Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokatët e Veliaj godasin akuzën fals mbi sponsorizmet e OJF që merren me veprimtari kulturore nga Bashkia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Avokatët e Veliaj godasin akuzën fals mbi sponsorizmet e OJF që merren me veprimtari kulturore nga Bashkia
KronikeLajmi i fundit

Avokatët e Veliaj godasin akuzën fals mbi sponsorizmet e OJF që merren me veprimtari kulturore nga Bashkia

Published: February 17, 2025
Shpërndaje

Grupi i mbrojtjes së kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj I ka kërkuar Gjykatës së Apelit në Tiranë të konsideroj të paligjshëm masën e arrestit duke i atribuar personit nën hetim Erion Veliaj, veprën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Prezumohet që z. Erion Veliaj ka favorizuar persona juridikë dhe administratorë të tyre që po hetohen për nenin 245 të Kodit Penal, pasi paskan përfituar padrejtësisht fonde apo punë publike nga Bashkia Tiranë, por ka një mungesë totale të provueshmërisë së këtij fakti penal të pretenduar, duke ia atribuar këtë akuzë në nivel aludimesh, të pamjaftueshme edhe për standartin që kërkohet në lëndë mase sigurimi, atë të dyshimit të arsyeshëm, i cili rezulton të jetë i pabazuar në prova. Të hetuarit mohojnë çdo element kundërligjshmërie përgjatë aktivitetit të tyre lidhur me Bashkinë Tiranë dhe në tërësi vepra penale e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal nuk formësohet në asnjë prej elementeve të saj.

Në të njëjtën nivel paprovueshmërie rezulton edhe fakti tjetër që z. Veliaj i atribuohet, firmosja e disa urdhrave të shpenzimeve për projekte artistiko-kulturore të financuara nga Bashkia Tiranë, ku përfitues paraqiten disa OJF apo shoqërive me përgjegjësi të kufizuar që organi i akuzës i paraqet si të zotëruara në mënyrë indirekte nga znj. Xoxa dhe familjarë të saj.

- Publicitet -

Sqarojmë Gjykatën e Apelit se për këtë fushë të aktivitetit të Bashkisë Tiranë, aktiviteteve kulturore, artistike, rinore e sportive, prej vitit 2016 e në vijim, Këshilli Bashkiak si organ përfaqësues i Bashkisë Tiranë, ka vendosur që të miratojë ngritjen e një Këshilli Artistik-Kulturor, në përbërje të të cilit janë 9 anëtarë emra të shquar të jetës artistike, kulturore e sportive të vendit. Është pikërisht ky këshill organi kolegjial që vendos për miratimin e projektit konkret që do të financohet nga Bashkia Tiranë.

Ajo që vlen për t’u theksuar është roli i z. Erion Veliaj, i cili prej vitit 2018 sipas urdhrit Nr.31086 datë 15.08.2018 “Për delegimin e kompetencave”, ka urdhëruar delegimin e kompetencave të tij tek zëvendëskryetari i Bashkisë për çështjet që lidhen me nënshkrimin e urdhrave për mbështetjen financiare të projekteve artistiko-kulturore të Këshillit Artistiko-Kulturor, për firmosjen e kontratave apo akteve të nevojshme me subjektet apo organizatorët që realizojnë projekte të tilla etj. Pra shumë vite më parë nga data e fakteve objekt hetimi, z. Veliaj ka ndërmarrë hapa konkrete për të deleguar këtë sferë veprimtarie të Bashkisë Tiranë tek një organ kolegjial apo zvkryetari i bashkisë. Dijenia e tij për përfituesit e këtyre projekteve duhet të provohet, jo të prezumohet.

Organi i akuzës dhe Gjykata e Posaçme nuk kanë treguar  asnjë kujdes për të “kuptuar’  sesi arrihet deri në momentin e nënshkrimit të urdhrit të shpenzimit nga z. Veliaj. OJF-të që kanë përfituar pagesa nga Bashkia Tiranë fillimisht paraqesin një projekt të propozuar prej tyre, aplikim i cili shoqërohet me një preventiv të punëve që do të kryhen. Ky projekt duhet të miratohet me vendim nga Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Tiranë, më pas zëvendëskryetari i Bashkisë, nënshkruan akt-marrëveshjen me OJF-në aplikuese, e cila lëshon faturën tatimore në zbatim të sa më sipër, situacion për kryerjen e punimeve etj. Këto punë e projekte janë kryer realisht, faturat pasqyrojnë shpenzime dhe vlera konkrete të kaluara në rrugë bankare, të cilat nuk mund të serviren si vlera që përbëjnë përfitim të parregullt.

