Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Avokati që e ka mposhtur dy herë SPAK-un e quan Dumanin “adoleshent profesional”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Avokati që e ka mposhtur dy herë SPAK-un e quan Dumanin “adoleshent profesional”
Lajmi i funditopinion

Avokati që e ka mposhtur dy herë SPAK-un e quan Dumanin “adoleshent profesional”

Published: August 1, 2025
Shpërndaje

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur dje për rastin “Gëllçi” në Strasburg, duke thënë se “Avokatura e Shtetit nuk na njoftoi”.

“Në Strasburg kanë shkuar informacione të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar” – tha Dumani.

Sipas avokatit Dorian Matlija te kjo deklaratë ka dy probleme, një të vogël e një të madh.

- Publicitet -

Matlija është i vetmi jurist që ka fituar dy çështje brenda një kohe të shkurtër me Prokurorinë e Posaçme. Bëhet fjalë për rastet Gëllçi dhe Qyno, të dy të lidhur me median. Matlija edhe më herët ka mbrojtur çështje të lidhura me gazetarët.

Më poshtë, reagimi i avokatit në fjalë pas deklaratës së kreut të SPAK:

“… Problemi i vogël është që Altin Dumani, pa ndonjë nevojë, njollos pa të drejtë një individ, duke hedhur idera se ka gënjyer në Strasburg. Ai thotë se Thoma Gëllçi është arrestuar. Po, sigurisht që është arrestuar, sepse kishte një urdhër arresti me vendim gjykate, por problemi është te mënyra e arrestimit. Si u arrestua? Duke e ndjekur këmba këmbës me vrap, apo duke e ndjekur me makinë si nëpër filma? Apo duke dalë nga kufiri në moment të fundit? Apo i shkuan në shtëpi dhe i vunë prangat aty?

Thoma Gëllçi telefonoi vetë oficerin e policisë gjyqësore dhe i tha që ishte i gatshëm të vetëdorëzohej te policia. Dhe këtë shkoi e bëri, pavarësisht urdhërit të arrestit të nxjerrë nga SPAK. Është nonsens për një jurist që të bëjë batuta të tilla sikur Thomai paska thënë që është dorëzuar vetë, mundësisht duke kërkuar të arrestohet pa ndonjë urdhër arresti…

Por le ta lëmë këtë detaj mënjanë sepse ky është problem i vogël që Thoma Gëllçin nuk e nxin dot për sa kohë në Strasburg nuk shkuan vetëm fjalët e Thomait, por edhe dosja e gjyqit. Dhe Strasburgu ka një seksion të tërë juristësh shqiptarë që dinë të lexojnë shqip dhe nuk ndodh të bëjnë gabime kur i përkthejnë dokumentat për gjyqtarët e Strasburgut.

Problemi i madh këtu është që Dumani nuk ka nxjerrë leksione nga vendimet e gjykatave supreme për të drejtat e njeriut, siç është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Strasburgut, të paktën në ato raste që unë i kam ndjekur vetë.

Por, përpara se ta shpjegoj këtë, po bëj një parantezë të vogël këtu.

Fazat e jetës profesionale i ngjajnë shumë fazave të jetës së njeriut si qenie. Në fillim të jetës, kur jemi fëmijë, shumë gjëra nuk i dimë, kemi pasiguri dhe duam mbështetje e mbrojtje nga prindërit. Edhe në fillimet e karrierës, profesionisti është i pasigurtë, ka paqartësira, frikëra, ka nevojë për kujdes dhe mentorim.

Pastaj vjen faza e dytë, ajo e adoleshencës, ku njeriu merr kot, i duket vetja se i di të gjitha, bëhet trim dhe mendjemadh. Edhe adoleshenca profesionale është e tillë, ku profesionisti kujton së tashmë ia mori dorën punës, i mësoi çfarë i duhej dhe flet me sigurira, por njëkohësisht këput edhe broçkulla që vetë i duken si mençurira.

Në fazën e pjekurisë pastaj, njeriu mëson që gjërat janë shumë më të komplikuara dhe bëhet më i përulur e më i kujdesshëm, më i matur dhe më i mençur. Kështu edhe profesionisti i pjekur, mëson leksionin bazë “sa të rrosh do mësosh”.

Altin Dumani, me këtë deklaratë për Gëllçin, më ngjau në fazën e adoleshencës profesionale, që i duket vetja se nuk ka çfarë të mësojë nga Strasburgu, përkundrazi është Strasburgu që duhej të mësonte ca fakte prej tij. Nëse do ishte i matur do thoshte: “Rastin Gëllçi e kemi studiuar dhe kemi nxjerrë leksionet për gjërat që nuk duhet t’i bëjmë më”.

