Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Anija po mbahet 1 km larg bregut”, drejtori i rrjetit të Bazelit nga Durrësi: Jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Anija po mbahet 1 km larg bregut”, drejtori i rrjetit të Bazelit nga Durrësi: Jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike
KronikeLajmi i fundit

“Anija po mbahet 1 km larg bregut”, drejtori i rrjetit të Bazelit nga Durrësi: Jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike

Published: October 28, 2024
Shpërndaje

Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Bazelit, nga Durrësi ka dalë në një prononcim për mediat lidhur me anijen me 102 kontejnerë me mbetje toksike.

Ai deklaroi se anija po mbahet 1 km larg bregut dhe pritet që pasditen e sotme të ankorohet në port.

Puckett deklaroi se anija po mbahet 1 km larg bregut dhe pritet që pasditen e sotme të ankorohet në port, ndërsa bëri thirrje që hapja e kontejnerëve duhet të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë dhe në sy të publikut.

- Publicitet -

Ai u shpreh se është 90% i sigurt se mbetjet janë toksike dhe se e ka origjinën nga kompania e çelikut e vendosur në Elbasan, Kurum.

“Jemi këtu me rastin  arritjes së anijes me mbetej toksike me 102 kontejnerë. Presim që anija Moliva të arrijë prapa krahëve tonë dhe të ankorohet pasdite. Do të vinte sot në mëngjes në orën 8, por është kërkuar nga autoritetet të mbahet një km larg bregut. Kemi informacion që kemi kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje.

Besoj se kjo shtyrje është për shkak se ju jeni të gjithë këtu. Besojmë se pasdite do të ankorohet, por nuk jemi të sigurt  se çfarë do të ndodhë më pas.

Jemi në dijeni se ka një procedim penal nga Prokuroria për këtë çështje dhe shpresojmë që prokurorët të jenë këtu kur të vijë anija.

Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë dhe në transparencë me publikun.

Ka patur shumë polemika për këtë dërgesë. Disa thonë që nuk ka mbetje toksike, por jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike. Presim një analizë të plotë nga organet kompetente.

Jam 100% i sigurt se kjo ngarkesë nuk duhej të transportohej në Tajlandë. Kemi shkuar te fabrika në Tajlandë dhe e kemi parë atje. Kemi bërë ekzaminimet tonë dhe kemi gjetur mbetje toksike të rrezikshme, arsenik dhe plumb.

Besojmë se e ka origjinën nga kompania e çelikut e vendosur në Elbasan prandaj janë bërë gjithë vëzhgimet  e nevojshme”, tha Puckett.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • dhe Yjet rrijne e veshtrojne says:
    October 28, 2024 at 10:41 am

    90% te sigurte se jane mbetje Toksike (ndryshe nga “disa” qe betoheshin se nuk ishin te tilla)
    90% te sigurte se jane te rrezikshme, Arsenik e Plumb.
    besohet (pa 90%) se jane me origjine nga KURUM.
    asgje e sigurte se c’do ndodhe pas ankorimit e shkarkimit te ketyre Mbetjeve.

    Ajo qe eshte e sigurte 100% eshte se ne pengim nga gjykata italiane te dergeses ne Shqiperi te refugjateve Afrikane, vendin e tyre e ze kjo ngarkese Mbetjesh Toksike te rrezikshme (edhe kete kishim mangut)

    Reply
  • MBËSHTETJE INTERNACIONALE says:
    October 28, 2024 at 6:05 pm

    E shifni edhe të huajtë në mbështetje të protestave në Durrës në Straßburg ….

    Reply
  • demo says:
    October 28, 2024 at 7:41 pm

    Te ishim Rusia kuqe,Hyqmilah,ja kishim bere hallall.Po nje rezervat gjuetie 28 km katror jemi sa 1/30 e ciflikut te princit Turgenjef,sa cereku ciflikyt te princ Tolstoit,.Po ky Rezervat,sapo i ra ne dore Edi Rames thirri shoket e keqij dhe hajde bejme corbe derrash se me ra ne dore rezervati Shqiprise.Krijoi 8 nacionalitete,,me valle me kostume,themeloi dhe nje sulltanat Baktashian,dhe nje Koloni Afrikan,U bene 10 Etni nje nje Haur.Tani ka sjelle 850 kontenjere me helmet e Azise dhe Evropes,Cfare mblodhen rruges dy vaporrat,.po i zbarkojne ne Durres.Mbaji se jane te tuat.Gjej vendin ti groposesh.Ay bir kurve i Bazelit mblodhi fjuthe skorjet dhe tymrat e Botes dhe ja rrasi Edi Rames,si pun e Bexhetit,.Se me ne eshte i gohes ki birbua por me keta mafiozat e botes behet KAPS. hA MUT O EDI RAMA,.TE RROFTE MARIFETI

    Reply
  • capi says:
    October 28, 2024 at 11:33 pm

    Na the o Edi “Dale se nuk keni parë gjë akoma” dite per dite surpriza. Po si kjo ta lene dobicin ne dere skishim pare dhe degjuar. U shk….dhe pampori neper sa e sa porte te botes erdhi ne Durres, dhe tha na mbaje se eshte joti.
    Alabarit nuk do ja lesh, ne Surrel nuk i merr. Ku do i groposesh, femijet e kujt do helmosh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?