Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Anëtarësimet e reja në PS, Veliaj nga Njësia 2: Ftoj të rinjtë me ide t’i bashkohen familjes socialiste
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Anëtarësimet e reja në PS, Veliaj nga Njësia 2: Ftoj të rinjtë me ide t’i bashkohen familjes socialiste
Aktualitet

Anëtarësimet e reja në PS, Veliaj nga Njësia 2: Ftoj të rinjtë me ide t’i bashkohen familjes socialiste

Published: February 22, 2024
Shpërndaje

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar turin e anëtarësimeve të reja në njësinë 2, ku ftoi të gjithë të rinjtë që kanë ide të mira të bëhen pjesë e familjes socialiste. Ai tha se Partia Socialiste është si një skuadër e mirë sportive, e cila sa më shumë stërvitet dhe disiplinohet, luan në skuadër dhe prodhon ekip, aq më shpesh fiton dhe jep rezultat.

“Mund të ketë shumë njerëz që thonë: Çfarë na duhet politika? Pa politikën nuk do e bënim dot shkollën “Kosova”, se e kishte marrë rrugën të bëhej pallat dhe ndërkohë ishte kthyer në një parkim i madh, teksa pritej të dilte leja. Politika ka fuqi të ndryshojë gjërat dhe nuk ka ndryshuar vetëm realitetin për shkollën “Kosova”, por edhe për shkollën tjetër “Bashkim Fino”. Politika e nisi Piramidën, për ta kthyer në Mazoleum për diktatorin, pastaj në muzeum, pastaj në një ngrehinë të braktisur. Politika vendosi që ta kthejë në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit për gjithë Shqipërinë, në Njësinë 2. Po të ishte për inerci, Liceu mund të jetonte me lavdinë e vjetër, ndërkohë që po rrënohej përditë, s’kishin as një sallë koncertesh. Politika vendosi që nëse duam të mbajmë lart emrin e Liceut dhe të jetojmë me lavdinë e viteve të kaluara, duhet të prodhojmë lavdi dhe sukses sot. Kjo është arsyeja pse politika vendosi për të bërë Liceun, kjo është arsyeja pse politika vendsosi për të bërë Unazën e Madhe, pse politika vetëm në këtë njësi ka prodhuar realitete të transformuara si kurrë më parë”, u shpreh Veliaj.

Ai i ftoi të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen forcës më të madhe politike në vend dhe forcës vendimmarrëse për të ardhmen e vendit.

- Publicitet -

“Sot qyteti drejtohet nga Partia Socialiste, nga forca jonë; sot edhe Republika, qeveria, drejtohet nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Kjo do të thotë se anëtarësia e forcës politike që merr vendimet, të qenit aktiv në forcën që ndan mënyrën sesi ecën përpara vendi, ndan mënyrën sesi ecën përpara qeveria, bashkia, në forcën që harton ligjet në parlament, është të jesh pjesëmarrës dhe të jesh aksioner aty ku merren vendimet. Është shumë kollaj të ankohesh nga divani, është shumë kollaj të shash në rrjetet sociale, është shumë kollaj të thuash kjo s’bëhet, por pyetja është: Ke mjaftueshëm kurajë që të ulesh te tavolina ku gjërat bëhen, ku vendoset mënyra sesi shkon vendi përpara? Dhe nëse je gati, atëherë kjo është familja jote, Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh Veliaj.

Deputeti i Njësisë 2, Arben Pëllumbi tha se Partia Socialiste fiton çdo garë sepse është partia më e organizuar. “Ne fitojmë sepse njerëzit kanë besim te struktura jonë, ne fitojmë sepse shikojmë me vizion përpara. Prandaj, ky proçes që kemi nisur, jam i bindur që do të përfundojë me të gjitha rezultatet që kërkohen prej nesh”, përfundoi Pëllumbi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  2. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  3. K R on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  4. K R on Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila? Dyshime se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit ishte i qëllimshëm
  5. Ik mër legen on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?