Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Janë infektuar me SIDA”, Antiterrori në Gjirokastër, do hetohet lajmi i rremë për kryebashkiakun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Janë infektuar me SIDA”, Antiterrori në Gjirokastër, do hetohet lajmi i rremë për kryebashkiakun
AktualitetKronike

“Janë infektuar me SIDA”, Antiterrori në Gjirokastër, do hetohet lajmi i rremë për kryebashkiakun

Published: May 17, 2026
Shpërndaje

Struktura e Antiterrorit nga Tirana mësohet se ka mbërritur prej disa ditësh në Gjirokastër, në kuadër të verifikimeve lidhur me përhapjen në rrjetet sociale të një lajmi të dyshuar si i rremë, i cili ka shkaktuar debat dhe reagime të shumta në opinionin publik lokal.

Hetimet lidhen me publikime të bëra në rrjete sociale nga shtetasi Emin Kokalari, ku pretendohej se në Bashkinë e Gjirokastrës kishte raste të një sëmundjeje infektive, konkretisht HIV/AIDS dhe se edhe kryebashkiaku Flamur Golemi ishte i prekur.

Sipas burimeve mediatike, këto pretendime nuk janë konfirmuar nga autoritetet shëndetësore dhe po trajtohen në kuadër të hetimeve për verifikimin e përmbajtjes dhe pasojave të tyre. Raportohet se deri më tani janë marrë në pyetje disa persona, me qëllim identifikimin e origjinës së informacionit dhe mënyrës së përhapjes së tij në publik.

- Publicitet -

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se çështja po trajtohet me seriozitet për shkak të ndikimit që lajme të tilla mund të kenë në krijimin e panikut dhe destabilizimin e klimës sociale. Ndërkohë, në fokus të hetimeve mbetet edhe mundësia nëse përhapja e informacionit ka qenë e koordinuar apo ka pasur elementë të tjerë të përfshirë në amplifikimin e tij në rrjetet sociale.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare përfundimtare mbi ecurinë e procedimit.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, përmes avokatit të tij Arben Llangozi, depozitoi kallëzim penal pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetim për përhapje paniku dhe publikim informacioni të rremë që, sipas tij, cenon figurën dhe institucionin që ai drejton.

Hetimet vijojnë.

Kujtojmë se rreth 1 muaj më parë, policia nisi procedimin penal ndaj Emin Kokalarit, i identifikuar si aktivist.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia më 20 prill.

Vetë aktivisti në rrjetet sociale ka mohuar që të ketë akuzuar dikë me emër. Reagimi i Policisë erdhi pasi më herët ishte Bashkia e Gjirokastrës që kishte hedhur poshtë pretendimet e ngritura në rrjetet sociale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Gafa jemi, njerëz bëjmë says:
    May 17, 2026 at 11:34 am

    Po pra “zbarkon”… dmth. zbret nga barka. Mirë që s’shkruan ishin struktura AT ishte e veshur me polumbarë. Hajde gazep, hap fjalorin shqip-shqip të mësosh kuptimin e fjalës zbarkon. Po ti s’ke faj, aq di, aq shkruan. Nuk e ke për herë të parë. Gafa të është bërë zakon.

    Reply
  • Gafa jemi, njerëz bëjmë says:
    May 17, 2026 at 11:49 am

    Bravo, e korrigjove shpejt. Respekt.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    May 17, 2026 at 11:55 am

    Arrestoni Agron Llakajn,se Ai ka luajtur nje komedi me kete Teme.

    Reply
  • Kozeta Karajani says:
    May 18, 2026 at 9:05 am

    Po sikur edi rama Kur erdhi para pak ditesh ne gjirokaster,akuzoi termet pecin per kete gje,apo Jo?te verteten e dine vetem te zotet e punes,Jane apo Jo te infektuar me aids,por si gjithmone,dikush duhet te behet dashi I kurbanit!dhe meqenese emini gjithmone I poston video dhe thekson ato qe nuk behen por qe duhet te ishin bere me kohe,ndaj edhe ate do godasin qe te mo’s kete dike t’i beje per uje te ftohte ne rrjetet sociale

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA
  • VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

Komentet e Fundit

  1. Nato on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. Nata on “Na morën vetëm se ishim aty”
  3. Lame Kodra on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Pyet veten on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. Claus on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?