Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Refuzimi i Arta Dades
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Refuzimi i Arta Dades
Analizaopinion

Refuzimi i Arta Dades

Published: June 12, 2026
Shpërndaje

Ftesa që i ka mbërritur Arta Dades për të marrë pjesë në tubimin e sotëm antimiting të thirrur nga Rama u ka shkuar shumë ish-socialistëve të larguar pas 2013-s. Fatkeqësisht disa e kanë pranuar. Dade është nga të paktët që e ka refuzuar. K a bërë të njëjtën zgjedhje në heshtje edhe për “medaljen” e ofruar disa ditë më parë. Këto “ftesa” dhe “medalje” në “emër të PS” janë një përpjekje për të përdorur historinë dhe moralin e themeluesve si mburojë për pushtetin e sotëm të korruptuar. Refuzimi i prerë i tyre është një akt politik që ndan vijën e kuqe mes Partisë Socialiste reale dhe kastës që ka zaptuar logon e saj. Redaksia e gazetës DITA i drejtoi zonjës Dade disa pyetje. Në përgjigje ajo konfirmoi refuzimin dhe dha deklaratën e mëposhtme:

Nga Arta Dade

Sot, socialistët e vërtetë, ata që u rritën me idealet e drejtësisë shoqërore, nuk gjenden në antimitingun e thirrur “nga lart”. Ata janë aty ku ka qenë gjithmonë shpirti i të majtës, në sheshin ku prej 13 ditësh rinia po proteston për dinjitet.

- Publicitet -

Partia Socialiste nuk ka qenë kurrë partia e kundër-protestave të organizuara me administratë dhe presion. Ajo lindi si avangardë e ndryshimit dhe ka ditur të jetë edhe në vitet më pas, në krye të çdo kthese historike të vendit. Ai shesh që kërkon të mbushë sot zoti Rama nuk përfaqëson historinë e saj, por tjetërsimin e saj.

Vendi im sot është aty ku kam qenë gjithmonë dhe e di që sot flas në emër të çdo socialisti që nuk e ka shitur kujtesën. Socialistët e vërtetë kanë qenë në krye të përballjeve në vitet më të errëta të tranzicionit, në ’92, në ’94, në vitin tragjik ’97, dhe në atë 21 Janar të përgjakur që pasoi krimin shtetëror të Gërdecit. Kemi qenë aty përballë Sali Berishës dhe regjimit të tij.

​Tragjedi është se ai sistem që luftuam nuk u shkatërrua. Ai u betonua nga ai që sot ka zaptuar kreun e PS-së. Refuzimi im i sotëm është ndaj tij dhe ndaj antimitingjeve të korrupsionit e të fasadës, të cilat i përkulen vetëm parasë e pushtetit, dhe harrojnë gjakun e derdhur në bulevard.

Z.Rama po përpiqet ta shesë revoltën e rinisë si një lëvizje destabilizuese, por e vërteta është krejt ndryshe. Mbi të gjitha, kjo protestë nuk është kundër së majtës. Përkundrazi, ajo ka kërkesa thellësisht të majta dhe sociale, kërkesa për barazi, për mundësi, për mbrojtjen e atyre që kjo qeverisje i ka lënë pas dore.

Ndaj ​kjo është një revoltë edhe kundër zaptimit të së majtës. Ajo që ndodhi me Partinë Demokratike në vitin ’90, kur Sali Berisha e ktheu atë në pronë private dhe zaptoi të djathtën, po përsëritet sot simetrikisht me Partinë Socialiste. Ky zaptim duhet të marrë fund.

Asnjë forcë tjetër politike në historinë moderne të Shqipërisë nuk ka bërë më shumë për shtetformimin dhe progresin sesa Partia Socialiste. Por së fundmi, në trupin e kësaj partie janë rritur tumore të rrezikshme, korrupsioni galopant, klientelizmi dhe së fundmi arroganca e pushtetit absolut.

​Diferenca historike e PS-së ka qenë aftësia e saj për vetëkorrigjim. Socialistët e vërtetë janë vetëpastruar përmes vullnetit, idealeve dhe zërit kritik, jo përmes duartrokitjeve servile nëpër anti mitingje të rreme.

​Në këtë ndarje të madhe epokale, është e dhimbshme dhe zhgënjyese të shohësh disa ish-përfaqësues të Partisë Socialiste, njerëz me të cilët kemi ndarë beteja të vështira, që sot do rreshtohen në atë antimiting. Të vjen vërtet keq për rënien e tyre morale. ​Është e trishtueshme të konstatosh se si këto figura që dikur kishin zë, sot pranojnë të përdoren si dekor, të nxitur nga interesa të vogla, meskine të çastit.

