Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Asnjë universitet tjetër në vend nuk e ka bërë këtë”, Rama: Në 2030, UBT do të jetë antena e BOKU-t të Vjenës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Asnjë universitet tjetër në vend nuk e ka bërë këtë”, Rama: Në 2030, UBT do të jetë antena e BOKU-t të Vjenës
Lajmi i funditPolitike

“Asnjë universitet tjetër në vend nuk e ka bërë këtë”, Rama: Në 2030, UBT do të jetë antena e BOKU-t të Vjenës

Published: July 22, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiranës.  Rama tha se asnjë universitet në Shqipëri s’e ka bërë këtë që po bën UBT.

Ai shtoi se në asnjë universitet në Shqipëri nuk mund të gjesh sot për sot këtë perspektivë që ka hapur kjo reformë, sipas tij, reale evropiane, rrënjësore në UBT.

Gjithashtu Rama u shpreh se UBT ka kaluar dy faza në historinë e vet. Rama kujtoi takimin me rektorin e atëhershëm të Universiteti Boku të Vjenës duke u shprehur se ai ishte i “frikësuar” pasi në zyrë i kishte shkuar “shefi i madh i mafias shqiptare”.

- Publicitet -

Ai shtoi se aty nisën diskutimin e parë dhe duke e përshkruar atë si njeri civil dhe të mirësjellshëm.

Rama tha se në 2030 UBT do të jetë antena e BOKU-t të Vjenës.

Ai u shpreh se është arritur një reformë që ka bërë diçka radikale, ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të Departamenteve në duart e një komisioni të brendshëm dhe të vetë studentëve.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria që së shpejti anëtarësohet në BE ka nevojë për ata që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës sepse Shqipëria njësoj si Europa dhe gjithë bota përballet me ndryshime klimaterike.

Rama tha se grupkapitujt për bujqësinë e zhvillimin rural si kusht për hapjen e negociatave me BE-në, janë një dhimbje e madhe koke për Shqipërinë.

Ai shtoi se mungesa e dijes është problem për vendin tonë.

“Kemi jo një konsulent por një bashkëudhëtar që i di të gjitha ato për të cilat ne kemi nevojë, falë Bardhi Sallakut që mos ngatërrohemi, se këta Bardhët e djathtë janë lloj-lloj, ky është Bardh i ndriçuar. Ne arritëm të kemi një reformë që ka bërë diçka radikale, ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të Departamenteve në duart e një komisioni të brendshëm dhe të vetë studentëve.

Mua më bind që në 2030 UBT dhe Bokut do jenë një dhe UBT do të jetë antenat e BOKU-t. Shqipëria që së shpejti anëtarësohet në BE ka nevojë për ata që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës sepse Shqipëria njësoj si Europa dhe gjithë bota përballet me ndryshime klimaterike”, tha Rama.

“Ky territor ka nevojë për forcat e reja që pa paragjykime, me shumë qartësi e informacion duhet të trokasin në derën e UBT. Në kapitujt e negociatave për anëtarësim Bujqësia dhe zhvillimi rural, janë një kapitull më vete. O nëne o nënë, realisht. Ata pedagogë këtu që merren me pjesën e direktivave europiane e dinë shumë mirë, mjedisi dhe ndryshime klimatike është kapitull më vete, siguria ushqimore, politika veterinare më vete, të gjitha këto bashkë janë dhimbja më e madhe e kokës për një vend si ne. Po dhimbja më e madhe është se ne kemi probleme që të tjerët nuk i kanë pasur, kurse neve na duhet dije. Na duhen shumë njerëz të ditur dhe patjetër që baza është ky Universitet. Nuk bëhet kjo me miell të huaj, sado që të marrin ekspert, na duhet ky brumë që kjo furrë po bëhet gati për ta pjekur“, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Nje pedagog i edukuar nga shkolla shqipe says:
    July 22, 2025 at 12:33 pm

    Kam tashme 34 vite qe punoj me shume sukses ne universitetet perendimore dhe nuk mund te them asnje fjale te keqe per shkollen shqipe dhe arsimin e larte te periudhes komuniste qe me dha pergatijen e duhur profesionale. Perkundrazi mund vetem ta lavderoj.
    Deri ne vitin 1992 vendi yne kishte nje Universitet te hapur vetem per me te miret e shkolles se mesme. Ne kete menyre tere sistemi yne aresimor ishte ne konkurencen maksimale. Te gjithe studionin sa me shume qe te arrinin dyert e universitetit. Nga ana tjeter Universiteti yne ishte fort seleksionues, fitonin kurdohere me te miret. Shumica e universiteteve perendimore evropiane sot kane hapur plotesisht dyert per te gjithe duke ulur shume nivelin shkencor te tyre, jane bere tashme universitete te mases per te mbajtur rinine ne nje paking. Evropa ne kete menyre, duke mos qene ne gjendje edhe te krijoje institute te kerkimit shkencor, ka humbur pasurine me te madhe qe ka pasur ne shekuj: monopolin e pergatitjes shkencore bashkekohore te brezit te ri. Shkolla shqipe tashme ka eksperiencen e duhur, mundesite e komunikimit me boten dhe bazen materiare qe te ngihet ne nivele shume me te larta nga ku jemi sot. Duhet te kemi kujdes se jo çdo gje qe gjendet ne perendim ka vleren qe publikohet.

