Janë publikuar detaje nga kontrolli i BKH në banesën e nënës së Kryemadhit, ku janë sekuestruar telefonat e fëmijëve të çiftit Meta-Kryemadhi dhe të vetë Monika Kryemadhit, e cila shkoi deri në Gjykatën e Lartë për ta rimarrë telefonin, por i humbi këto procese.
Gazetari Artan Hoxha thotë:
“Zonjën Kryemadhi e kemi parë disa herë atje që kërkoi një celular, që ti kthehet mbrapsht. Kanë shkuar në banesën e nënës së Kryemadhit, zonjën Fatime, e cila jeton bashkë me Monikën dhe Metën, janë dy vila të bashkuara.
SPAK këtu ka luajtur, sepse nëse do të shkonte në banesën e Monikës, duhej autorizim, sepse është deputete, por kanë thënë është banesë tjetër. Kur kanë vajtur në këtë shtëpi nuk e kanë kontrolluar të gjithën. Oficerët e BKH kanë kontrolluar vetëm pjesën e banesës ku jeton zonja Fatime Kryemadhi.
Kanë hyrë në pjesën e banesës ku jeton Fatimja. Në një dollap, kanë gjetur pesë celularë. Tre janë të fëmijëve të çiftit Meta. Njëri është i zonjës Fatime dhe njëri i zonjës Kryemadhi. Për këtë bën luftë Monika, për të vetin.
Celulari i gjetur aty ka vite që nuk përdoret. SPAK pretendon dhe ka vajtur në gjykatë, thotë nuk e kemi sekuestruar si celular të zonjës Kryemadhi, por si të zonjës Fatime Kryemadhi. Këtë e ka cilësuar të ligjshëm. SPAK ka gjetur një artificë për të patur mundësi për ta marrë celularin. Celulari ka qenë në përdorim në një kohë kur LSI ka qenë parti qeverisëse…”
b.m/dita

Po kete telefonin e kesaj Misit ( si thote dhe Taku Avokati ), sikur e kishte sekuestruar ca kohe me pare SPAK. C’fare ndodhi, ja kthyen apo bleu tjeter? Hajde show hajde. Kinostudiua Shqiperia e Re, e ka zili regjine e ketyre regjizoreve.
Problemi me i madh eshte sekujstrimi i pasurise dhe kofiskimi i pasurise se sa per burgun keta nuk e kan problem ! Problemi themelor eshte rkthimi i pasusise tek populli !
Sekuestrimi i pasurisë është i pari veprim kundrejt këtyre monstrave. Populli thotë se këtyre i kishte dalë syri në ballë dhe ishin kthyer në qënie të marrosura.urrejtja popullore për të gjithë këto qënie eshtë e pafundme.
“O popull sa gjera behen ne emrin tend”
General gramafoni
E ka thene Bertold Breht “Arturo wi”