Vetëm pas kryerjes së këtyre procedurave që zgjasin disa muaj, nga tre nëpunës të rolit regjistrues, zbatues dhe një nëpunës thesari, hartohet urdhri i shpenzimit për projektin kulturor konkret të financuar nga Bashkia Tiranë, bashkalidhur gjithë dokumentacioni i sipërcituar, e në vijim ky urdhër shpenzimi i paraqitet për nënshkrim z. Erjon Veliaj, i cili ka për detyrë funksionale nënshkrimin e akteve të tilla, në cilësinë e organit ekzekutiv të njësisë vendore. Asnjë kujdes nuk ka treguar organi i akuzës apo Gjykata në sqarimin e këtyre momenteve, veçanërisht në qelizat e urdhrit të shpenzimit ku pasqyrohen të dhënat për kreditorin përfitues, ku përveç emrave të OJF-ve përfituese, nuk ka asnjë detaj mbi zotëruesit e tyre. Edhe në këtë drejtim, z. Veliaj i është atribuar një fakt penal nën doza të thella paragjykimi, pa asnjë provë që e implikon atë në veprimtari korruptive.

Ndaj vlerësojmë se edhe fakti penal që referon tek neni 287 i Kodit Penal i atribuohet padrejtësisht z. Veliaj, me qëllim rëndimin e pozitës së tij në një procedim penal ku ai, në thelb nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi penale, për shkak se vepra penale nga e cila dyshohet se gjererohen të ardhura (neni 260 i Kodit Penal), mbetet në një nivel paprovueshmërie totale. Neni 287 i Kodit Penal nuk është një vepër penale formale e nuk mund t’i atribuohet asnjë personi bazuar në prezumime, pasi organi i akuzës i ka patur të gjitha mundësi që përgjatë këtij afati kohor Korrik 2023 – Shkurt 2025, të administronte të dhëna shkresore e të servirte provueshmërinë e faktit penal mbi një bazë shkencore, siç mund të ishte kryerja e një akti ekspertimi kontabël, e më pas të konkludonte nëse ka të dhëna për pastrim të produkteve të veprës penale apo jo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Rroft Luli says:
    February 17, 2025 at 5:48 pm

    Avoketër,kot mundoheni!
    Veliaj nuk lirohet.

    Reply
  • Aldrinp says:
    February 17, 2025 at 6:09 pm

    O dhiaret e Dites.
    Akuze, eshte gjini femerore. Ne gjuhen shqipe gjinia femerore merr ndajfoljen ose mbiemrin ne gjinine femerore.
    Pra, akuza, me aaaaa ne fund, trajta e shquar, eshte Falseeeeee, me e ne fund.
    Fals, apo fallc, apo false, nuk eshte fjale e rregullt e gjuhes shqipe.
    Pra, ketu fillon pasqyrimi i injorancise te papranueshme te shtypit dhe grupit te mender avokateve.
    Pastaj, ku e ka gjetur grupi i avokatise fjalen “formesim”
    NE shqip eshte fjala -folja, formoj. Dhe si pasoje e kesaj folje kemi fjalen formim. Vjen nga fjala forme
    Ku e gjeti kaq pasion per artin qe Veliaj personalisht ngre nje Keshill Artistik, i cili firmos qe parate e Bashkise ti shkojne Ajoles?
    Sikur kishim nje Ministri Kulture, qe nga shpik {Pickat e Vogla te Butrintit
    Dhe, kemi dhe artedashesin e papermbajtur Erjon qe krijon OJqte e Ajoles te marrin leket nga Keshilli Artistik i Erjonit.
    Kjo nuk fare prove e sakte, as e “formesuar”, Kaq ju thote mendja kopaneve te Erjonit

    Reply
  • Aldrinp says:
    February 17, 2025 at 6:22 pm

    Pjese nga dosja e prokurorise:
    “Në dosje përmendet një nga kontraktorët më të mëdhenj në Shqipëri, Fusha shpk. Në një rast, dy avokatë të punësuar nga The Partners Law kanalizojnë rreth 13,000 euro nga Fusha drejt Harabel, vetëm disa ditë pasi Fusha merr një pjesë të fondeve bashkiake për rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej, një projekt që tashmë i ka kushtuar publikut shqiptar gati 19 milionë euro përmes një sërë tenderash të dyshimtë. Përmes të njëjtave fatura fiktive, Fusha gjithashtu i paguan drejtpërdrejt njërin nga avokatët e The Partners Law, duke mbuluar në thelb pagën e tij për disa muaj.”

    Reply
  • capi says:
    February 17, 2025 at 7:47 pm

    Ore na ndihmoni te kuptojme, kjo gjykate bene vleresimin e provave nese jane falso ose jo?Apo kerkesa eshte te vleresohet masa e sigurise?

    Reply
  • info analitike says:
    February 18, 2025 at 7:59 am

    Shokë të Ditës po ky gjyqtar e ka shpallur 3 herë të pafajshëm Veliajn. Po atëhere kish gjasa për prova të rreme? Jo kështu shokë, jo kështu, se na gajasët me këtë logjikë militantësh! Ju merreni me gjyqtarin prokurorin e jo me atë që vodhi lopën!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?