Dhe vërtet që aty Strasburgu i tha troç që nuk arreston dot njerëz sepse ke dyshime që do arratisen, pa pasur prova. Për më tepër, do i ndalosh daljen jashtë shtetit dhe jo të kërkosh burgosjen.

Strasburgu i tha troç që edhe kur thua që personi do rrezikojë provat, duhet të thuash edhe se cilat prova do mblidhje, pse janë të rëndësishme ato, pse nuk i mblodhe dot për dy vjet e kusur hetime, çfarë vlere do kishin ato kundër Gëllçit, që të duhej kaq shumë ky arresti, kur Gëllçi nuk ishte më as drejtor, por një qytetar i thjeshtë.

Strasburgu i tha që arrestimi nuk duhej bërë fare, dhe pavarësisht se  u vetëdorëzua, kjo nuk ka rëndësi për sa kohë arrestimi ishte i paligjshëm.

I nxori leksionet e duhura Dumani, që mos kërkojë arrestime kot, për hir të bravadove institucionale të SPAK në lajmet e darkës? Më duket se jo, sepse edhe sot ai po flet për detajin më të parëndësishëm të asaj dosjeje, për të cilën Strasburgut nuk i luan asnjë gram në peshore. Si të ishte arrestuar me bujë si nëpër filma, apo si të ishte dorëzuar vetë, kjo është pesë me hiç për argumentat bazë që e bënë atë çështje të fituar nga Gëllçi.

Kjo çështja e vetëdorëzimit, në këtë rast ka vlerë vetëm për diletantizmin e Dumanit që nuk ngurron ta transformojë për gazetarët duke harruar që këto deklarata i ndjek edhe publiku i specializuar, si ne avokatët për shembull.

Dumani nuk nxori leksione as nga vendimmarrja e OKB-së dhe Gjykatës Kushtetuese për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Edhe sot që flasim, SPAK refuzon të fshijë të dhënat e marra nga telefonat e gazetarit, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e tha troç “të asgjësohen të gjitha të dhënat e marra”.

Mirëpo, ky “profesionisti adoleshent”, për më keq nuk ka në dorë drejtimin e një zyre private, të vogël sa një biçikletë që nuk aksidenton dot njeri, por ka në dorë levat e komplikuara të një makinerie shumë të rëndë shtetërore si SPAK. Ai, me bindjen se i di të gjitha dhe me vrullin e vetëbesimit, i këputi ca broçkulla e të pavërteta te OKB, për të cilat mua sinqerisht që më erdhi turp nga përfaqësimi i shteti tim, pavarësisht se më interesonte ta fitoja atë gjyq.

Ashtu siç SPAK foli vetë edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe jo Avokatura e Shtetit, e prapë edhe aty u thanë ca gënjeshtra me shkrim para gjykatës më të lartë shqiptare për Elton Qynon. Edhe aty më erdhi turp. Dhe të mendosh që rasti Qyno erdhi pas rastit Lapsi, ku u mor vesh që nuk kishte mësuar asgjë as nga rasti Lapsi.

Jemi shumë që presin që Dumani të rritet, t’i hapet pak mendja dhe të kuptojë që kur flasin gjykatat supreme të të drejtave të njeriut, ai, me parimin “sa të rrosh do mësosh”, të marrë lapsin e të mbajë shënim leksionet e reja të jetës profesionale, që mesa duket ato gjykatat e ulëta, duke vendosur “afërmendsh” siç kërkon ai, nuk kanë ç’ti mësojnë por vetëm sa i llastojnë egon e fazës së adoleshencës profesionale.

Për momentin, shumë mirë që Avokatura e Shtetit nuk e pyeti për çështjen e Gëllçit në Strasburg, se do më kishte ardhur turp edhe aty për shtetin tim si te rasti i Qynos para OKB-së…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    August 1, 2025 at 11:42 am

    Nuk kam asnje lloj njohurie per kodin civil,penal,administrativ,nderkombetar etj.
    Po ky Dumani or ti avokat,po i kap korrupsionistat ne cark. Kaq di daja.

    Reply
  • SPAK says:
    August 1, 2025 at 1:49 pm

    SHume e sakte! Altin Dumani eshte nje adoloshent qe nuk e kontrollon dot veten,dridhet si femije kur flet me emocione te medha!

    Reply
  • Tanush says:
    August 1, 2025 at 4:53 pm

    Me sa di une nga ajo qe kame lexuar ne ceshtjen Gellci, gjykata e Stasburgut nuk u prononcua nese Gellci eshte i pafajshem. Thjest u prononcua se arrestimi dhe mbjatja nen arrest gjate fazes se hetimit nuk ishte e nevojshme.. Gellci mund te ishte hetuar ne gjendje te lire se nuk isht rrezik se prishte provat ose latgoherj. Kjo nuk gjykate nuk tha qe Gellci ushte i pafajshem.
    Ndoshta avokati ka cuar ne Starsburg vetem ceshtejen e hetimit dhe arrestimit dhe ndoshta ka fituar ne kete rast. Por nuk ka vendim the gjykates se Strasburgut te thote nese denimi i dhene Gellcit ishte padrejte.

