Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohen 6 persona për skemë piramidale online me kriptomonedha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arrestohen 6 persona për skemë piramidale online me kriptomonedha
KronikeLajmi i fundit

Arrestohen 6 persona për skemë piramidale online me kriptomonedha

Published: September 14, 2025
Shpërndaje

Gjashtë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Prokuroria e Fierit, pasi dyshohet se kanë mundësuar zbatimin e një skeme piramidale online, ku qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë financiar kundrejt investimit të parave të tyre.

Policia e Shtetit njoftoi të dielën, më 14 shtator, ndalimin e gjashtë personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një skemë mashtrimi piramidal online, duke u marrë qytetarëve shuma të konsiderueshme parash me premtimin për investim. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbuluar organizatorët e këtyre skemave piramidale.

Sipas policisë, hetimi ka nisur nga ankesat e qytetarëve për mashtrime online, ku u premtohej përfitim financiar në këmbim të investimeve të tyre. Nga verifikimet ka rezultuar se bëhej fjalë për skema piramidale, dhe policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos kryejnë më asnjë veprim në platforma të tilla mashtruese.

- Publicitet -

Operacioni, i drejtuar nga Prokuroria e Fierit, është shtrirë në Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, ku janë ushtruar gjithsej 83 kontrolle ndaj personave dhe banesave.

Në njoftim thuhet se është dokumentuar aktiviteti i një rrjeti individësh që vepronin si agjentë kryesorë, duke promovuar platforma të rreme investimi, përmes të cilave qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt. Këta individë, pjesë e nivelit të parë të zinxhirit të skemës, kishin rol kyç në rekrutimin e pjesëmarrësve të rinj dhe orientimin e tyre përmes grupeve të mbyllura në aplikacione si Telegram. Aty, qytetarët e mashtruar udhëzoheshin se si të investonin në kriptomonedha si USDT dhe TRON, me premtimin se fitimet e tyre do të shumëfishoheshin.

Sipas hetuesve, përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk ka qenë rastësor, por i menduar për shkak të vështirësisë së gjurmimit, si dhe perceptimit të gabuar që shumë qytetarë kanë për to si mjete moderne dhe të sigurta investimi.

“Skema funksiononte sipas modelit klasik piramidal: qytetarët që investonin udhëzoheshin të sillnin të paktën pesë persona të tjerë në sistem, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona sillje dhe sa më e madhe të ishte shuma e investuar, aq më të larta të ardhurat e premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për përvetësim fondesh përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet e larta përfitonin, ndërsa shumica, sidomos pjesa fundore e piramidës, humbnin kursimet e tyre,” sqaroi policia.

Në pranga kanë rënë Arbër Çela, 38 vjeç; Emanuel Taullau, 21 vjeç; dhe Flavio Mukaj, 23 vjeç, të tre banues në Lushnjë; Marius Kodra, 28 vjeç, banues në Tiranë; si dhe Brunilda Todi, 38 vjeçe, dhe Brunilda Ndini, 38 vjeçe, të dyja banuese në Divjakë. Ata dyshohen për veprat penale “Skema mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”. Për të njëjtat vepra janë shpallur në kërkim shtetasit E. Sh., 35 vjeç, dhe A. Sh., 29 vjeçe, të dy banues në Divjakë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 50 aparate celularë, 11 njësi kompjuterike, 1 DVR, 2 hard diskë, 1 automjet, 4.2 milionë lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë dhe 340 franga. Gjithashtu, janë ngrirë gjashtë llogari kriptomonedhash, që dyshohet se janë përdorur për të kanalizuar të ardhurat nga aktiviteti kriminal.

Policia theksoi se organizatorët e vërtetë të kësaj skeme vijojnë të jenë objekt i hetimit dhe se po punohet për të zbardhur tërësisht strukturën e rrjetit mashtrues, me qëllim vënien përpara drejtësisë të gjithë personave përgjegjës.

Në përfundim, policia u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për të mos rënë pre e mashtrimeve të tilla.

E.Hoxhaj / Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  2. K R on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  3. xxx on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  4. demo on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  5. Anonymous on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?