Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ballkani drejt greminës”, Rusia fajëson Kurtin pas sulmit terrorist në Kosovë: Po tenton spastrimin etnik të serbëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Ballkani drejt greminës”, Rusia fajëson Kurtin pas sulmit terrorist në Kosovë: Po tenton spastrimin etnik të serbëve
KosovëKryesore

“Ballkani drejt greminës”, Rusia fajëson Kurtin pas sulmit terrorist në Kosovë: Po tenton spastrimin etnik të serbëve

Published: September 25, 2023
Shpërndaje

Rusia zyrtare ka reaguar ashpër ndaj sulmit terrorist të një grupi të armatosur serbësh në veri të Kosovës, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, përmes një deklarate është shprehur se Kurti tenton të ndezë konfliktin për të “spastruar territorin nga serbët”.

Ajo ka thënë se këto ngjarje mund ta çojnë Ballkanin “në një greminë të rrezikshme”.

- Publicitet -

Duket se retorika e ashpër e Kremlinit është në sinkron të plotë me Beogradin për t’u viktimizuar, ndonëse sulmi i djeshëm terrorist i dështuar ndaj Kosovës i nxorri zbuluar planet e tyre për të minuar jo vetëm veriun e Kosovës por të gjithë sigurinë në rajon.

“Gjakderdhja e djeshme është rezultat i drejtpërdrejtë i kursit të marrë nga i ashtuquajturi kryeministër Albin Kurti për të ndezur konfliktin dhe për të spastruar territorin nga serbët”, tha diplomatja ruse Zahkarova.

Përpjekjet e kreut të qeverisë së Kosovës për të “provokuar vendet perëndimore që të rrisin presionin ndaj Serbisë për të detyruar Beogradin të njohë ‘pavarësinë’ e Kosovës, janë një lojë e rrezikshme që ka një kosto të lartë dhe e afron rrezikshëm të gjithë rajonin e Ballkanit në një greminë të rrezikshme”, deklaroi Zakharova.

“Kërcënimi i drejtpërdrejtë i një ringjalljeje të spastrimit etnik, i praktikuar më parë nga radikalët shqiptarë kosovarë, bëhet i dukshëm”, tha ajo.

Ngjarjen e komentoi edhe zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, duke e konsideruar situatën aktuale si “potencialisht të rrezikshme”, megjithëse ai shtoi se Moska nuk posedonte informacion të mjaftueshëm për të komentuar ngjarjet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?