Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arkitektët e Piramidës i bashkohen Veliajt në “Fan Zone”, kryebashkiaku: Qendra e Tiranës e transformuar në një stadium të vërtetë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Arkitektët e Piramidës i bashkohen Veliajt në “Fan Zone”, kryebashkiaku: Qendra e Tiranës e transformuar në një stadium të vërtetë
Uncategorized

Arkitektët e Piramidës i bashkohen Veliajt në “Fan Zone”, kryebashkiaku: Qendra e Tiranës e transformuar në një stadium të vërtetë

Published: June 21, 2024
Shpërndaje

Atmosfera festive në “Fan Zone” në sheshin Skëndërbej vijon të mbajë të mbërthyer tifozët. Krahas tifozëve kuqezi për të ndjekur ndeshjen mes Spanjës dhe Italisë kryebashkiakut Erion Veliaj këtë mbrëmje i janë bashkuar edhe arkitektët e Piramidës.

“Ne kemi pasur një eksperiencë fantastike, është gjeneruar një energji kaq e bukur, edhe dje në orën tre të drekës në pikun e vapës dhe këtu ishte plot. Do të thotë që emocioni që është ndërtuar me performancën e kombëtares ka prekur të gjithë njerëzit. Pavarësisht se ishte 40 gradë. Jam këtu me arkitektët e Piramidës të cilët sigurisht ishin shumë të lumtur që kishin një sfilatë te Piramida por u thashë hajde shikoni dhe një hapësirë tjetër sesi është transformuar qendra në një stadium të vërtetë”, tha Veliaj.

Atmosfera e krijuar në zemër të Tiranës, Veliaj shtoi se i ngjan asaj që mund të përjetohet në një stadium të vërtetë.

- Publicitet -

“Për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në Gjermani ky është ambienti më afër një stadiumi të vërtetë”, shtoi kryebashkiaku.

Qytetari i pari i Tiranës u kujtoi edhe njëherë qytetarëve se të gjithë ata të cilët nuk kanë mundësi për të parë nga afër ndeshjet e kombëtares shqiptare Bashkia e Tiranës ka krijuar dy “Fan Zone” të cilat u shërbejnë tifozëve për të përjetuar në mënyrë të paharrueshme emocionet e ndeshjeve.

“Shpresoj që sot të kënaqen njerëzit dhe më vjen mirë që jo vetëm këtu, por edhe te Stadiumi Selman Stërmasi, Kinostudio, Kombinat kemi bërë disa hapësira. Fakti që Tirana është plot me jetë më bën vërtetë të lumtur”, tha më tej ai.

Ndërsa shprehu mbështetjen e përzemërt për  Kombëtaren Shqiptare, Veliaj e ka quajtur  arritje të mëdha faktin që sot luajmë në Kampionatin Europian, një garë futbollistike madhore, mes ekipeve më të mira. Apeli që Veliaj pati për kritikët e Kombëtares, ishte që ta duam gjithnjë, jo vetëm kur jep rezultate të mira.

“Një tifoz i mirë nuk të do vetëm kur je mirë, se shoh disa njerëz që kur nuk del skuadra mirë, fillojnë dhe shajnë. Unë them kush të do, të do gjithmonë. Ne duhet ta duam gjithmonë kombëtaren. Kur ne bëhemi si ata zevzekët që kur gjërat shkojnë mirë bëjmë lajka, por kur ke ndonjë sfidë të vogël jemi të parët që dyshojmë, nuk më duket e drejtë.

Vetëm fakti që kemi ardhur deri këtu, është një arritje shumë e madhe për një komb të vogël. Po të jemi pak më të mirë me njëri tjetrin, unë them se e mira prodhon mirësi. Shumë prej atyre që bërtasin dhe i bëjnë kritika kombëtares nuk i kam parë ndonjëherë në fushë, është shumë kollaj nga divani të bësh analistin dhe shumë e vështirë të jesh aty dhe të vraposh.

Energjia e mirë prodhon më shumë energji të mirë. Unë jam me parimin që pozitiviteti prodhon më shumë pozitivitet. Them që kombëtarja tashmë na ka bërë krenarë. Flasim për kombe me 60 mln banorë, akademi futbolli që kanë filluar pra se ne të shpallim pavarësinë. Tashmë kemi arritur shumë,  çdo gjë më sipër është sukses i madh”, përmbylli ai.

“Vetëm fakti që kemi ardhur deri këtu, është një arritje shumë e madhe për një komb të vogël. Po të jemi pak më të mirë me njëri tjetrin, unë them se e mira prodhon mirësi. Shumë prej atyre që bërtasin dhe i bëjnë kritika kombëtares nuk i kam parë ndonjëherë në fushë, është shumë kollaj nga divani të bësh analistin dhe shumë e vështirë të jesh aty dhe të vraposh.

Energjia e mirë prodhon më shumë energji të mirë. Unë jam me parimin që pozitiviteti prodhon më shumë pozitivitet. Them që kombëtarja tashmë na ka bërë krenarë. Flasim për kombe me 60 mln banorë, akademi futbolli që kanë filluar para se ne të shpallim pavarësinë. Tashmë kemi arritur shumë,  çdo gjë më sipër është sukses i madh”, përmbylli ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për “Revolucionin e Flamingove”: Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin
  • Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada. Si po i nxit Ballkani bebet
  • Horoskopi 12 Shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Çadrat me vete, si parashikohet moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Tellalli on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  2. Bruno on Letër deputetëve mbi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura
  3. elion on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  4. Shannan on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. nje shqiptar on 12 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?