Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimet në Kosovë, reagon Kurti: Nuk ka kurrfarë korrupsioni, humbësit gjenden tek elita e vjetër!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Arrestimet në Kosovë, reagon Kurti: Nuk ka kurrfarë korrupsioni, humbësit gjenden tek elita e vjetër!
KosovëKryesoreRajoni

Arrestimet në Kosovë, reagon Kurti: Nuk ka kurrfarë korrupsioni, humbësit gjenden tek elita e vjetër!

Published: August 18, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 97% e vlerës së blerë vitin e kaluar të rezervave shtetërore kanë arritur në Kosovë. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kurti foli për arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një afaristi, të dyshuar për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në ministren [e Industrisë] Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti tha se rezervat shtetërore ishin 300.000 euro kur ai mori mandatin dy vjet më parë dhe tani, sipas tij, janë 25 milionë euro. Më herët gjatë 18 gushtit, autoritetet gjyqësore kryen bastisje në MINT dhe tre të arrestuarve u caktuan masën e ndalimit prej 48 orësh. Aksioni i autoriteteve të rendit në MINT vjen pas publikimeve të disa audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku zyrtarët e kësaj ministrie pretendojnë se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk mbërriti kurrë. Sipas audio-incizimeve e njëjta gjë ka ndodhur edhe me rezervat e grurit.

Sipas MINT, janë arrestuar dhe kontrolluar zyrat e dy zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie: të drejtorit të departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Gara dhe të drejtorit të departamentit për integrime evropiane, Irfan Lipovica. Sipas raportimeve të mediave lokale në Kosovë, i arrestuari i tretë është Ridvan Muharremi. Kurti po ashtu tha se qeverisja e tij “përbën ndryshim rrënjësor karshi qeverisjes 20-vjeçare të Kosovës”.

“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit”, tha Kurti. “Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar”, shtoi ai. Më herët gjatë ditës, partitë opozitare kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe kanë kritikuar Qeverinë Kurti për situatën e krijuar në MINT.

Ministrja Hajdari gjatë një konference për media të mbajtur pasditen e 18 gushtit tha se nuk ka asnjë dyshim te zyrtarët që janë ndaluar sot, përderisa shtoi se nuk sheh asnjë arsye që të japë dorëheqje. Sipas ligjit, rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile dhe shumë raste tjera të ngjashme.

Rezervat shtetërore të mallrave sigurohen në bazë të Planit strategjik afatmesëm, kurse administrohen nga Departamenti i rezervave shtetërore të mallrave, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë. Rezervat shtetërore konsiderohen sekret shtetëror./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kapitulli që kjo qeverisje mban të mbyllur
  • Sërish tensione të rënda mes protestuesve dhe policisë në qendër të Tiranës
  • VIDEO: Moment paqeje dhe përqafime mes protestuesve dhe policisë në Elbasan
  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët

Komentet e Fundit

  1. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  2. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  3. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  4. Delina buca on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. Ç"pati ky farë kryeministri?! on Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?