Nuk përfaqësojnë më asgjë veçse kompromisin e tyre personal me të keqen. Duke pranuar të bëhen mburojë e korrupsionit, ata kanë dorëzuar dinjitetin e tyre përpara historisë së kësaj partie, duke zgjedhur të jenë në anën e gabuar të sheshit dhe të kohës.

Shqipëria ka sot nevojë për një të majtë të rilindur mbi idealet e saj fillestare. Ka nevojë për një shpallje platforme për të rikthyer shtëpinë ideologjike të së majtës te njerëzit. Ka nevojë për një organizatë politike me moral, me integritet dhe me sytë nga populli, jo nga xhepat.

Ora e këtij rikthimi ka trokitur!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
43 Comments
  • E vërteta e hidhur says:
    June 12, 2026 at 11:06 am

    Ka plotësisht të drejtë.

    Reply
    • Anonymous says:
      June 12, 2026 at 11:23 am

      I propozoj gazetes te shpalle nje pétition ne linje per kete antimiting i cili eshte realisht antipopullor !

      Reply
    • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
      June 12, 2026 at 12:19 pm

      PA KOMENT
      ‘…Ai sistema qe kumdershtuam NUK u shkaterrua…por u BETONUA nga AI qe Ka uzjrpuar PS !!!!!!’

      Reply
    • Liliana xhezo says:
      June 12, 2026 at 1:29 pm

      Bravo Arta, të njoh që në shkollën e gj.të huaja , kemi qenë student. Ke qenë gjithmonë një gocë e mirë dhe me mend në kokë. Faleminderit për qendrimin e drejtë, që je me popullin protestues për një Shqipëri më të mirë pa tradhëtarë dhe hajdutë . 🙏

      Reply
      • Shit Side says:
        June 12, 2026 at 4:28 pm

        Pse nuk futesh ne radhe ti liljana budallaçka? Ne fund, atje poshte e ke vendin. Zysha nuk ka mbetur t’i thurresh ti ca temenará. Ec e pirdhu se edhe ti nuk je me e mire se rilindjotet.

        Reply
        • Shit shiti says:
          June 13, 2026 at 4:00 pm

          Hajvan

          Reply
          • Shit Side says:
            June 14, 2026 at 2:36 am

            Ja dhe nje tjeter kokpalar qe e pranon vete se eshte shit shiti. Me copa te tilla mishi eshte gjynah te perdorezh fjalor rrugaçi.

          • Anonymous says:
            June 15, 2026 at 12:28 pm

            Ë

  • Anonymous says:
    June 12, 2026 at 11:20 am

    Nuk jane socialistet ne shesh me Ramen sot. Jane rilindiotet.

    Reply
  • Anonymous says:
    June 12, 2026 at 11:21 am

    Keni mbeshtetjen e njerezve me mendim te lire dhe me kuraje Znj. Dade. Bazazi , Liri dhe Feminitet , ku Vajza dhe Gra si ju i japin pergjigjen e merituar se keqes dhe korrupsionit qe ka mberthyer Shqiperine! Bravo ! Urime ! Jo me «gra dhe vajza » ( sic thote Rama) qe sherbejne per fasada mbeshtetese te mafies! Nena , motra dhe vajza me dinjitet , féministe te verteta qe deshirojne te ecim te gjithe perpara si komb, si familje shqiptare dhe si Shtet nese do mundemi nje dite !

    Reply
    • L.H says:
      June 12, 2026 at 11:58 am

      Me mire von se kurre!
      Arta Dade edhe PSE protagoniste 35 Vjet ne krye te ANTISHTETIT ki nuk lindo fare fare demokraci por as shtet Zot e perendi..duhet Jo vetem pergeziar por aFALNDERIAR qe po behet INOSIATORIA, zero per tu Thene SOCIALISTE R dhe ndjekes e te tyre se:
      ISH PS nga nje subjekt qe Smosh te bente fare po fare me te MANTEN Ka gato 30 Vjet QE eshte trasformista ne nje P.S- Pari Surrelit,OLIGARKI,kleptokroaci me ne krye nje QENJE me probleme te renda te shendetit mendor integralist o pa’ shkolle e me shkallen ta io aliteto te kafkes ZERO

      integralist,XHIHADIST,neofashisti,Kujslinge Koloboracionist ne krah te SS-Serbit Sali,Neroni qe dogji ish Shqiperi!
      Urojme qe Tere KRERET ISH sociaLSSaliste si puna e minoritarevr Blushat te INKRIMINUARI kembe e koke por mbi te gjitha Doklet,domrrat,Rulat,Rucat e kolopucat,Petro KOQET e Pandeli Bythlat perfshi Tere ErManMotLINDAT te gezojne shemdet te mire PdikoFizik e te Marin pas 35 Vjetesh rrugen e DJALLIT ste te ZOTIT?????

