Shtetasi Elsi Levendi është shpallur fajtor për vrasjen e Jurgen Kurtit, i njohur si menaxher i disa personave publikë në Shqipëri, të njohur nga ekranet dhe rrjetet sociale.
Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi masën fillestare ku Levendi është dënuar me 16 vjet burgim, lehtësuar në 10 vite e disa muaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 mars të vitit 2019 rreth orës 22:15 në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë.
Vendimi i Gjykatës:
“Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 18.03.2019, ku në rrugën “Zef Jubani” Tiranë, rreth orës 22:15, është vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale J.K. I akuzuar për këtë ngjarje është shtetasi me iniciale E.L.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 523, datë 01.03.2021 ka vendosur:
Deklarimin fajtor të të pandehurit E.L, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit J.K, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 16 (gjasjtëmbëdhjetë) vjet burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri E.L do të vuaj 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:
Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, që kërkoi ndryshimin e masës së dënimit me 25 vjet burgim.
Nga i pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të tij, pasi vepra penale “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, sipas tij, nuk duhej të fillonte.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 02.06.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Lutfije Celami, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr.523 datë 01.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Gjykatsit në Shqiperi nuk jane mire nga trutë ose jane te korruptuar.
Si mund ta denosh vetem 10 vjet per vrasje me paramendim???
Në SHBA per kete shkon ne karrige elektrike ose injeksion
10 vjet kam degjuar qe jan denuar per 1 cigare ashash.
MBYLLENI MOR GOJEN
NDRYSHE DO TA HANI
SHKOJ LIRI E FJALES
PER HAJER TJU DALI
U SHUAN PARTITE
KA VETEM RREGJIM
SKETARA TE PRET
VETEM PER NJE SHKRIM
VOTUAT PA TRU
JU MASHTROJ MAVIA
TANI GATITU
RROFTE LARTMADHERIA
O Gete o koqe, ik o qerrohu edhe vjershat e tua na duhen..