Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati ndaj Arjan Ndojit, Alibej: Plaurent Dervishajt i kërkuan 300 mijë euro për të fshirë provat, një polic nga Elbasani na jepte informacione
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentati ndaj Arjan Ndojit, Alibej: Plaurent Dervishajt i kërkuan 300 mijë euro për të fshirë provat, një polic nga Elbasani na jepte informacione
KronikeLajmi i fundit

Atentati ndaj Arjan Ndojit, Alibej: Plaurent Dervishajt i kërkuan 300 mijë euro për të fshirë provat, një polic nga Elbasani na jepte informacione

Published: July 4, 2025
Shpërndaje

Këtë të premte në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të cilët akuzohen se kanë organizuar sulmin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Në cilësinë e dëshmitarit është paraqitur Erjon Alibej dëshmitari i drejtësisë.

Dëshmia e Erjon Alibejt: 

- Publicitet -

“Gjatë vitit 2019 kam jetuar në Elbasan. Plaurent Devishajn e njoh, Julian Meçajn jo.

Dervishajn e njoh se ma ka mundësuar një takim me anë të një shoku të ngushtë asaj kohe.

Di që ka një fabrike cigaresh në Librazhd. Plaurenti ka qenë bashkë me një shokun e tij, mbase mund të ketë qenë një Çekiçi që kam pa në televizor.

Në atë kohë kam qenë në kërkim. Në atë kohë Arben Laze ka pasur një “Tuareg”, më ka marrë dhe jam ulur mbrapa, kam shkuar te fabrika e cigareve. Kur kam dalë që kemi mbaruar drekën jemi takuar bashkë, Plaurenti ka pasur një “BMW” të blinduar.

Edmond Çekiçin nuk e njoh, por e kam dëgjuar në media. Me Plaurentin kam diskutuar për hallet që më kishin rënë. Arsyeja e takimit ishte për të më ndihmuar se kush ishin personat që kishin sulmuar familjen time.

Plaurentin e thirrnin “Lenti”, thërritej si shoku. Në atë kohë kam pas “Encrochat” pastaj me “Sky ECC”. Plaurenti përdorte emrin “Barcelona”, por edhe “Ghost”.

Në lidhje me atentatin ndaj Plaurentit i kam çuar të dhëna për ngjarjen.

Mbaj mend që me thonin se atentatin ja kishin bërë Lul Berisha, edhe i thashë Plaurentit “gjykoje vetë”.

Plaurentit i kam dërguar një foto të një personi me mbiemrin Kabashi dhe e kishte shtëpinë në Durrës.

Kam pasur një punonjës policie në Elbasan që më ndihmonte për këto të dhëna.

Me këtë punonjës komunikoja me “Encrochat” dhe e paguaja. Rimbushjen e bëja unë 600 euro.

Redjan Rrajën e kam dëgjuar në televizor, nuk e kam pas njohur. Kam bërë një bisedë me Plaurentin për Redjanin. Plaurenti lëvizte shpesh Holandë – Durrës, etj.

Mbas atentatit të Ndojt ishte Plaurent Dervishaj dhe kisha biseduar me të për këtë ngjarje.

Pasi iu bë sulmi ndaj Ndojës, personat që kishin bërë atentatin kishin lënë prova, syze, etj.

Bisedë e sipër i them Plaurentit “pse ndodhi kështu?”. “Po pres një përgjigje për t’i fshirë provat”, – më thotë Plaurenti. Më kanë kërku 300 mijë euro për të fshirë provat e atentatit.

Po diskutoja me Plauretin se prokurori Ndoja shkonte te një lokal në Gjirë të Lalzit. Fliste që ka marrë vesh info dhe po përgatiten për ta goditur Prokurorin me sniper nga një mal në distance.

Kurse Rrumin nuk e llogariste fare Plaurenti. Thoshte “është mbyll në shtëpi”. Ai hallin e kishte te prokurori.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Vl says:
    July 4, 2025 at 10:19 am

    Skuptova gje un ku ishin deshmit e keti me prova.
    Keto jan muhabete kafeje Hahaha

    Reply
  • SPAK says:
    July 4, 2025 at 11:54 am

    Arjan Ndoja eshte nje kriminel prokuror si shumica e atyre qe ne kohen e Saliut e ne vazhdim! Atentati u be kunder prokurorit! Saliu e zgjodhi deputet! Njelloj si bejleri me mbiemer turk por grek?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • EMRAT: Konflikt me armë mes fqinjëve në Shkodër, dy të arrestuar dhe një në kërkim
  • BE-ja propozon planin për integrimin gradual, çfarë përfitojnë vendet kandidate
  • A mund të bëhet një protestë destinacion turistik?
  • “E pranoj plotësisht”, Rama publikon mesazhin me kërkesa të qytetarit: Dorëhiqu në 2030
  • VIDEO: Qytete të rrafshuara dhe njerëz nën rrënoja, rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Dordolecët e Propagandës
  2. demo on Dordolecët e Propagandës
  3. E'them Suma on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Dudumi on Dordolecët e Propagandës
  5. Goni on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?