      Reply
    • brunilda says:
      June 13, 2026 at 8:36 am

      e na plasi se nuk vajti arta ne feste se i ka mbetur hatri asja donte te rinte ter jeten ministre ,kujto njecik fjalet qe i thosh nani ,PS ka aq shum sa te ikin e te mbeten edhe me shum dhe sa mir qe ikn keta njerez karerist

      Reply
  • Anonymous says:
    June 12, 2026 at 11:27 am

    Populli Shqiptar me te cilin po perpiqet te tallet Z. Rama ka shume me shume dinjitet dhe inteligjence nga ce mendon ai . Jemi krenare per Shqiperine dhe Shapitaret , pa Ramen dhe pa Berishen ! Stop ! Shqiperia ka patriote , ka rini , ka force kunder te keqes.

    Reply
  • Ela says:
    June 12, 2026 at 11:55 am

    Bravo Zonja Dade. Je një atdhetare e vërtetë.

    Reply
  • Dajti says:
    June 12, 2026 at 12:07 pm

    Edi Rama eshte Uzurpator i PS. Ai nuk eshte i majte por nje ekstremist i djathte! SB te pakten e morri PD qe ne fillim, kurse ky megalomani e gjeti te gatshme dhe e privatizoi. Turp per ata socialiste te hershem qe do marrin pjese ne anti miting bashke me nje grup lakenjsh te ER!
    Te jesh perkrah Belinda Ballukut do te thote te jesh dakord dhe te promovosh korrupsionin.

    Reply
  • Pensionisti i Rruges se Elbasanit says:
    June 12, 2026 at 12:12 pm

    Bravo! Grua inteligjente, me karakter dhe si gjithmone simpatike.

    Reply
    • brunilda says:
      June 13, 2026 at 8:39 am

      e na plasi se nuk vajti arta ne feste se i ka mbetur hatri asja donte te rinte ter jeten ministre ,kujto njecik fjalet qe i thosh nani ,PS ka aq shum sa te ikin e te mbeten edhe me shum dhe sa mir qe ikn keta njerez karerist

      Reply
  • Ish Studenti says:
    June 12, 2026 at 12:17 pm

    Bravo Zysh Arta.

    Reply
  • L.H says:
    June 12, 2026 at 12:20 pm

    Me mire von se kurre!
    Arta Dade edhe PSE protagoniste 35 Vjet ne krye te ANTISHTETIT ki nuk lindo fare fare demokraci por as shtet Zot e perendi..duhet Jo vetem pergeziar por aFALNDERIAR qe po behet INOSIATORIA, zero per tu Thene SOCIALISTE R dhe ndjekes e te tyre se:
    ISH PS nga nje subjekt qe Smosh te bente fare po fare me te MANTEN Ka gato 30 Vjet QE eshte trasformista ne nje P.S- Pari Surrelit,OLIGARKI,kleptokroaci me ne krye nje QENJE me probleme te renda te shendetit mendor integralist o pa’ shkolle e me shkallen ta io aliteto te kafkes ZERO

    integralist,XHIHADIST,neofashisti,Kujslinge Koloboracionist ne krah te SS-Serbit Sali,Neroni qe dogji ish Shqiperi!
    Urojme qe Tere KRERET ISH sociaLSSaliste si puna e minoritarevr Blushat te INKRIMINUARI kembe e koke por mbi te gjitha Doklet,domrrat,Rulat,Rucat e kolopucat,Petro KOQET e Pandeli Bythlat perfshi Tere ErManMotLINDAT te gezojne shemdet te mire PdikoFizik e te Marin pas 35 Vjetesh rrugen e DJALLIT ste te ZOTIT?????