    Ka gabim Dumani per mbjatejn nen arrest ne menyre te paligjshme gjate hetimit

    Prokuroria shqiptare mban ne gjendje arresti d shume persona gjate fazes se hetimit ne menyre te padrejete, por ky eshte ligji shqiptar ne kete rast, i cili nuk eshte shume i qarte, dhe prokuroria abuzn duke kerkuar arrestinf. Se dyti prokurori e kerokn arrestimin dhe mbajtejen ne arrest, por vendimin e jep gjykata. Pra fajtor nuk eshte Dumani por gjykatat qe e japin vendimin. Pra gabimi eshte me gjykaten shqiptare dhe jo Dumanin, ci cili mund te jete i nxituar ne kerkesat e tij.

    Ne te njeten menyre u arrestuan dhe po mbahen nen arrest Ilir Meta dhe Erion Veliaj. Edhe Ilir Meta mund te shkoj ne Strasburg neser dhe te thote qe arrestimi dhe mbajtja e tij nen arrest gjate fazes se hetimit ishte e padrejete dhe gjykata e Strasburgut mund ti jape te drejte.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 1, 2025 at 5:45 pm

    SPAK ME NË KRYE DIBRANIN A.DUMANI VDIQ,TË RROJNË ATA QË E REKOMANDUAN & E ZGJODHËN KRYESKAPIST.!
    TË MOS ZGJIDHET MË KAPADAIU DIBRAN.
    Dosjen e 21 janarit po e mban në sirtar ndonse ka detyrim NDËRKOMBËTAR.
    Po kështu,Dosjen e GËRDECIT me 27 të vrarë.? TURPI SPAK,GJKKO që u ka hequr brekët Saliu 92.!

    Reply
    • TRENI says:
      August 1, 2025 at 8:01 pm

      O Ethem, o bytheqire muti, o bythelepires i qelbet, o mut muti, po si te le perendia gjalle ty mor hale.

      Reply
  • Lindi says:
    August 1, 2025 at 6:14 pm

    Tanush, ky zotria flet si profesionist, pra drejtësia duhet të reagojë, të mësojë nga endimet e gjykatave superiore. Nuk është e vogël të cosh një person në paraburgim, ta largosh nga puna e familja, ti heqësh lirinë, ta çosh në një biruc. Njerzit e drejtësisë janë shkolluar e trajnuar për të bërë drejtësi dhe duhet té jenë të përgjegjshëm në punë. Ndryshe të largohen për paaftësit e tyre që u kushtojnë të tjerve.

    Reply
  • demo says:
    August 1, 2025 at 7:55 pm

    SPAK ESHTE GARANCI E DREJTESISE/
    \Ore ju kodosher,po luani Cfare uji i dhe gomarit?Kur SPAK nuk arrestoi Arben Ahmetaj dhe Ai u arratis ne Zvicer,thonit pse nuk e arrestoi,,Kur SPAK arreston Erion Veline dhe Ilir Meten,pa i lene te arratisen dhe prishin provat,thoni Pse i arrestoi?
    Po ai Ilir Meta eshte kapur me ze e figure duke bere presione,,jo ta lesh ne gjenfje te lire,Erion Veliaj,per dy minuta i rrembeu celularin policit,si u likan keta ne gjende te Lire?????
    Altin Dumani je djale i ndershem me cipe ne faqe.Mos shiko surreterit e hajduteve dhe AVOKATERVE,.Shiko Ligjin se me Drejtesine je ne rregull.Me keta surreter banditesh ,per keta duhet te jesh armik.Ka marre parate te Thoma Gellci ky.Jo pak por 2,7 miljon Euro te TVSH.

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    August 1, 2025 at 11:58 pm

    Keto dite lexova nje akuze te Olsi Dados per ceshtjen Veliaj. Xoxa thoshte akuza ka marre 16 mije dollare nga Ambasada amerika per nje projekt kulturor dhe ka harxhuar nja 5 mije , ndersa te tjerat i ka mbajt per vete.Pra kane hetuar nje financim nga Ambasada amerikane. Uroj te mos caktojne eksperte financiare per te hetuar si ndan Ambasada ndihmat ne projekte Gjithsesi rasti i mesiperm tregon nje aftesi profesionale zero.Nuk mund te hetojne kete financim te huaj per te akuzuar Xoxen per korupsion apo vjedhje.Kjo tregon se Dados i jañe verbuar syte ndaj Veliajt dhe kafshon cdokend pa dallim.Pervec pazotesise profesionale eshte edhe porosia e shefave te tij greke per goditjen e Veliajt.

