Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me Vendimin penal Nr.41 datë 26.01.2024 vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 11 zyrtarë të ASHK Lezhë.
Prej më shumë se një viti këta zyrtarë nuk kanë pranuar të ekzekutojnë një vendim të Gjykatës së Apelit Shkoder (vendimin Nr.222 datë 28.10.2022 ) për asgjësimin e praktikave të regjistrimeve të paligjshme të disa pasurive në bregdet tek vendi i quajtur Rana e Hedhun.
Kërkesa për ndjekjen penale të këtyre punonjësve të administratës shtetërore për “shpërdorim detyre ” iu paraqit Gjykatës nga Prokuroria Lezhë.
Kjo prokurori, me shkresën Nr.273/13 datë 08.11.2022 i kishte kërkuar ASHK Lezhë ekzekutimin e vendimit të sipërpërmendur lidhur me asgjësimin e praktikave të paligjshme të regjistrimeve të pronave, për të cilat gjykatat e dy shkallëve gjetën fajtorë dhe dënuan me burgim disa zyrtarë të Bashkisë dhe Qarkut Lezhë si dhe disa qytetarë të tjerë të përfshirë në skemën kriminale të tjetërsimit të pronave.
Zyra Vendore e ASHK Lezhë, me shkresën Nr. 6339 datë 28.12.2022 i ka kërkuar prokurorisë Lezhë “Orientime mbi mënyrën e ekzekutimit të vendimit Nr. 222. datë 28.10.2022”.
Nga ana e vet, prokuroria Lezhë, me shkresën Nr. 27/1 datë 25.01.2023 e ka orientuar dhe i ka kërkuar ZV të ASHK Lezhë, “të bëjë asgjësimin e të gjitha praktikave të regjistrimeve të bëra mbi pasuritë shtet, të cilat ishin vënë në sekuestro preventive me vendim të Gjykatës Lezhë qysh në vitin 2017, deri në kthimin e tyre në gjendjen e mëparshme juridike “pronë shtet”.
Megjithatë, punonjësit e kësaj zyre e kanë zvarritur ekzekutimin e vendimit me pretekstin se vendimi gjyqësor nuk shprehej qartë nëse duheshin kthyer në “pronë shtet” pasuritë objekt gjykimi, pasi ato sot figurojnë në emër të “blerësve” të tyre nga tjetërsuesit, megjithëse Kodi Civil (neni 166) përcakton qartë se “fituesi i një sendi, qoftë edhe në mirëbesim, nuk bëhet pronar i sendit kur ky është i vjedhur”.
Madje, edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin e tyre Nr.1, datë 06.01.2009 e kishin përcaktuar qartë se “thelbi i fitimit të së drejtës së pronësisë me titull të prejardhur qëndron në faktin që pronari i ri e fiton të drejtën e pronësisë mbi sendin vetëm në qoftë se tjetërsuesi është pronar i tij. Vlen parimi antik sipas të cilit askush nuk mund t’iu transferojë të tjerëve më shumë të drejta sa ka ai vetë”.
Mbetet e çuditshme dhe enigmatike se përse, edhe pas ankesës së palës së interesuar drejtuar znj. Dallëndyshe Bici (Drejtoreshë e Përgjithëshme e ASHK-së) qysh në qershor 2023, asgjë nuk kishte ndryshuar dhe, madje, ankuesit nuk kishin marrë as përgjigje për ankesen e bërë.
Është e kuptueshme se, sikur Drejtoresha e Përgjithëshme të kishte marrë në konsideratë ankesën drejtuar asaj dhe të kishte urdhëruar vartësit e vet në ZV të ASHK-së Lezhë të plotësonin kërkesën e prokurorisë, edhe shkeljet e ligjit do të ishin ndrequr, të drejtat e qytetarëve të dëmtuar do të ishin rivendosur dhe punonjësit e ASHK-së nuk do të ndiqeshin penalisht.
Me sa duket, është në mentalitetin e një pjese të administratës shtetërore të mos përfillë vendimet gjyqësore, megjithëse Neni 142 i Kushtetutës së RSH thotë se: “organet e Shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore”.
n.s. / dita

Arsyeja ?! Mos u cudisni fare per arsyet. Merret me mend se shumica e administrates shteterore aktuale jane njerez te paafte dhe te pandershem, pa kurrfare perkushtimi ndaj ligjit dhe te drejtave te qytetareve. Pastaj, mire se keta zyrtaret e Lezhes qenkan te tille, po drejtoresha e pergjithshme e kadastres ku ka qene ? Apo eshte edhe ajo krejt e pavlere dhe e korruptuar ? Normalisht, edhe ajo do te duhej te ndiqej penalisht perderisa nuk iu eshte pergjigjur ankesave te qytetareve dhe as e ka vene ujin ne zjarr te urdheroje vartesit e saj te zbatojne ligjin dhe kryejne detyrat per te cilat paguhen.
Kane marre mesazh se hyjne ne gjak. Me mire burg se në gjak.
E habitshme eshte habia juaj. Ata nuk njohin ligj tjeter pervec Kanunit.
