Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokatët e Veliajt: Një procedim penal po shndërrohet në gjyq publik përmes shkeljeve të ligjit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Avokatët e Veliajt: Një procedim penal po shndërrohet në gjyq publik përmes shkeljeve të ligjit
KronikeLajmi i fundit

Avokatët e Veliajt: Një procedim penal po shndërrohet në gjyq publik përmes shkeljeve të ligjit

Published: July 29, 2025
Shpërndaje

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj përmes një reagimi kanë shprehur shqetësimin për përpjekjet e përsëritura për të shndërruar një procedim penal në një gjyq publik. Sipas tyre, kjo po bëhet përmes “mediave të lidhura me SPAK” dhe shkeljeve ligjore duke zbuluar sekrete hetimore.

Më tej në reagim thuhet se drejtësia zhvillohet brenda institucioneve të drejtësisë, jo në tituj mediash ose rrjetesh sociale. Ata shprehen se dështimi i prokurorisë është i pakundërshtueshëm, pasi shtojnë jo vetëm që nuk është mbrojtur integriteti i procedurës, por është shkelur rëndë parimi i sekretit hetimor, duke e kthyer procesin në një farsë publike.

Avokatët theksojnë se Veliaj është zgjedhur nga 160 mijë votues për të drejtuar bashkinë e Tiranes dhe ende “vijon të mbahet në izolim total, nën kushte të ashpra dhe të pajustifikuara kufizuese, që e pengojnë të ushtrojë detyrën e tij si Kryetar Bashkie”.

- Publicitet -

Reagimi i plotë: 

Ne, avokatët mbrojtës të z. Erion Veliaj, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përpjekjet e përsëritura, për të shndërruar një procedim penal në një gjyq publik spektakolar përmes përdorimit të mediave të lidhura me SPAK dhe shkeljeve flagrante të ligjit, siç është zbulimi i paligjshëm i sekretit hetimor. Artikujt me porosi, të paraqitur si “zbulime ekskluzive”, nuk synojnë zbardhjen e së vërtetës, por ndërtimin e një narrative të gatshme publike përpara se çështja të provohet me fakte në një sallë gjyqi.

Këto ditë, detaje të tjera u nxorën në media, përfshirë edhe lidhur me dëshmitë e dëshmitarëve. Në një shtet demokratik dhe evropian, drejtësia zhvillohet brenda institucioneve të drejtësisë, jo në tituj gazetash, rrjete sociale apo “seriale kriminale” të prodhuara nga media të kontrolluara përmes rrjedhjeve anonime dhe të paligjshme. Edhe më shqetësuese është fakti që këto rrjedhje ndodhin gjatë fazës së hetimeve paraprake, e cila është nën mbrojtjen e detyrueshme të organit që e administron, prokurorisë. Pikërisht këtu dështimi është i pakundërshtueshëm: jo vetëm që nuk është mbrojtur integriteti i procedurës, por është shkelur rëndë parimi i sekretit hetimor, duke e kthyer procesin në një farsë publike.

Ne po dokumentojmë çdo akt që jo vetëm shtrembëron këtë procedim penal, por që gjithashtu cenon rëndë rendin kushtetues dhe standardet evropiane të drejtësisë mbi të cilat mbështetet rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo çështje përfaqëson një regres të dallueshëm dhe të dëshpëruar drejt një epoke parademokratike.

Z. Veliaj është Kryetari legjitim dhe i zgjedhur në mënyrë demokratike i Bashkisë së Tiranës, i votuar nga mbi 160,000 qytetarë. Megjithëse të drejtat e tij, si edhe ato të qytetarëve që ai përfaqëson, mbrohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ai vijon të mbahet në izolim total, nën kushte të ashpra dhe të pajustifikuara kufizuese, që e pengojnë të ushtrojë detyrën e tij si Kryetar Bashkie. Ne jemi të bindur se kur kjo ndjekje penale të vihet përballë një organi të paanshëm gjykimi, ajo do të shembet dhe do të zbulohet për çfarë është në të vërtetë, një ndjekje penale që ka kthyer mbrapsht në mënyrë thelbësore përparimin e Shqipërisë drejt përputhjes me standardet evropiane të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, duke u mohuar njëkohësisht qytetarëve të Tiranës shërbimin e Kryetarit të tyre dhe duke shkaktuar dëm të madh për Tiranën dhe qytetarët e saj.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Asd says:
    July 29, 2025 at 12:35 pm

    E po ai publikun ka vjedhur…prandaj procesi publik do te jete.

    Reply
  • ILIR says:
    July 29, 2025 at 5:43 pm

    Bejini hyzmet o avoketer se ai ka para me bollek.Per te cvatur avoketet ne Shqiperi jane kampione,ne fund te fundit paraja e haramit ashtu yu shkoje,per avokater e doktore.

    Reply
  • SPAK says:
    July 29, 2025 at 6:42 pm

    SHkrijeni SPAK rre zikon shume Shqiperia me fshatare nga Dibra apo me OLSER dhe Bani’era!

    Reply
  • NATO says:
    July 30, 2025 at 2:19 am

    Kjo Drejtoresha e TKOB tregon presionet e Ajoles per te nenshkruar akte te paligjshme,Ay Besnesmeni Abule tregon qe parate qe ju kapen ne kasaforte Ajoles nuk ishin te tijat,por u detyrua nga presioni saj te genjeje.Kryefinancierja e zogut Harabel,Kondakciu,ka zbardhur gjithe skemen e perfitimeve,nga Bashkia tek Harabeli,,Cfare te beje SPAKU?
    Perse i versulen SPAKUT avokatet?Dhe nuk ka dale llokma e madhe e Inceneratoreve dhe kopilave 5D!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?