Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimi i Marklen Hakës, reagon ministri Ervin Hoxha: Po shoqërohen edhe persona të tjerë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arrestimi i Marklen Hakës, reagon ministri Ervin Hoxha: Po shoqërohen edhe persona të tjerë
KronikeLajmi i fundit

Arrestimi i Marklen Hakës, reagon ministri Ervin Hoxha: Po shoqërohen edhe persona të tjerë

Published: September 6, 2024
Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale pas arrestimit të të shumëkërkuarit Marklen Haka.

Disa minuta pasi Haka u vu në pranga, Hoxha shkroi në rrjetet sociale se operacioni për kapjen e tij u organizua nga forcat speciale RENEA mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.

 Hoxha sqaron se Haka u kap në Nikël i armatosur. Bashkë me të në polici po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.

- Publicitet -

“Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës. Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë”, njoftoi Hoxha.


Më tej, ministri thekson se çdo përpjekje për të shmangur përballjen me drejtësinë do të dështojë, ndërsa përgëzon forcat e angazhuara në këtë operacion.

“Përpjekja për t’ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie”, tha Hoxha.

Marklen Haka ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrës në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?