Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apartamente e makina luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e “mashtruesve të Call-Centerave”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Apartamente e makina luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e “mashtruesve të Call-Centerave”
KronikeLajmi i fundit

Apartamente e makina luksoze, SPAK sekuestron pasuritë e “mashtruesve të Call-Centerave”

Published: March 7, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka sekuestruar pasuritë e shtetasve Joel Mici dhe Mendim Domi.

Sipas SPAK, të dy ata janë organizatorë dhe pjesëtarë të një skeme mashtrimi që synonte zhvatjen e parave nga qytetarët, përmes përdorimit të teknologjisë dhe veprimtarive të paligjshme nëpërmjet telefonatave nga qendrat call-center. Ata janë nën akuzë për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Të akuzuarit po gjykohen nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal nr. 166 të vitit 2021.

- Publicitet -

Pas hetimeve të deritanishme, SPAK ka identifikuar pasuri të pajustifikuara që dyshohet se janë fituar nga veprimtaria kriminale e të akuzuarve dhe individëve të lidhur me ta. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë apartamente dhe makina luksoze, të cilat, sipas hetimeve, nuk kanë burime të ligjshme të financimit.

Pasuritë e sekuestruara:

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 83.00 m², në pronësi të J.M., me adresë: Kompleksi Rezidencial “Siri”, në Rrugën, “Siri Kodra” Tiranë.

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe totale 78 m2, në pronësi të J.M., dhe A.M., me adresë: Rruga “Luigj Gurakuqi”, Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 2639 m2, në pronësi të J.M, me adresë: Mazrek, Tiranë.

Pasuria “Arë”  me sipërfaqe 2733 m2, në pronësi J.M., dhe A.M., me adresë: Mazrek, Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4000 m2, në pronësi J.M., me adresë: Mazrek Tiranë.

Pjesa ideale prej 3/8 e Pasurisë “Arë”, sipërfaqe 3180 m², në pronësi J.M., me adresë: Rruga: Sauk Tiranë.

Pasuria “Arë”, sipërfaqe 4.253 m2, në pronësi J.M., me adresë: Mazrek Tiranë.

Pasuria “Apartament”, tipi 3+1, sipërfaqe totale 182.02 m2, në pronësi J.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.36 m2, në pronësi J.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuri “Garazh”, sipërfaqe totale 18.06 m2, në pronësi J.M., me adresë:Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuri “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.60 m2 në pronësi J.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Njësi Shërbimi” në katin nr. 11-të, sipërfaqe të përgjithshme 442.57 m2, në pronësi të J.M., dhe M.D., me adresë në objektin Rezidenca “Altura” në nën njësinë strukturore G24 në Bulevardin e Ri, pranë Parkut të Ri të Tiranës.

Pasuria “Vilë” individuale 2 kate, me 1 kat nëntokë, me sipërfaqe totale banimi 266.7 m2, në pronësi J.M., me adresë në Kompleksin Rezidencial Turistik “Lalzi Marina Seaside”, në Gjirin e Lalzit, Hamallaj, Durrës.

Pasuria “Apartament” me nr. Nr. 05, tipi 2+1,  sipërfaqe totale 103.1 m2, Kati 1, në pronësi të shtetases Z.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 11.69 m2, në pronësi të shtetasit S.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.88 m2, në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.69 m2 në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Kuota 20% të shoqërisë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të J.M., me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga: “Siri Kodra”, Tiranë.

Pasuria “Automjet”, i markës BMË, modeli X5 3.5D, viti i prodhimit 2017, në pronësi të shtetasit në pronësi të shtetasit S.M.

Pasuria “Automjet” i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetasit F.M.

Pasuria “Automjet” i markës BMË, modeli X4, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetases A.M,.

Pjesa takuese ½ e pasurisë “Arë”, me sipërfaqe 4100 m2, në pronësi të shtetasit M. D, me adresë në Kashar Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 3720 m2, në pronësi M.D., me adresë të pasurisë Kashar Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4600 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Mazrek Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1300 m2, në pronësi të shtetasit M.D., me Nr. Personal J31124053M, me adresë të pasurisë në Mazrek Tiranë.

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 115.7 m2, dhe sipërfaqe verande 82.3 m2, në pronësi të M.D., me adresë në rrugën: Mustafa Mara, Tiranë.

Pasuria “Vilë Dyshe”, me sipërfaqe totale me verandë të shfrytëzueshme 177.55 m2, si edhe me sipërfaqe totale parcele 557 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Kompleksi Turistik Polifunksional ‘San Pietro’ në Lalëz Durrës.

