Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
Lajmi i funditPolitike

Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE

Published: October 2, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Në një intervistë për median gjermane WELT, i pyetur për korrupsionin në Shqipëri dhe për arrestimet e zyrtarëve të lartë, Rama u ndal te puna e institucioneve të drejtësisë dhe veçanërisht te SPAK-u.

Në pyetjen e saj, WELT iu referua edhe arrestimit të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, duke e vendosur atë në kuadër të rasteve të tjera të hetimeve dhe dënimeve të zyrtarëve të lartë.

Hyseni u arrestua në kuadër të një hetimi të SPAK-ut, ndërsa çështja e saj është pjesë e një serie procedimesh që kanë prekur edhe figura të tjera të rëndësishme të administratës dhe politikës shqiptare.

- Publicitet -

Rama e përshkroi situatën si një ndryshim të thellë të mënyrës se si funksionon shteti shqiptar.

Ndërsa për punën e SPAK, institucioni qe ka kryer disa arrestime te bujshme, Rama tha se jo të gjitha procedurat përputhen me standardet europiane.

“Shqipëria ka normën më të lartë të të burgosurve në paraburgim në kontinent. Por ky është pjesë e një procesi të ashpër dhe të pashmangshëm. Ne duhet të marrim vlerësim për këtë”, tha Rama, duke theksuar se “Jam krenar që vendi ynë tani është në gjendje t’i mbajë njerëzit përgjegjës, kudo që ndodhen. Kjo është përgjegjësia ime politike.”

Në lidhje me protestat, ku qytetarët prej 50 muajsh i kërkojnë dorëheqjen, Rama e lidh ketë me Donald Trump: “Është hija e gjatë e Donald Trumpit, e cila ka sjellë këtu të gjitha mediat e botës dhe të gjithë të majtët”.

Ai tregoi gjithashtu se u ka bërë një apel demokratëve në SHBA, qe nese nuk e mundin dot Donald Trump ne Amerike, te mos vijne ne Shqipëri për ta sulmuar: “Unë u kam thënë miqve të mi demokratë në Amerikë, Nëse nuk mundeni ta mundni Trumpin në Amerikë, mos vini në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë”.

Pjesë nga intervista

WELT AM SONNTAG: Në Shqipëri korrupsioni mbetet ende një problem. Drejtuesja e shërbimit sekret është arrestuar, ndërsa ka edhe shumë raste të tjera hetimesh dhe dënimesh. Çfarë po bëni kundër kësaj?

Edi Rama: Shqipëria ishte një vend ku korrupsioni ishte sistemi. Sot Shqipëria është një vend ku sistemi lufton kundër korrupsionit. Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit.

WELT AM SONNTAG: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, nën mbikëqyrjen e SHBA-së dhe BE-së, po vepron ashpër ndaj zyrtarëve të rangut të lartë. A funksionon?

Edi Rama: Pjesërisht është e dhimbshme. Jo të gjitha procedurat, sipas mendimit tim, përputhen me standardet europiane. Shqipëria ka normën më të lartë të të burgosurve në paraburgim në kontinent. Por ky është pjesë e një procesi të ashpër dhe të pashmangshëm. Ne duhet të marrim vlerësim për këtë.

WELT AM SONNTAG: Ka zëra që kërkojnë prej jush përgjegjësi politike, duke pasur parasysh arrestimet dhe dënimet e personave në rrethin tuaj…

Edi Rama: Para se të merrja detyrën, që nga viti 1912, kur u themelua shteti ynë, asnjë ministër në Shqipëri nuk kishte dalë ndonjëherë përpara një prokurori të pavarur. Jam krenar që vendi ynë tani është në gjendje t’i mbajë njerëzit përgjegjës, kudo që ndodhen. Kjo është përgjegjësia ime politike.

WELT AM SONNTAG: Por duket se mungon besimi. Prej muajsh qytetarët protestojnë përpara selisë suaj të qeverisë. Shkak ishte një projekt i planifikuar investimi për një resort luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan. Protestuesit ju akuzojnë se po e shisni Shqipërinë.

Edi Rama: Jetojmë në një botë ku gjithmonë dikush është i revoltuar. Çdo demokraci vuan nga kjo. Protestuesit kanë shqetësime që janë tërësisht të ligjshme dhe këtë nuk e mohoj. Por ata nxiten nga gënjeshtra dhe teoritë konspirative.

WELT AM SONNTAG: Në këtë projekt bëhet fjalë për katër miliardë dollarë, një shumë gjigante. Ju, përmes kontakteve tuaja me presidentin amerikan, keni luajtur një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Ku e vendosni kufirin mes diplomacisë ekonomike dhe një sistemi që varet shumë nga marrëdhëniet tuaja personale?