    Reply
  • Plazhisti says:
    August 2, 2025 at 6:48 am

    Dumanit ti rruajnë koqet.
    Bjeru hajdutëve Altin se populli të mbështet. Këta të shiturit e korruptuarit janë pëopagandistë të paguar të cilëve ju janë cenuar interesat dhe hiç gjë tjetër.

    Reply
  • abdiaga says:
    August 2, 2025 at 7:17 am

    16 mije euro ja fali Ambasada Amerikane per sadaka.27 mije euro ja fali Subashi Fierit per lemoshe,nja 2 miljon Euro Bashkia Tiranes OJqirave artistike te Ajoles.120 mije euro Abule per leje Ndertimi qe ju gjeten Ajoles ne kasaforte.Edhe Meriman Palushi i dha 50 mije euro Ajoles per Leje ndertimi,shume pak,shume pak-tha Ajola.,,Pjesen tjeter do e japi kur te dale Leja ndertimit,Ky eshte kapar.E paska fajin Olsi Dado.U be Olsi Dado si djalli me cfurk,se zbuloi keto qe quhen kafe,,gjera pa rendesi,se kushedi me cfare shifrash luajne Inceneratoret,kopilat 5D,vlerat e gratacielave,qe kane bllokuar sheshet dhe lulishtet me ferra dhe gjarperinj te Tiranes. Nuk ka faj krimineli,Fajin e ka prokurori qe zbulon kriminelin!
    Po 50 mije euro lemoshe qe merr Ajola ne dite,nje punetor ndertimi nuk i merr gjithe Jeten!!!!!!!!!!!!!!!!
    Te vishet e shkreta kishte mbetur pa veshur!

    Reply
  • Arber Zajmi says:
    August 2, 2025 at 8:31 am

    Ana tjeter e kesaj historie eshte qe vete avokati terthorazi na tregon se po kalon andropauzen profesionale dhe duke ju drejtuar liderit te institucionit me te rendesishem te sistemit te drejtesise me kete lloj maçoizmi, tregon mangesi dhe renie profesionale ne aspektet me te vyera te punes se avokatit.

    Reply
  • Arbeni says:
    August 2, 2025 at 11:50 am

    Përveç Altin Dumanit prokurorët e tjerë të spakut dhe GJKKO janë të gjithë të tredhur nga sali maloku.Ata nuk kanë kurajo ta dënojnë qelbësirën e kriminelin monstër.Të gjitha ato gjyqtare vrroma që e nxorrën nga arresti shtëpiak kriminelin janë për tu futur në burg për veten e tyre për moszbatim me korrektësi të ligjit duke i bër konçensione sali qelbësit.Altin djali mos u dekurajo se çfarë grin sallatë ky avokat leshi.Mund të kesh gabuar në procedurën e ndjekur,por Th Gëllçi është hajdut e i korruptuar sepse ka abuzuar me fondet e RTSH dhënë nga buxheti i shtetit.Dënimi i tij është mëse i drejtë dhe ta mbaj me shëndet edhe largimin si drejtor i RTSH-s.Shkatërroi gjithë të korruptuarit.Aspak mëshirë për këto vemje të ndyra që janë pasuruar nga vjedhja e taksave të shqiptarëve.

    Reply
  • Piro says:
    August 2, 2025 at 5:20 pm

    Të paska trullos temperatura e korrikit, plazhist. Nuk bëhet drejtësi siç thua ti, bjeruni se populli të mbështet. Duhet drejtësi me fakte Jo populizëm. Inati i turmës nuk është fakt.

    Reply
  • Deda says:
    August 2, 2025 at 5:29 pm

    O Abdiaga turk stërturku ha mut ha .

    Reply
  • Bobi bum says:
    August 2, 2025 at 5:33 pm

    Ky kap ata qe i thote Rama, pasi kokave qe vjedhin, trafikojne dhe ngrene gradacela me yzem te krye hajdutit dhe plackitesit te pronave te shqiptareve, nuk guxon tju afrohet

    Reply
  • Bero Maze says:
    August 3, 2025 at 4:07 am

    Spartak Ngjela ka folur shumë ,dhe mjaft herë më kot.Por ka thënë një shprehje që do të mbetet historike për të tillë individë:
    “Nuk bëhet tjetri ministër pa mbushur 40 vjeç,se deri në atë moshë nuk ka plotësuar ende nevojat e tij seksuale “!
    Shprehje lapidarë për “bebusha” të cilëve u është dhënë në dorë butoni atomik…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës

Komentet e Fundit

  1. demo on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. loni on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  3. ¿? on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  4. Vili on Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  5. capi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?