Kuota 40% të shoqëris tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të M.D, me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga “Siri Kodra”, Tiranë.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., me balancë 195 763.24 euro.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., me balancë 417 454.64 lekë.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., PF me balancë 1,036,309.00 lekë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • pilo Lala says:
    March 7, 2025 at 1:14 pm

    Keta paskan blere me shume prona se e bija e Sali Berishes.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 7, 2025 at 2:50 pm

    SPAK-u qe po jep shenja shkeputje nga OTURAK-u i gangsterit Edi Rama, por qe te fitoje besimin e shqyptareve te ndershem, duhet te flake edhe MUTIN qe e ka mbuluar koke e kembe me Fredi Belerin, me Ervin Salianjin, me Xibraken e Olsi Rames, me inceneratoret, sterilizimin dhe kompanite 5D dhe qe te dalim ne teme urgjentisht te filloje hetimin per kusaret e miliarda eurove nga pensionistet evropiane dhe ata jane Olsi Rama me ortak Amant Josifin qe me call-centar-at e tyre hajdute te Rilindjes, ne kerrthize te Tiranes, dy hapa larg kryeministrise bene namin dhe vodhen miliarada euro duke mashtruar pensionistet spanjolle dhe evropiane, ja cfare shkruan shtypi nderkombetar per keta kusare te papare shqyptare qe ende janene liri”

    “Amant Josifi arriti t’i shpëtonte prangave kur një ekip special i policisë spanjolle erdhi për ta arrestuar në Shqipëri, kush e njoftoi? Kjo mbeti pa pergjigje ne Shqiperi, por kjo nuk e pengoi policinë shqiptare që ta cilësonte arrestimin e tij në Dubai një sukses të përbashkët me partnerë të huaj. Po ku eshte aktualisht krimineli Amant Josifi? Askush nga Shqiperia nuk e di. Në fakt, policia shqiptare e kishte të vështirë t’i afrohej Josifit, për shkak të lidhjeve të tij me pushtetin e lartë. Në moshën 26-vjeçare u emërua në një detyrë që i ofronte siguri, si këshilltar i ministres së atëhershme të Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Edhe pse në moshë të re, Amant Josifi krijoi lidhje fitimprurëse me një grup të rinjsh të shkolluar në perëndim të cilët arritën të zhvatnin miliarda euro nga qytetarët europianë, përmes mashtrimeve me call center. Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nuk ka shpjeguar asnjëherë se cili ishte rekomandimi që solli në zyrën e saj si këshilltare 26-vjeçaren Amant Josifi, sic nuk ka spjeguar kurre per lidhjet dashurore te saj ne SHBA me emigrantin Olsi Rama qe flaku gruan dhe femijet per Olta Xhacken me mama kriminelen Natasha Xhacka qe trafikonte femije per organe ne Greqi me te jemen e Amant Josifit, Prandvera Strakosha te cillave Edi Rama u ka dhene licencen e noterit megjithese jane ne kerkon nderkombetar nga Interpoli ne baze te nje vendimi Gjykate ne Greqi dhe Shqiperi.”

    ndryshe:

    Kjo dacibao konfiskimesh do te mbetet si nje propagande enveriste so ato te Lali Erit nga burgu me rastin e dites se mesuesit 7 marsit qe i qan shpirti per Pjeter Arbnorin kur dihet qe Partia e tij e rasi ne burg dhe e masakroi mizorisht.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 7, 2025 at 2:53 pm

    SPAK-u qe po jep shenja shkeputje nga OTURAK-u i gangsterit Edi Rama, por qe te fitoje besimin e shqyptareve te ndershem, duhet te flake edhe MUTIN qe e ka mbuluar koke e kembe me Fredi Belerin, me Ervin Salianjin, me Xibraken e Olsi Rames, me inceneratoret, sterilizimin dhe kompanite 5D dhe qe te dalim ne teme urgjentisht te filloje hetimin per kusaret e miliarda eurove nga pensionistet evropiane dhe ata jane Olsi Rama me ortak Amant Josifin qe me call-centar-at e tyre hajdute te Rilindjes, ne kerrthize te Tiranes, dy hapa larg kryeministrise bene namin dhe vodhen miliarada euro duke mashtruar pensionistet spanjolle dhe evropiane, ja cfare shkruan shtypi nderkombetar per keta kusare te papare shqyptare qe ende janene liri” “Amant Josifi arriti t’i shpëtonte prangave kur një ekip special i policisë spanjolle erdhi për ta arrestuar në Shqipëri, kush e njoftoi? Kjo mbeti pa pergjigje ne Shqiperi, por kjo nuk e pengoi policinë shqiptare që ta cilësonte arrestimin e tij në Dubai një sukses të përbashkët me partnerë të huaj. Po ku eshte aktualisht krimineli Amant Josifi? Askush nga Shqiperia nuk e di. Në fakt, policia shqiptare e kishte të vështirë t’i afrohej Josifit, për shkak të lidhjeve të tij me pushtetin e lartë. Në moshën 26-vjeçare u emërua në një detyrë që i ofronte siguri, si këshilltar i ministres së atëhershme të Mbrojtjes, Olta Xacka me mama kriminelen Natasha Xhacka qe trafikonte femije te vegjel ne Greqi per organe ne ortakeri me Pranndvera Strakoshen, nenen e kusarit Amant Josifit qe ka mbetur ne arrati.