Edi Rama: Edhe ju jeni viktimë e një narrative që përsëritet vazhdimisht. Kur filloi e gjithë kjo, Trump nuk ishte më në detyrë; ai mund të kishte përfunduar në burg ose të ishte kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Për më tepër, ende nuk ka një kontratë përfundimtare – jemi ende duke negociuar. Edhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është ende në proces.

Në fakt, bëhet fjalë për dy projekte të ndara. Njëri ndodhet në një ishull që është pronë publike. Vetëm tetë për qind e këtij ishulli mund të ndërtohet dhe ishulli mbetet publik. Tjetri ndodhet në një gadishull që është në pronësi private.

Nëse do të sillnit kapital të huaj në Gjermani, a do të thoshit se Gjermania po shitet? A do të thoshit: Gjermania u përket gjermanëve? Unë përfaqësoj interesat e vendit tim dhe do të vazhdoj.

WELT AM SONNTAG: Pse atëherë projekti po kritikohet ndërkombëtarisht?

Edi Rama: Është hija e gjatë e Donald Trumpit, e cila ka sjellë këtu të gjitha mediat e botës dhe të gjithë të majtët. Unë u kam thënë miqve të mi demokratë në Amerikë: Nëse nuk mundeni ta mundni Trumpin në Amerikë, mos ejani në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • info analitike says:
    October 2, 2026 at 10:03 am

    Cudi se ishte po ky torobellua qe bertiste si i cmendur “burg, burg, burg” pa meshire per te vobektit pavaresisht halleve te tyre familjare. Sot qe i ka ardhur atij vete radha e burgut kerkon te ndryshoje kodin penal ne menyre thelbesore dhe flet per standarde BE. Po ti o Kriekaqol cilave standarde te BE se i pergjigjesh, me cilin nivel korrupsioni kerkon te matesh??? Te ka dale boja urbi et orbi e po perpiqesh te blesh me para funksionaret bderkombetare si e si te zbardhesh ca te zezen qe te ka mbuluar koke e kembe.

    Reply
  • EdiRamaTallaVa (ERTV) says:
    October 2, 2026 at 10:07 am

    Ky i shkreti i shumeimpenjuari ne luften antikorrupsion, nuk e ze gjumi te perputhe standartet me BE!
    Ja, ta nise me zevendesen e tij Balluken, le ta perputhe ate me standartin e nje zevendeskryeministre (nese gjendet diku nje e tille) qe e mbrojne kartonat e deputeteve nga Drejtesia qe e akuzon me nje mal akuza.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 2, 2026 at 10:13 am

    VO:
    Medja GJERMANE,si kjo dhe BILD..Janë 100 % në DISPOZICION TË PPE TË BELERISTE GREK,FAZLLIÇVE SËRB,BILERISTËVE TROPOJAN NË AMERIKË PREJ 60 VITESH.!
    NDAJ,PO I BIEN FYELLIT NË NJË VRIMË..GJOJA I HA MERAKU SHUMË PËR MJEDISIN NË SHQIPËRI..!
    QËLLIMI ËSHTË I KJARTË..PO FRYNË ERA E TË DJATHTËVE EKSTRENIST NË EUROPË,SIDOMOS NË GJERMANI,FRANCË..
    ..NDAJ,PO KËRKOJNË TË VIJË PËRSËRI SALISËRBI BUSTURIA 79,PËR TË REALUZUAR 1913 NË SHQIPËRI,COPTIMIN E SAJ,KU SALIU E FILLOI ME SHITJEN E 354 KM DET GREQISË ARMIKE E SHQIPËRISË PREJ MBI 100 VITESH.!
    EC PËRPARA EDI RAMA.KE FATIN E MIRË QË KE PËRBALLË SALI NON GRATËN RREZIK KOMBI.!
    FËM DITA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria humbet 19.4% të energjisë në rrjet, mbi 3 herë më shumë se mesatarja e BE
  • Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikë
  • Videot intime, këngëtarja dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adrian Hila
  • E rëndë në Greqi, 32-vjeçari rumun plagos ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar, hyri në banesë nga dritarja
  • Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE

Komentet e Fundit

  1. Bekim on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  2. Ethem Lalaj on Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
  3. EdiRamaTallaVa (ERTV) on Arrestimet e SPAK, Rama për median gjermane: Jo të gjitha procedurat përputhen me standardet e BE
  4. Anonymous on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  5. info analitike on Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?