Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Anglia na ndëshkon dy herë, nuk na mjafton “autobusi” para portës! Flet kapiteni Gjimshiti dhe Broja: “Golat erdhën nga gabimet”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Anglia na ndëshkon dy herë, nuk na mjafton “autobusi” para portës! Flet kapiteni Gjimshiti dhe Broja: “Golat erdhën nga gabimet”
Sport

Anglia na ndëshkon dy herë, nuk na mjafton “autobusi” para portës! Flet kapiteni Gjimshiti dhe Broja: “Golat erdhën nga gabimet”

Published: March 21, 2025
Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk e nis në mënyrën e duhur ndeshjen e parë të kualifikuesëve të Kupës së Botës 2026 në Grupin K.

Në “Wembley” të Londrës u mposhtëm 2-0 nga vendasit e Anglisë me golat e Lewis-Skelly dhe Harry Kane.

Kështu merr fund ecuria pozitive, pasi kujtojmë se Shqipëria kishte 23 vite, që nuk e niste me humbje fushatën e kualifikueseve të Botërorit.

- Publicitet -

Në ndeshjen e parë të Grupit K trajneri Sylvinho pa sesi kuqezinjtë vuajtën në prapavijë dhe nuk ndalën dot cilësinë që “Tre Luanët” kanë në këmbë.

Pas tre ditësh në Tiranë vjen Andorra (24 mars ora 20:45) dhe tanët kanë detyrimin për tri pikë, kjo edhe si një formë autokritike.

Kapiteni Berat Gjimshiti foli shkurtimisht për mediat pas ndeshjes duke thënë se në asnjë moment nuk u ndjen të frikësuar nga loja e vendasve.

“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikësim. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit. Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”, u shpreh Gjimshiti.

Pas humbjes 2-0 nga Anglia në Londër, foli dhe sulmuesi i Kombëtares Armando Broja.

“E dinim vështirësinë, Anglia ka shumë kualitet dhe luanim në shtëpinë e tyre. Ne kishim disa shanse për gol, e dimë vështirësinë. Ata kanë emra shumë të mirë. Ne mund të kishim shmangur golat që pësuam sepse nuk ishin aksione të rrezikshme. Ne kemi mundësi për më shumë.
Forma? Jam kthyer nga një dëmtim i gjatë dhe ka qenë e vështirë për mua në këtë vit. Sot më pëlqeu reagimi i trupit, kisha edhe mundësi për gola. Janë gjërat e vogla që duhet të shfrytëzojmë.
Më ka munguar shumë Kombëtarja, është shtëpia dhe zemra ime. Tifozët sot ishin të mrekullueshëm dhe do Zoti që të rikuperohem dhe mos kem dëmtime”, tha Broja.

Simon Simoni, Andi Hadroj dhe Etnik Brruti e ndoqën ndeshjen nga tribunat e stadiumit. Në bazë të rregullores së UEFA-s, Sylvinho do duhet të ketë të gatshëm vetëm 23 futbollistë për ndeshje, me tre emrat më sipër që janë të sakrifikuarit. Duke qenë se trajneri kishte në grumbullim 26 lojtarë, një lëvizje e tillë ishte e pashmangshme. Bie në sy se edhe ish-kapiteni i Kosovës U-21, Etnik Brruti i cili u afrua me zhurmë te kuqezinjtë mbeti jashtë.

Ndeshja u gjykua nga një trupë spanjolle me kryesor Alejandro Hernandez Hernandez.

d.t/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  2. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. 1thundrak on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?