Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ardian Fezollari, jeta mes aparatit fotografik dhe armës.Nga vizitat e Enverit në Pogradec tek puna si oficer në Burgun e Spaçit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Ardian Fezollari, jeta mes aparatit fotografik dhe armës.Nga vizitat e Enverit në Pogradec tek puna si oficer në Burgun e Spaçit
Uncategorized

Ardian Fezollari, jeta mes aparatit fotografik dhe armës.Nga vizitat e Enverit në Pogradec tek puna si oficer në Burgun e Spaçit

Published: June 17, 2024
Shpërndaje

Fotografi i mirënjohur, Ardian Fezollari, njëherësh edhe një oficer policie me gradë të lartë, ishte i ftuari i radhës i piktorit Helidon Haliti në “Mes dy botëve” në RTSH.

Mjeshtri i fotografisë se bukur, Ardian Fezollarin, ka publikuar katër albume me fotografi, të parin në vitin 2005.

Fezollari, sot 191 cm, ka qenë në fëmijërinë e tij një basketbollist i talentuar në ekipet e moshave në Pogradec dhe më pas me ekipin e të rinjve në moshën 14 vjeç, tek ekipi i qytetit “Ylli i Kuq”, që i befasoi të gjithë kur u paraqit gjatë një ndeshje në Korçë, me një imitim modern të uniformës së ekipit të “Jugoplastikës” në Jugosllavinë e kohës.

- Publicitet -

“Kam qenë 184 cm. Isha një fenomen në atë kohë. Interesohej Dinamo dhe Partizani për mua, madje kam luajtur një vit më Partizanin në Tiranë. Madje u bëra problem në Ministrinë e Arsimit dhe më kthyen për gjashtë muaj sërish në Pogradec”, tregon Fezollari.

Ai thotë se Pogradeci i atyre viteve ka qenë shumë ndryshe, ndërsa kujton se qytetarët e tij e kuptonin që kishte shkuar Enver Hoxha në qytet sa herë që televizioni kapte Rai Uno.

“Pogradeci në periudhën para ’90-s ishte elitë.  Ai kalonte rreth 15 ditë në Vlorë dhe pjesën tjetër të gushtit, në Pogradec, por ne e merrnin vesh kur lidhej Rai Uno. Ai vinte dhe ne që rrinim në rrugë, na e bënte me dorë dhe vinte katra silurusi në liqen. Në momentin që takohej Rai Uno, të gjithë e dinin që ai kishte ardhur”.

Po nga i lindi Fezollarit pasioni i madh për fotografinë?

“14 vjeç kam parë gjithë Shqipërinë. Nuk kishte besoj fëmijë në atë moshë. Dy qytete më ngelën pa vizituar në atë kohë: Kukësi dhe Gramshi. Kukësin e kam parë për herë të parë në 2015 dhe Gramshin në 2018. E pashë Shqipërinë me syrin e një fëmije, por mahniteshe. Peizazhe fantastike”.

Fezollari pranon se nëse nuk do të shkonte në shkollën e Ministrisë së Brendshme, do të shkonte në Institutin e Fiskulturës apo në Fakultetin e Historisë.

Ai ndan dhe disa kujtime nga puna e tij në Spaç gjatë kohës së komunizmit. “Mbarova studimet dhe  shkoj oficer në burgun, repartin 303 Spaç, një vit. Unë nuk i kam arritur të burgosurit politik, i kishin hequr, por siklet është dhe përata që janë brenda. Është një lloj vuajtje. Madje kur ka ardhur një shoqatë e “Mjekëve pa kufij”, sepse kushtet kanë qenë mizerabël për hir të së vërtetës, Ai tha që “burgje të tilla kam parë vetëm në jugosllavi, nuk ka bota burgje kaq të këqija”. u mahnit se disa të dënuar flisnin frengjisht. Qëmoti thoshin “Tmerri i Spaçit dhe tmerri i Burrelit”. Dhimbje e madhe këta që kanë qenë të dënuar politik”.

Ai tregon dhe pengun e rinisë së tij.

“Më vjen keq që nuk shkova të ndiqja part-time studimet për histori-gjeografi në Korçë”.

Fezollari njihet për kapelet e tij, madje disa të personalizuara dhe të vetmet dhurata që ai pranon të marrë nga shokët dhe miqtë, janë vetëm kapelet.

“E kam krijuar si një lloj brendi. Mund të kem mbi 200 kapele”, tregon ai.

Ardian Fezollari e ka fotografuar Pogradecin e tij në çdo stinë, mot me diell dhe me borë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?