Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimi i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ja pse u përdor forca, Policia u përball me kundërshti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arrestimi i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ja pse u përdor forca, Policia u përball me kundërshti
KronikeLajmi i fundit

Arrestimi i Ilir Metës, ministri i Brendshëm: Ja pse u përdor forca, Policia u përball me kundërshti

Published: October 22, 2024
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me mënyrën e arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që ka sjellë edhe polemika.

Sipas ministrit të Brendshëm, Ilir Meta u nxor me forcë nga makina për shkak se policia, siç shprehet ai u përball më kundërshti të zbatimit të vendimit.

“Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të. Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi. Me këtë fakt lidhet edhe e gjithë shija, sigurisht jo e mirë e skenës që u krijua”,shkruan ministri i Brendshëm.

- Publicitet -
Në rastin e Ilir Metes, ministri i Brendshëm sqaron se ‘Policia e Shtetit kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte’.
“Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg”, thuhet ne reagimin e ministrit.

Reagimi i ministrit

Ministri i Brendshëm: Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit.

Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë.

Janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, dhe reagimi ndaj rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes.

Janë hedhur edhe variante alternative për mënyrën se si duhej kryer, ku duhej kryer, e kur duhej kryer ndalimi i shtetasit Ilir Meta, për shkak të asaj çka ai ka përfaqësuar në dekadat e jetës politike shqiptare.

Nuk dua të bëj asnjë polemikë me zotërinjtë dhe zonjat e angazhuara, në ekranet e këtij diskutimi.

Ata kishin mbrëmë, përtej pozicionimeve të njohura, edhe avantazhin e spektatorit në dhënien e gjykimeve, jashtë dinamikës dhe tensionit të ngjarjes.

Por e ndjej për detyrë të shprehem në emër të atyre efektivëve, të cilët nuk e meritojnë trajtimin tejet tendencioz, që iu bë operacionit të tyre.

Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor.

Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të.

Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi.

Me këtë fakt lidhet edhe e gjithë shija, sigurisht jo e mirë e skenës që u krijua.

Nëse shtetasi Ilir Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij, nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici.

Nga ana tjetër, askush nuk e thotë dot, që ajo shfaqje e dhunshme kundërshtie, nuk do të kishte qenë e njëjta kudo tjetër, ku do të mund të bëhej ndalimi i tij.

Madje sipas analizës  përgatitore të operacionit, në të tjera rrethana, rezultati mund të kishte qenë edhe më problematik për shijen e atyre, që mbrëmë e trajtuan Policinë si autore të një operacioni të dhunshëm.

Por fatkeqësisht dhe çuditërisht, të gjithë ata “harruan”, që vetëm kundërshtimi i saj me dhunë dhe asgjë tjetër, e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të shtetasit Ilir Meta. Për pasojë edhe skenën shqetësuese!

Prandaj me keqardhje të sinqertë për pamundësinë e shmangies së shoqërimit të tij me forcë, jam po ashtu i keqardhur, që nuk bie dot dakord me optikën e akuzatorëve të mbrëmshëm të Policisë së Shtetit.

Me fjalorin e tyre ekstrem ndaj efektivëve të saj, jo dhe jo. Kurrën e kurrës.

Dhe në fund, e shoh të nevojshme të nënvizoj një të vërtetë absolute dhe fare banale. Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg.

Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Armiku KLLASES says:
    October 22, 2024 at 9:20 am

    Arrestimi brutal kryer ne nje vend publik i nje qytetari qe ka qene vetem para 2 vitesh President i vendit ka nje qellim : te ngjalle frike ne popull!
    Eshte nje arrestim tipik i Juntave ushtaraka alla-Pinochet te Amerikes Jugore.
    Jetojme ne Regjim, kete do te percjelle ne popull ky arrestim. Dhe dihet se Regjimet ky popull i duron e i pret deri kur te rrezohen vete, ashtu si 33 vite me pare kur priti deri kur degjoi tu thuhej madje edhe “kemi edhe 6 dite buke”

    Reply
  • luftuam bllokmenet na erdhen saliqeney says:
    October 22, 2024 at 9:28 am

    na hengsh m… armiku kllases,njerez si ky bandit qe ka 30 vjet qe vjedh shan e genjen,aprovon ligje dhe shkel ligje duhet terheq zvarre si qen,cfare ka ky plehre me shume nga ne qe nuk guxojme te kundershtojme policin edhe kur nuk kemi faj

    Reply
  • demo says:
    October 22, 2024 at 9:51 am

    o minister si pate durimin te shkruash gjithe kete hartim! Lere subjektin Ilir Meta qe ka reaguar jasht normave Etike te arrestimit .Leri edhe Forcat operacionale qe po gjykohen jasht kontekstit,,Se keto ti ka thene edi Rama AY ESHTE BRENDA KONTEKSTIT,.Une me kete kontekst dua ti shoh. Ja keshtu dua ti shoh keto subjektet operacionale,Si pashe hajtutin Ilir Meta.

    Reply
  • Spak says:
    October 22, 2024 at 10:26 am

    Sali Njelloj me Liken! Likja eshte viktime sepse u arrestua dhe nuk ka bere krime!st shtepiak u turren rrogetaret ne borderone e saliu dhe thoshin se u shkel kushtetuta dhe te tjera poshtersira! Askush nga keta te sektit berishian nuk merrej me krimet e saliut! Procedura ka rendesi dhe jo krimet qe i dime te gjithe! Grida Duma pasi mbron Salianjin therre vajzat e sektit Like dhe vajzen e Pirro Mishes, o Zot cfare ngjarjesh ndodhin ne vendin tone te dashur! Meta dhe Saliu e kane vendi ne burg!

    Reply
  • mos e besoni po deshet says:
    October 22, 2024 at 3:37 pm

    Tani qe Saliu mbahet mbyll ne shtepi e Meta mbyllet ne burg nuk ka me asnje kacidhe Leku te vjedhur ne Shqiperi…jo per gje por se nuk ka kush te vjedhe!

    Reply
  • mali says:
    October 22, 2024 at 3:50 pm

    Ore lerini keto por shikoni cudirat shqiptare.
    Kamarier ne sezonin turistik mer pagese.
    Sezoni jo turistik,kamarieri nuk punon dhe Rama ovardha do t’i paguaj per 6 muaj qe vegjetojne pa pune.
    Nuk e di ,keto idiotizma ka amerika,greqia,spanja,italia,kroacia……qe edhe ato kane turizem.
    Ky eshte I semure psiqik.Zot vere dore te shpetosh kamarieret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës. Nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?