Qeveria e Kosovës njoftoi se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.
Të gjitha hapat, sipas Qeverisë së Kosovës, do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.
Ky pajtim u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Sipas njoftimit të Qeverisë, prania policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri do të zvogëlohet menjëherë për 25 për qind.
Po ashtu, Kosova dhe BE-ja janë pajtuar edhe për ndërmarrjen e disa hapave të tjerë.
“Qeveria e Kosovës përmes një deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit dhe atë pas stinës së verës”, tha Qeveria, duke shtuar se institucionet në Prishtinë shprehin përkushtim që të sigurohet baza e nevojshme ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Po ashtu, Policia e Kosovës, së bashku me misonin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtës në NATO-s në Kosovë, KFOR, sipas nevojës do të bëjnë vlerësimin e gjendjes së sigurisë “në veçanti për të shikuar mundësinë për zvogëlimin e mëtejmë të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, njoftoi ekzekutivi.
“BE-ja do të ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel me synim të finalizimit të planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt normalizimit, pas të cilit do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes”, tha Qeveria e Kosovës.
Edhe BE-ja ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është pajtuar me Kosovën për këto pika, që synojnë shtensionimin e situatës në veri. Sa i përket takimit mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, REL mëson se ai do të mbahet javën e ardhshme.
Bashkimi Evropian kishte paraqitur disa kërkesa për uljen e tensioneve në veri, që nisën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Që atëherë, serbët lokalë po protestojnë në veri, duke kërkuar që përveç kryetarëve, të tërhiqen edhe njësitë speciale policore nga veriu.
Edhe më herët, krerët shtetërorë në Kosovë janë shprehur të gatshëm që të organizojnë zgjedhje të reja në komunat në veri, por kanë kërkuar që ato të përgatiten, në mënyrë që të mos ketë bojkotim.
j.l./ dita

Kosova po tregohet shume RRACIONALE.
I kreu Detyrat me perpikmeri,me seriozitet,.
Jane 4 pika themelore qe serbet ne Veri keto te drejta nuk i gjejne as ne Serbi,.
Te shkojne tani te votojne ,.Cfare i pengon?
Eshte Radha e Pales serbe te beje Detyrat e saj.
Te njohe Kosoven Shtet te Pavarur ne gjithe Territorin,pa Zajednica dhe mrroklla shtetpenguese.
Ti z.Van der Line Drafti i rene dakord eshte i percaktuar per te dy palet,,jo vetem per Kosoven.
Kosova i kreu Detyrimet e saj.
Tani eshte radha jote me gjithe zagaret e cakallet e Lajcakerit e tu ,,te shkoni ne Serbi,te kerkoni zbatimin e detyrave nga pala serbe.Po qe se nuk kupton serboiisht,merr edhe edvin terxhymenin me vete,se ky di Vucisht.
Ky ishte nje hap i mencur
Rezistenca e zotit Kurtii ka krijuar Kosoves nje baze me te mire negociimi me Lajcakun dhe Borelin.
Edhe shpallja Non Grata e Vulinit kreut te sherbimit sekret serb eshte nj zhvillim pozitiv per Kosoven se i rikujton Evropes se kush eshte viktima dhe kush eshte agresori,kur ky i fundit eshte favorizuar .
Eshte pozitiv per Kosoven edhe fakti qe SHBA nuk ka vendosur sanksione, ndryshe nga BE qe kaloi menjehere ne sanksione kunder Kosoves.
Albin Kurti je Kolos,,Albin Kurti je Kryediplomati i Kombit Shqiptar.
Lum Kosova qe te ka!
Mjere ne qe na ka rene miu gjirizeve te Parisit ne Tepsi.
Aaaa Fatos Nano,Fatos Nano,c`na bere !
As vodhe sa keta.As shite Atdheun,,Gjete Katrahure dhe bere shtet.
Por ate qe solle me thonj paprere nga nenurat e Parisit,,eshte me keq se Kovidi kines dhe Murtaja Bubonike.
Kjo s`te falet.
More ne qafe veten,more ne qafe Partine,More ne qafe Shqiperine,,se Kosoves i lepin derdylin miu gjirizeve,
sa te jete Albin Kurti.
SA TE KETE ALBININ
VJOLLCEN E GERVALLEN
NUK BIE KOSOVA
KOMBI PO.MBREH PALLEM
KUR TE BEHEN BASHKE
KOSOVA ME SHQIPERINE
TEK MOLLA E KUQE
DO TA VENE KUFINE
Ushtria e Demove e quan terhejqjen e provincialit Kurti racionale pra tash nje vit gjithe keto trazira,perleshje me policine,zbulim tradhetaresh apo qendrimin “e pamposhtur “,apo thyerjen e aleances me aleatet USA ,BE,ofendimet e fshatarit Kurti per USA,BE,K/Minisitrin e Shqiperise etj,etj u bene per asgje,pra arritem perseri tek ku ishim,po terhiqen policet,po terhiqen ,k/bashkiaket,nuk ka me bandite ne Veri te Kosoves dhe me pak fjale po zbatohen pikat e marreveshjes se aleateve shoqerruar me masa per ndalimin milionave ndihme te parashikuara per Kosoven.Provinciali Kurti u terhoq si gjithmone pasi ka bere demin e madh po “krenar dhe i dhjere” njekohesisht.Inçizimet e znj Kusari abuluan fytyren e vertete te Kurtit si sherbyes i Beogradit dhe besoj se me te rene nga pushteti do te jape llogari para drejtesise apo popullit te Kosoves.Shpresoj dhe uroj qe t’ju hapen syte te verbuarve ,t’ju vije mendja ne vend trushpelareve dhe te largohen nga mashtrimet ,idiotlleqet e Kurtit&Konjufces&OsmanitDuhet punuar urgjentisht per rriparimin e demeve te shkaktuare nga sekti i VV nqs eshte e mundur,pasi tani Kosova ka me pak aleate,me pak ndihma,ka humbur besimin tek gjithe miqte e saj.Ku ishim asgjekundi ,çfare arritem asgje…