    Reply
  • BILBIL NURÇE says:
    July 22, 2025 at 1:14 pm

    UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS, FAKULTETI INXHINIERISË SË NDËRTIMIT, DEPARTAMENTI I GJEODEZISË ka të paktën, që në 2015, në kuadër të disa projekteve ERASMUS+ (GEOWEB, BESTSDI, GEOBIZ, SmartWB) ka përshtatur dhe përmirësuar kurrikulat universitare bazuar në ekspertizën e

    – Royal Institute of Technology (KTH), Stokholm, Suedi;
    – University of Leon (ULE), Ponferrada, Spanjë;
    – Vienna University of Technology (TUW) Viena, Austri;

    – Catholic University of Leuven; Belgjikë;
    – University of Zagrebit, Kroaci;
    – Bochum University of Applied Sciences, Germany;

    – University of Natural Resources and Life Sciences, BOKU, Austri;
    – Norwegian University of Life Sciences, Norvegji;
    – Universidad Rey Juan Carlos, Madrid, Spanjë;
    – Technische Hochschule Ostwestfalen-Lippe, Gjermani.

    Aktualisht Kurrikula e studimeve të ciklit dytë “Master shkencor në Gjeodezi” është 100% sipas standardeve të Universiteteve të Evropës, ndërsa kurrikula e studimeve të ciklit të parë “Bachelor shkencor në Gjeodezi” pavarësisht përmirësimeve ka përsëri nevojë për përmirësime të mëtejshme!

    BILBIL NURÇE Assoc. Prof. PhD

    Drejtues i Departamentit të Gjeodezisë (që Shkurt 2024) I Head of the Department of Geodesy (since February 2024)
    Universiteti Politeknik i Tiranës I Polytechnic University of Tirana
    Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit I Faculty of Civil Engineering
    Rruga “MUHAMET GJOLLESHA“ Nr. 54, 1023 I Str. “MUHAMET GJOLLESHA“ No. 54, 1023
    Tiranë, Shqipëri I Tirana, Albania
    ***********************************************************
    Email: [email protected], [email protected]
    Mob: +355 68 20 69 259

    Reply
  • Pensionisti says:
    July 22, 2025 at 1:22 pm

    Humor vere!Pas arrestimit te mbi njezet profesoreve e punonjesve ilb,tani Bardhemi paska ba hatane,e cileson liceisti sukses ne bujqesi!?

    Reply
  • BILBIL NURÇE says:
    July 22, 2025 at 1:31 pm

    UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS, FAKULTETI INXHINIERISË SË NDËRTIMIT, DEPARTAMENTI I GJEODEZISË ka të paktën, që në 2015, në kuadër të disa projekteve ERASMUS+ (GEOWEB, BESTSDI, GEOBIZ, SmartWB) ka përshtatur dhe përmirësuar kurrikulat universitare bazuar në ekspertizën e

    – Royal Institute of Technology (KTH), Stokholm, Suedi;
    – University of Leon (ULE), Ponferrada, Spanjë;
    – Vienna University of Technology (TUW) Viena, Austri.

    – Catholic University of Leuven; Belgjikë;
    – University of Zagrebit, Kroaci;
    – Bochum University of Applied Sciences, Germany.

    – University of Natural Resources and Life Sciences, BOKU, Austri.
    – Norwegian University of Life Sciences, Norvegji;
    – Universidad Rey Juan Carlos, Madrid, Spanjë;
    – Technische Hochschule Ostwestfalen-Lippe, Gjermani.

    Aktualisht Kurrikula e studimeve të ciklit dytë “Master shkencor në Gjeodezi” është 100% sipas standardeve të Universiteteve të Evropës, ndërsa kurrikula e studimeve të ciklit të parë “Bachelor shkencor në Gjeodezi” pavarësisht përmirësimeve ka përsëri nevojë për përmirësime të mëtejshme!

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 22, 2025 at 1:49 pm

    Mos doje te thoshe “asnje Universitet ne Bote”?
    Ate qe i ka bere Rama Shqiperise nuk ja ka bere as serbi, as turku e as gjermani

    Reply
  • Ppsh says:
    July 22, 2025 at 2:04 pm

    Po ato 110 milion eurot qe BE dha per bujkun shqiptar i gjetet ku shkuan?
    Sepse BE per ata para po mendon te leshoje urdher arreste per llogari te vet meqe qeveria jone po i fsheh
    Po me ate universitetin e deleve çu be?

    Reply
  • Asnjëansi says:
    July 22, 2025 at 2:14 pm

    Aldrimp , po ti e di mirë çdomethënë të shash Ramën si ç’bën ti prej vitesh . Do të thotë që Rama të marrë gjithmonë e më tepër mandate . Provo një tjetër metodë , p.sh.t’ja hash atë të mëngjesit Ramës nja 2-3 muaj . Provoje se nuk i dihet , ndoshta Rama rrëzohet .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
  • Familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane, Prokuroria e Romës nis hetimet për vrasje nga pakujdesia

Komentet e Fundit

  1. Zhani Pano on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. Shqiptar on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  3. Zhani Pano on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  4. Tiranë on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Vena Carva on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?