Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ankimohet tenderi 18 milionë euro për institucionin e rehabilitimit të të miturve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ankimohet tenderi 18 milionë euro për institucionin e rehabilitimit të të miturve
AktualitetLajmi i fundit

Ankimohet tenderi 18 milionë euro për institucionin e rehabilitimit të të miturve

Published: December 7, 2023
Shpërndaje

Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve me një fond limit prej 1.94 miliardë lekë apo rreth 18 milionë euro i Ministrisë së Drejtësisë ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit Publik. Duket se një nga subjektet pjesëmarrëse në garë nga katër në total nuk ka qenë dakord me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave duke kërkuar që të rishikohet kjo pikë.

Ankimimi i hedhur në sistem në datë 6 dhjetor përcakton se pikërisht vlerësimi është faza e mosdakordësisë teksa Ministria më herët në datë 24 nëntor ka njoftuar në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik për shpalljen e ofertës fituese. Sipas të dhënave të publikuara në këtë njoftim kompania fituese ka dhënë një ofertë prej 1.75 miliardë lekë teksa ankimuesi 1.88 miliardë lekë.

“Informojmë BOE “4 A-M” shpk dhe “ED KONSTRUKSION” shpk me adresë Rruga “Artan Lenja” Pallati i 4 A-M, Apartamenti A 1, kati i parë, Tiranë, se oferta e paraqitur me vlerë totale prej 1,751,539,696 ( një miliard e shtatëqind e pesëdhjetë e një milion e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH është identifikuar si fitues (paraprak) i procedurës së prokurimit” thuhet në njoftimin e Ministrisë teksa ankimuesi është bashkimi i kompanive RAFIN shpk, UDHA dhe NDREGJONI.

- Publicitet -

Projekti për institucionin

Në relacionin arkitektonik të Ministrisë jepen detaje mbi këtë projekt. Sipas tij prona ndodhet pranë aksit rrugor Tiranë – Qendra administrative Kashar ( rreth 7 km larg qendrës së Tiranës), në afërsi të zonave të banuara. Rruga hyrëse për në pronë është e pa asfaltuar dhe konstatohen dëmtime të shtresave rrugore ekzistuese, ka një largësi prej 150 ml nga rruga e asfaltuar e zonës së banuar.

Aktualisht në këtë pronë ndodhen disa godina të ish repartit ushtarak por të cilat vlerësohen shumë të amortizuara dhe të papërshtatshme për rindërtimin e tyre në funksion të Institucionit të kufizimit të lirisë për të mitur.

“Programi i organizon funksionet në mënyrë që instituti të funksionojë si një kompleks i shpërndarë me hapësira rekreative. Kompleksi përbëhet nga modulet e fjetjes, për kategoritë: femra, meshkuj, të dënuar me regjim të mbyllur, 18-21 vjeçar, nga administrata në hyrje të kompleksit, e cila përfshin zyrat e nevojshme si dhe sallat e mbledhjes apo të gjyqit. Gjithashtu objekti që përfshihet në institute është qendra polifunksionale me ambientet sportive të mbyllura, mensa, qendra shëndetësore, biblioteka dhe hapësira takimi me prindërit”, thuhet në relacion.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dështon ekzekutimi me vdekje i një gruaje në SHBA, 50-vjeçarja i mbijetoi dy dozave me injeksion
  • Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • Miliona raste kanceri lidhen me infeksione: 5 prej tyre mbajnë peshën kryesore
  • VIDEO: Shpërthen revolta në burgun italian, disa shqiptarë përplasen me policinë

Komentet e Fundit

  1. Tártari on Mjerimi i Gjykatave
  2. Devolli on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  3. Or ti on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  4. ANA on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. miqesisht on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?