    Reply
  • TITI says:
    June 12, 2026 at 12:22 pm

    ZONJA DADE ,nje socialiste e vertete,nje grua e zgjuar dhe plot sharm,, qe na ka nderuar ne sferen nderkombetare kur ishte ministre e jashtme,,por edi rama e aneksoi se nuk mund ta perdorte per punet e pista qe beri me BALLUKUN, XHACKEN , KUMBARON ETJ, duke mashtruar socialistet e vertete qe i dhane voten, ketyre socialisteve te vertete i takon te drejtojne vendin,, DADE ,ERION BRACE,ERMELINDA MEKSI etj kse keta jane socialistet e vertete,,

    Reply
  • Humoristi says:
    June 12, 2026 at 12:28 pm

    Dogmatizma Staliniste!,Berishjane,Spirohamzaiste,Kociste e ….!?!?

    Reply
  • Dino says:
    June 12, 2026 at 12:53 pm

    Jep DORËHEQJEN Hamza dhe pastaj shko në FERR bashkë me Sali Berishën KRYEKRIMINEL !!
    Loja juaj me SHQIPTARÈT e NDERSHËM ka MBARUAR !!!
    DORËHIQU HAJDUT , GRABITQAR , DROGAXHI , KRIMINEL , NARCO-TRAFIKANT NDËRKOMBÈTAR KOKAINE , PLAK i SHËMTUAR ZGJEBARAK dhe i PËSHTIRË bashkë me ato FUNDÈRRINA Zeqinetë e Rroskovecit

    Reply
  • Socialisti says:
    June 12, 2026 at 1:15 pm

    Nën udhëheqjen e Znj.Dado për opozitën që.po i bën PS, gazeta Dita po punon shumë mirë.
    Ju përgëzojmë.për luftën pa kompromis që po bëni natë e ditë kundër Ps.
    Në krye Dade, i dyti Tarifa.

    Reply
    • nesti/nasta says:
      June 12, 2026 at 7:08 pm

      obobo cfare bythlepirje.. ketyre u ka mbet hatri me Ramen dhe bejne sikur kane kundershti parimore, dade, tarifa , thano mjerane, po “filozofe” ama

      Reply
    • oikoi says:
      June 12, 2026 at 8:34 pm

      “Në krye Dade, i dyti Tarifa”…..haha, i treti Thanaqi
      U sigurua e ardhmja e Shqypnise

      Reply
  • sfilitje.com says:
    June 12, 2026 at 1:23 pm

    Znj.Dade nuk i hyn ne pune as dreqit por meqense ju te DITA duhet te merni rrogen, jetoni, po u bashkohem juve edhe une me thirrjen Lavdi znj. Dade.

    Reply
    • Shit Side says:
      June 12, 2026 at 4:22 pm

      I sfilitur nga trute e kokes mbete a derezi. Njelloj si ai qe te mban nga pas si uturak. Faqezi ishe, faqezi ke mbetur. Nuk ke shpetim. Shko ne hale dhe hiqja vetes me mire. Besome, do shpetoç.

      Reply
  • 1thundrak says:
    June 12, 2026 at 1:59 pm

    Partite kryesore duhet te shpallen te paligjshme. Jane hajdute gjobvenesa intrigante spiuna mashtruesa budallenj, kane rrenuar ekonomine e nje vendi, kriminele se kane vrare njerez, kane vrare shqiptare. Vdekje legenave shkerdhata qe ja punojne me hile popullit te vet!

    Reply
  • demo says:
    June 12, 2026 at 3:36 pm

    Merrni mor shembull nga kjo Zonje fisnike,ju DUVAXHINJ te Partise Rilindja te Exogjenit Mavi te basifondeve Mafioze.
    Kur do ta shporrni nga Partia,kur ta shporri populli ne Shesh? Ka surrat hajduti,o duvaxhij!
    Ky Edi Rama eshte si parja kuqe,PAGUHET ME TE PARE,se njihet menjehere parja kuqe.Turi hajduti.Ju e mbani kryetar partie,kryetar qeverrie.Surrati ketij eshte per Al Katraz,se paraburgimi Durresit i ben nder ksaj ftyre.
    Cehreli,Behreli-thote turku.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    June 12, 2026 at 3:42 pm

    Sa mirë! Ja se si mund të ketë mendime të reja edhe një vjetërsirë.

    Reply
  • AI says:
    June 12, 2026 at 5:33 pm

    Edhe pse ke deklarata e znj. Dade shoh një distancim mjaft domethënës prej rilindjotërve asocialë, ajo që më lë shije diçka të hidhur është reflektimi tepër i vonuar i saj dhe jo vetëm.