Mor zoterinj , a mund te me shkruani mua ketu se cfare kuptimi juridik ka fjala per poziten zyrtare : NOTER , sepse duket se deri me tani ata poskan te drejte te noterizojne si te duan dhe as nje noter deri me tani nuk eshte degjuar se e ka pare ndonje dite birucen e hekurt ?
Vidh o shtet sa te mundesh. Popull i mbaruar
Dita Muzg
Eshte e vertete z.anonim i artikullit per Nenin e Kushtetutes qe Organet Shteterore jane te detyruara te zbatojne vendimet e gjykatave,por e vertete eshte dhe fakti qe eshte votuar nga ligjvenesit se dallendyshet e hipotekave mund te mos zbatojne vendimet e gjykatave,kur jane te paqarta.Kam parasysh Ligjin 111/18 Per Kadastren,Neni 26:Drejorite vendore te kadastrave,kur konstatojne se akti noterial,vendimi i gjykates eshte i paqarte,pezullon proceduren dhe njofton kerkuesin !!!???Ketu fle shejtani dhe i thuhet qytetarit ta nxjerri nga foleja.Ky fakt perdoret per abuzim ne hipoteka.
E njëjta gje eshte vjedhur dhe prona familjes Gjuzi ne sauk Dhe ja kan shitur firmes austriake lf construction, familja Gjuzi I ka fituar te gjitha gjygjet se pala tjetër I ka mar me dokumenta te fallsifikuara
Pershendetje z. Vasil Cobani,
Eshte e vertete se ekziston neni 26 i Ligjit 111/2018, por ne qe punojme ne Kadaster duhet ta lexojme ligjin deri ne fund dhe jo te marrim nje nen apo paragraf dhe ta keqperdorim per ti bishtnuar kryerjes se detyres dhe pastaj te cenojme te drejtat e qytetareve. Neni 26 i ligjit ” Per Kadastren ” nuk ka vetem piken 1 qe ju i referoheni por ne nenin 26/2 thuhet se: ” Do te konsiderohet informacion i pasakte, per efekt regjistrimi:
a) mungesa e identitetit ose mosperputhja me identitetin ne kartelen e pasurise.
b) mospercaktimi i prones ne kufij, siperfaqe dhe pozicion gjeografik te sakte.
Nga shkrimi i gazetes nuk rezulton askund te kene ekzistuar dy shkaqet qe ligji ne fjale i konsideron ” informacion te pasakte per efekt regjistrimi “. Madje, nese permbajtja e shkrimit eshte e sakte, aty rezulton qe ASHK Lezhe, duke qene ” e paqarte ” per ekzekutimin e vendimit, i ka kerkuar prokurorise ” orientime mbi menyren e ekzekutimit ” dhe, pasi prokuroria ia ka derguar ” orientimet ” ata kane refuzuar te ekzekutojne vendimin, megjithese Neni 24/1 i K. Pr. Penale thote: ” Prokurori ………merr masa për ekzekutimin e vendimeve penale, mbikqyr ekzekutimin e tyre “. Pra, ata e kane pasur me shkrim nga mbikqyresi i zbatimit te vendimeve se cfare duhet te bejne dhe s’e kane bere. Te gjitha gjasat jane qe keta punonjes ( apo krejt Zyra vendore ) e atij rrethi te jene te kercenuar nga bota e krimit dhe perpiqen te gjejne pretekste per mosekzekutimin e vendimeve. Kur s’ke bythe per te zbatuar ligjin, mos kerko pune shteterore por ose merru me biznes ose ik ne emigracion.
Jam me ty Vasil , por duket se ka nje veprim parapregatitor “ligjor” kur edhe juve shkruani konstatimin se ka akte noteriale te paqarta te cilat me pas perdoren si baze per abuzime hipotekore .
Pra noteret nuk i frikesohen aspak perkushtimit ligjor.
Konkretisht ne qytetin K shkon tek nje zyre noteriale me dhjetera e dhjetera here per te sqaruar nje dicka , por kur pi nje kafe aty afer dikush me keq ardhje te thote se noteri nuk eshte normal menderisht dhe perfundimi eshte si e si te paguash me leke ne dore qe te shpetosh nga kjo zyre noteriale .
E njejta gje te ndodh kur vete tek nje noter tek qyteti B . Perseri te keshillojne te hapesh syte se noteri e freskon mendjen me ndonje raki qe pa hyre ne zyre .
Atehere nese Qeveria nuk i ve ligj figures shendetesore dhe asaj morale te notereve atehere lindin qe ketu dokumentacione me formulime jo te qarta bazuar sipas ligjit ne fuqi .
Mendoni per nje cast sikur ne rruge duke u kthyer ne shtepi nje punonjes administrate manifeston jashte orarit sjellje jo normale , p.sh. nje polic i thjeshte , cfare do ti bente forca e ligjit te nesermen kur ai te shkonte perseri tek puna ?!
Profesor Aleko Xoxe ka thene : Mos me jep miell misri dhe me kerkon qe te hash byrek !!!
Pa notere qe i frikesohen te drejtes ligjore keto pune eshte njesoj te kerkosh te pish uje ne nje burim qe dikush e ka turbulluar .
Sa notere ka ne burgjet e shtetit Shqiptar per te tilla raste anti-ligjore ?
Ndoshta ZERO .