Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentati në “Don Bosko”, Vocaj jep detaje: Tre autorët qëlluan nga makina
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Atentati në “Don Bosko”, Vocaj jep detaje: Tre autorët qëlluan nga makina
AktualitetKronike

Atentati në “Don Bosko”, Vocaj jep detaje: Tre autorët qëlluan nga makina

Published: September 3, 2024
Shpërndaje

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë detaje nga vendngjarja për atentatin në “Don Bosko” ku u plagosën dy persona.

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi ishin ulur në lokal duke pirë kafe, kur u qëlluan të paktën 7 herë me armë zjarri. Atentati ndodhi rreth orës 14:15 minuta të kësaj të marte, në zonën e Don Boskos në Tiranë. Nga të shtënat të dy personat në fjalë mbetën të plagosur.

Sa i përket autorëve, Vocaj zbuloi se tre kanë qenë personat që morën pjesë në këtë atentat, mes tyre edhe shoferi.

- Publicitet -

Ata udhëtonin me makinë dhe sipas Vocajt, hapën zjarr pa zbritur nga automjeti.

“Mendohet se ka në qenë tre persona, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit. Nuk janë gjeture sende të jashtëligjshme te të plagosurit. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Ne kemi pamje filmike të mënyrës sesi ka ndodhur ngjarja dhe kemi krijuar ide mjaft të qartë të dinamikës së ngjarjes. Autorët kanë hapur zjarr nga makina është probabilitet i madh që të kenë qenë të maskuar.”

Vocaj deklaroi se në territorin e komisariatit Nr.5 është gjetur e djegur një makinë që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

“Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznese dhe ato publike. Në territorin e Komisariatit Nr. 5 është gjetur një automjet i djegur, që ka përputhshmëri me atë të përdorur nga autorët, janë identifikuar targat që nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet, janë sekuestruar 7 gëzhoja të qitura nga një armë zjarri e tipit të papërcaktuar ende. Në automjet është gjetur edhe një armë zjarri që po ekzaminohet nga grupi hetimor”, deklaroi Vocaj.

I pyetur nga gazetarët se cila është lidhja midis Kastriot Elezit (45 vjeç) dhe Ronaldo Metushit (22 vjeç), Vocaj tha se ka një lidhje shoqërore midis dy të plagosurve.

“Ishin në të njëjtën tavolinë. Kemi evidentuar që kanë vetëm lidhje shoqërore. I riu nuk është kamerier, kanë qenë duke pirë kafe në verandën e këtij lokali. Për objektivin do të përcaktohet nga hetimi. Të paktën njëri prej tyre ka precedentë kriminalë, por ne jemi duke hetuar për background-in që të plagosurit kanë dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë.”

Vocaj nuk konfirmoi se kush kishte qenë objektivi i këtij atentati, megjithatë ai tha se po analizohet e shkuara e të plagosurve dhe se njëri prej tyre është me precedentë penalë.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Kastriot Elezaj, i cili ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ai mësohet se është ekstraduar nga vendi ynë drejt Italisë dhe pasi ka përfunduar dënimin është rikthyer në Shqipëri.

Sa i përket 22-vjeçarit Metushi ai nuk rezulton të ketë precedentë penalë.

I riu ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa 45-vjeçari është plagosur në kraharor. Të dy ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë
  • Heqje patente dhe gjoba të majme: Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor
  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s

Komentet e Fundit

  1. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  2. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  3. Vl on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Vl on Ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës shpallet në kërkim pas një incidenti në Dhërmi
  5. Dashi on Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?