    Një reflektim të ngjashëm, po aq me peshë pasi vjen nga vetë ata intelektualë, të cilët i kanë dhënë tonin “muzikës” me emrin Partia Socialiste, është padyshim dhe ai i profesor Tarifës, gjë që pasqyrohet qartazi në disa prej artikujve të tij të fundit.

    Qëndrimi i redaksisë gjithashtu ka qënë sidomos kohët e fundit korrekt, e ka ecur në një hap me ta.

    Që të jemi sa më realistë për atë ç’ka ndodhur, e po ndodh aktualisht me PS-në, nuk mund të bëjmë të paditurin, humbamenon.

    Uzurpimi i PS-së prej ramaduros, këtij kali tro(po)jan të futur në radhët e PS-së nga dera e pasme, e të katapultuar drejt majës së saj nga një pijanec bixhozxhi, nuk është se ndodhi as para tre muajsh, as para tre vitesh, dhe as para trembëdhjetë vitesh.

    Uzurpimi i PS-së është bërë para syve të redaktorit të kësaj gazete dhe para syve të lexuesit, në kohën kur frikacaku Nano e solki atë me thonj pa prerë nga Parisi për ta bërë papritur e pakujtuar ministër kulture. Ky fatalitet u duk si shenjë pozitive nga anëtarët dhe sidomos kryesia e PS. Znj. Dade mos bëj këtu sikur nuk i përkiste grupit që miratoi pa u thelluar këtë vendim nanoist, të cilin shumë pësëistë të thekur me të drejtë do ta konsideronin si absurd.

    Znj. Dade gëzon respekt për gjthshka ç’ka bërë në interes të vendit dhe partisë për sa kohë ajo ishte pjesë përbërëse e organizmave të saj, por heshtja e gjithë këtyre viteve, dhe sidomos, e theksoj, jo para protestës së 21 janarit, por pas marrëveshjes së 1 prillit, ditës kur dymetroshi Edvin Rama ju ul në gjunjë gjysmetroshit Ilir Metaj për të bërë me të koalicion anti-berishjan, kjo nuk i falet.

    1 prilli, dita e gënjeshtrës, ishte momenti më delikat i PS, ku nëse znj. Dade dhe njerëzit e shumtë rreth saj me pak angazhim dhe kurajo civile mund ta anullonin marrëveshjen e fshehtë mes ngjalave gjilalzore, dhe të organizonin zgjedhje të reja brenda partisë. Vetëm në atë çast kritik mund të rrëzohej Rama përballë ndonjë kandidati, le të supozojmë pshm. z. Blushi etj.

    Dita kur Rama luajti gjithë veglat për ta bërë burgaxhiunbIlir Metaj preshident, ishte gjithashtu moment kritik, ku pritej reagim i fuqishëm i intelektualëve socialistë, dhe zërave më të fuqishëm në parti.

    Si lexues i rregullt i shtypit, e sidomos GD, ku znj. Dade supozohet se ka fijet e veta të lidhura me të, nuk di të ketë patur prej saj më parë një reagim kaq me vend dhe kaq me peshë si ky i sotmi.

    Pse jo?

    Përgjigjen le ta japë zonja e nderuar në një tjetër prenoncim për mediat.

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    June 12, 2026 at 6:49 pm

    Te lumte Zonja Dade, bashkohem me ju ne tere shkrimin tuaj plot vertetesi. Populli yne kishte shpresen qe PS do te bente Shqiperine. Per te bere Shqiperine, ndermjet tjerash, ishte e domosdoshme te krijohej shtresa e mesme, te mbeshtetej familja, te merreshin masa te ndihmes sociale etj. Mjerisht ndodhi fatekeqesia qe nga vjedhjet e pasurise shteterore dhe privilegjet qeveritare u krijua nje grup pasanikesh qe mbolli korrupsionin e rrenoi cdo parim socialist. Jetoj ne perendimin evropian qe prej 35 vitesh dhe vleresoj shume te majten moderne evropiane qe lufton cdo dite per parimet e saj duke siguruar keshtu mireqenien e nje shtrese dermuese te popullesise si dhe nje administrate shteterore qe respekton ligjet dhe pavaresine e institucioneve.

