë on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Vena Carva on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?