Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arroganca që përshkallëzoi revoltën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Arroganca që përshkallëzoi revoltën
Kryesoreopinion

Arroganca që përshkallëzoi revoltën

Published: October 13, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Ngjarjet e rënda gjatë protestës së fundit në kryeqytet kanë tendosur edhe më tej një situatë sociale mjaft të ngarkuar. Përplasjet e ashpra fizike lanë pas të lënduar nga të gjitha palët, përfshirë protestues, punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe gazetarë e punonjës të medias.

​Në çdo shoqëri demokratike, dhuna, nga cilido krah që vjen, mbetet e dënueshme dhe e papranueshme.

- Publicitet -

Megjithatë, zhvillimet e djeshme nxorën në pah një sërë problematikash që lidhen si me menaxhimin e protestave, ashtu edhe me rrënjët e kësaj revolte që ka marrë dje përmasa të tjera.

E drejta për të protestuar është një e drejtë fondamentale kushtetuese që duhet garantuar. Kjo e drejtë nuk mund të përdoret për të legjitimuar dhunën ndaj uniformave të policisë, punonjësve të medias apo qytetarëve të tjerë. Por, reagimi i forcave të rendit ka qenë i papranueshëm. Kemi parë pamje shumë të rënda. Efektivët e Policisë së Shtetit kanë detyrimin ligjor të respektojnë rreptësisht parimet e ligjshmërisë, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, duke shmangur hapat që përshkallëzojnë më tej dhunën.

Situata do të bëhet e pakontrollueshme nëse nuk ka që sot një hetim të shpejtë, të plotë dhe të pavarur për të gjitha incidentet e shënuara, me fokus të veçantë te përdorimi i tepruar i forcës nga ana e policisë. Mbetet kërkesë emergjente garantimi i transparencës së plotë për të gjithë personat e shoqëruar apo të ndaluar në komisariate, si dhe respektimi i plotë i të drejtave  proceduriale dhe njerëzore.

​Ky përshkallëzim nuk erdhi në teren të zbrazët. Ai është rrjedhojë e një klime tensioni të akumuluar prej katër muajsh, gjatë të cilëve pakënaqësia qytetare është përballur me arrogancën, talljen dhe shurdhërinë e pushtetit.

​Në vend të reflektimit, hapjes së dialogut apo dëgjimit të shqetësimeve të protestuesve, në veçanti kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar me një sjellje sfiduese, zhvlerësuese dhe plot diversione totalisht të papërgjegjshne.

Që prej ditës së parë, si nga qytetarët ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar e organizatat mjedisore, është kërkuar me ngulm pezullimi i lejeve të ndërtimit dhe kthimi mbrapsht i ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura. Përgjigja e kryeministrit nuk ishte hapja e udhës për transparencë, por një seri mashtrimesh publike dhe deklaratash ironizuese, duke i trajtuar reagimet qytetare me epitete fyese kllounësh pa asnjë lidhje me pjekurinë e një burri shteti.

​Kjo strategji e blindimit të pushtetit përmes faktit të kryer u shfaq hapur në qasjen ndaj Zvërnecit dhe Sazanit. Me formulën “kjo do të bëhet se s’bën”, Rama nuk ka hezituar të sfidojë jo vetëm protestuesit e banorët lokalë, por edhe vetë frymën e ligjit, duke u garantuar një grushti privatësh se vullneti i tij personal peshon më shumë se protesta e mijëra qytetarëve apo alarmet e ekspertëve.

Kjo lehtësi për të shmangur zërin e publikut është tashmë një model i konsoliduar qeverisjeje. Të njëjtën lehtësi mashtrimi dhe të njëjtën frymë përçmuese e pamë edhe gjatë protestave masive kundër reformës territoriale.

Ankesat e komuniteteve lokale, humbja e përfaqësimit dhe paralajmërimet për centralizim ekstrem të pushtetit u fshinë nga tavolina me një të rënë të lapsit dhe me dhunën e kartonave parlamentarë.

Qytetarët janë në shesh për të mbrojtur territorin, pronën apo të drejtën e tyre për vendimmarrje. T’i relativizosh, t’i politizosh apo t’i anatemosh ata me tallje të vazhdueshme është mungesë e patolerueshme e përgjegjshmërisë politike dhe ndjeshmërisë njerëzore.

Përçmimi “nga lart” dhe refuzimi i përsëritur për të reflektuar mbi kërkesat e drejta të qytetarëve e kanë çuar situatën në pikën e vet më të nxehtë. Dyert e dialogut janë mbyllur me arrogancë. Sovraniteti i territorit është tjetërsuar pa pyetur asnjë banor. Rrugët e Tiranës janë shndërruar në shesh përplasjeje.

Çfarë do ndodhë nesër? Kryeministri mendon se do tia dalë kësaj që krjoi, me dhunë?

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Arroganca që përshkallëzoi revoltën
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)
  • Dhëndri i Trump, me një “kukull të Sorosit”: Paradoksi i Sazan-Zvërnecit, si shembull deri ku arrin Diplomacia e Dollarit

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  2. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  4. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?