Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Babagjyshi” Ilir Kupa bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon të dalë nga regjimi 41-biss
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Babagjyshi” Ilir Kupa bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon të dalë nga regjimi 41-biss
AktualitetKronike

“Babagjyshi” Ilir Kupa bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon të dalë nga regjimi 41-biss

Published: September 29, 2024
Shpërndaje

Ilir Kupa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, që e ka vendosur atë në regjimin 41-biss.

Kupa u fut në këtë regjim dhjetorin e kaluar me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja pasi në qeli iu gjetën një orë e tipit “Smart Watch”, si dhe një aparat celular.

I burgosuri Ilir Kupa, apeloi vendimin e Manjës në Gjykatën e Posaçme në 9 janar 2024. Kupa ka pretenduar se orën e kishte futur me komisionin e drejtorisë së burgjeve në ambientin ku vuan dënimin dhe e përdorte për të matur hapat.

- Publicitet -

Ndryshe pretendojnë autoritetet, të cilat kanë dyshime se i dënuari me 25 vite burg mbante kontakt me jashtë. Ilir Kupa u dënua nga Krimet e Rënda me 25 vite burg për 6 vepra penale, që kanë të bëjnë me një sërë grabitjesh.

Ilir Kupa njihet si personi që ishte pjesë e të ashtuquajturës “Bandë e babagjyshërve”, i dyshuar për një sërë grabitjesh të zhvilluara në vendin tonë.

Ndër vendet që ra pre e grabitjes ishte edhe një qendër tregtare në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak para Vitit të Ri.

Ai është një emër i njohur edhe për drejtësinë greke. Kupa u arratis me bujë nga Burgu i Trikalës në vitin 2013, duke sjellë një sërë shkarkimesh të zyrtarëve të burgut helen.

Pas arrestimit më 2014, Kupa është dënuar me 23 vite burg.

Në “Bandën e babagjyshërve” morën pjesë Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Hajdar Sefa, Mark Shpendi, Edmond Selala, Lin Kala dhe Angjelin Ndreka.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme
  • Të mbijetuarat e luftës në Bosnje shohin me dëshpërim nderimet për Ratko Mlladiçin
  • Shtetasi rus i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Mal të Zi vret veten

Komentet e Fundit

  1. demo on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  2. Dashi on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. Dashi on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. NË VEND SE TË URBANIZOHET FSHATI FSHATARIZUAN QYTETIN on Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
  5. demo on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?