    Reply
  • Anonymous says:
    June 12, 2026 at 7:10 pm

    Much I tomes Jeni nje zonje per tu marre shembull. Korrupsioni ka hyre ne ne cdo qeliz deri tek ambasadat duke bere lufte klasash per te marre GIFT nga servilet qe lepine şahane e ambasadorit fame keq A M

    Reply
  • dade/dado says:
    June 12, 2026 at 7:12 pm

    mjaft or mjaft se na hapet barkun me keto fletlavderimi te peshtira

    Reply
  • Anonymous says:
    June 12, 2026 at 7:14 pm

    Much I tomes Jeni nje zonje per tu marre shembull. Korrupsioni ka hyre ne ne cdo qeliz deri tek ambasadat duke bere lufte klasash per te marre GIFT nga servilet qe lepine şahane e ambasadorit fame keq A .M

    Reply
  • Sinapi says:
    June 12, 2026 at 7:22 pm

    Ku ishe ty z.Dade ne 97 kur kryetari tuaj ja
    mbathi jashte vendit dhe e la popullin ne
    mes te rruges. Perse partia jote beri amnisti
    per Sali Berishen qe po i vuajme edhe sot
    Perse partia jote i dha 5 deputete Berishes
    qe erdhi ne pushtet per inat te Rames dhe
    Kryetari I partise tende i binte gjoksit dhe
    thoshte une i a dhashe.Kush kryetar i
    PS ka bere me shume per vendin Te gjithe
    jemi me rinine , por jo me te rinje si djali
    tend qe dilte me kobure ne brez.Perse
    tere ky inat dhe mllef , se nuk te dha
    poste

    Reply
  • Bureto says:
    June 12, 2026 at 7:32 pm

    Mire e the Haka Tekizoti! Shoqja Arta ka qenë në kryesi të PS dhe ministre në qeveritë e Nanos dhe Metës, kohë kur sidomos në vitet 2001-2005 u shquan për korrupsion madhor, i cili pos të tjerave, ishte arsyeja kryesore se pse shqiptarët në 2005 i larguan socialistët e shoqes Arta, nga pushteti. Nuk mbaj mend nga ajo kohë që zonja Dade, të kishte reaguar publikisht (nuk di brenda forumeve) për aferat korruptive të lidershipit të PS dhe qeverive të saj. Të flasësh sot me parime dhe dhaskalizma, qofshin ato dhe të veshura me ‘stof të ri’ është kollaj, por siç Dade e di (se i ka provuar) “nga e thëna në të bërë ndan një det i tërë”. Sot, në 12 qershor ishte përvjetori jubilar i PS dhe ta quash atë “antimeting”, siç një veterane socialiste si Dade bën, kjo sipas meje një qytetar që e dua Shqipërinë vend demokratik të zhvilluar, por që s’dua t’ia di për PS-PD, të cilat sipas D. Agollit, Patriarkut të PS, janë “dy gjysmat e bajgës PPSH të ndarë në mes nga rrota e qerres së historisë”, pikërisht ajo shprehje “antimeting” i sotëm i PS, më së paku është shprehje e mllefit të saj. Pse dhe nga i buron ky, këtë e di veç ajo.

    Reply
  • KTH S says:
    June 12, 2026 at 7:59 pm

    Respekt i thelle per kete zonje grua.

    Rames i rrofte Saliu, Gonxhja dhe Bela.

    Reply
  • Mali says:
    June 13, 2026 at 1:35 am

    Pse nuk kerkoni zgjedhje te reja brenda ne PS? Per kryetarin?

    Reply
  • Km says:
    June 13, 2026 at 5:37 am

    Sa Ra nga fiku dhe iku… nga mendja. Eshte e shtrenjte karrikja, Arta, por mosha Ben te veten.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    June 13, 2026 at 5:41 am

    Qe ne rrjesht in e pare del permbajtja. “kemi mbetur pak socialiste si une, Ata Jane shume, shume”. Dhe cudija eshte edhe te certifikatat. Ata qe e refuzojme Jane pak, shume pak, vetem arta.

    Reply
  • Ana says:
    June 13, 2026 at 8:02 am

    uytuijhk

    Reply
  • demo says:
    June 13, 2026 at 9:30 am

    Ku ishe Ti ne 97,ku ishe ti ne 98?ne 2008,ku ishe ne 2018?Sikur e mori Arta Dade Hypine Edi Rama poshte urave te Senes dhe e solli minister ne Tirane!!!!!!!!!Keto pyetje pergjigje i mori me vete ne varr Fatos Nanjo,qe u vetesakrifikua,Sakrifikoi edhe Partine per Edi Ramen.Arta Dade pergjigjet per Dinjitetin e saj,Kaq te bejne Gramoz Ruci,Ethem Ruka,Rexhep Mejdani,rreshtuar ne Lllozshe per te marre teneqete,qe do tu vare Edi Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on Atletet e Edit: ​Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?