    Reply
  • Patriot says:
    March 7, 2025 at 4:02 pm

    Me cfare ligji I kane blere keto toka are ku ligji per tokat e fshatit nuk eshte aprovuare, ku kadastrate jane mbyllure dhe kane kohe qe nuk japine tapi. Tapi ndane vetem KM ne televizione oer fushate patronazhistave te fshatit.

    Reply
  • vlonjati says:
    March 8, 2025 at 4:34 am

    iNTELEKTUAL ne thojza o idit ilindur ,spaku i verioreve qe lw kriminelin me te madh te kombit shqiptar jashte vrasesin e 1997ndhe te 11 janarit ,te gerdecit te remzi hoxhes ,te kosta trebickes eshte vetem nje pacavure ne sherbim te UDB serbe ,Spaku qe le jashte procesin egerdecit me protagonist zenin dhe mehdiun qe shiten me vleren 1 miliard $ armet . Me thuaj odebil i lindur ,intelrktual kush ka vjedhur me shume se 1 miliard $ nga e majta .Ah harrova rrugen e kombit qe luli dhe sala ndan nga 100 miljon Spaku kjo vegel qore e saliut mereret me veshjen e xoxes dhe harron korrupsionin pasiv te shemtires se saliut gites me 14 shtepi dhe vila ne lalez. Phu me gjithe spakun por 1997 nuk do vije me ,saliu ,kriminel qe ne 1997 dergoi ne mbytje fatkeqsine e otrantos ,vlonjatet do hedhin ne det familjen e berishes me gjithe bedein e berishes zotin dumani.FUCK THE SPAK ,BERISHA FAMILY ,FAZLLIC AND TACI OIL

    Reply
  • Artan says:
    March 8, 2025 at 5:08 am

    O vlonjat,ka nje shprehje: Mos e ngacmo mutin,se bie ere. Keshtu qe lere intelektuhalen se do leshoje diarrene e vet qe qelb dynjane.

    Reply
  • vlonjati says:
    March 8, 2025 at 6:47 am

    o vlonjati , a nuk gjete nje emer tjeter per te sulmuar Intelektualin sepse un jam simpatizant i tij.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 8, 2025 at 7:17 am

    @vlonjati 1:

    Sali Berisha eshte PJELLA origjinale e Enverit si vegel per te spiunuar Hysni Kapon kur labi nga Terbaci kishte filluar te bente shushu-mushu me cubin nga Mallakastra Mehmet Shehu, po nuk besove pyet Andi Bushatin se ta tregon ai historine, pra qe te dalim ne teme: Enveri e zdrypi Salin nga Lugina e Ujkut “Vuci-Doll”, e sterviti ne palestrat e Sigurimit, e beri mjek per kamuflim, e dergoi ne France te mesonte gjuhe te huaj dhe e beri edhe SEKRETAR te Partise se Punes dhe VARKAR te familjes se tij, gazeta DITA e ka publikuar disa here foton ne Drilon, por ju BAJGAT e Enverit beheni qorra sa here ju a perplas te VERTETEN ne sy dhe filloni te hungerrini di Derra Pylli duke komunikuar me kode Partie,

    prandaj:

    Shko e meso drejtshkrim ne ndonje kurs analfabetizmi dhe laj gojen me kolinoz kur permend intelektualin se Saliu eshte nga SOJI juaj i BAJGAVE te Enverit dhe ju o te paudhe doni t’ja ngjisni intelektualit dhe kundershtareve si MUT pas kepuce pa asnje llogjike. Llogarite per krimet e Sali Gerdecit, por edhe krimet e Like Sigurimsit (qe nuk jane me pak, sepse sekretari i tij ne SHBA i ka bere transparente para FBI) kerkoja gangsterit Edi Rama qe mashtroi shqyptaret kur e votuan ne 2013 se do te nxirrte para Drejtesise fajtoret e Gerdecit dhe 21 janarit dhe ne vend te kesaj shkoi dhe daroviti me leks Fullan Kusarin, grusja e te cillit qiti te lare e shpelare Like Floririn e 21 janarit dhe pastaj:

    CFARE BERI EDI RAMA?

    Shkoi dhe korruptoi FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit, vellai i te cillit punon te televizioni i Saliut SYRI TV.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Eh on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. rapsodi popullor on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?