Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balotelli i prerë: PSG nuk më pëlqen, do luaja për të vetëm nëse më ofrojnë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Balotelli i prerë: PSG nuk më pëlqen, do luaja për të vetëm nëse më ofrojnë…
Sport

Balotelli i prerë: PSG nuk më pëlqen, do luaja për të vetëm nëse më ofrojnë…

Published: October 6, 2023
Shpërndaje

 

 

Mario Balotelli është vendosur sërish në qendër të vëmendjes pas rikthimit të tij në Turqi me fanellën e Adana Demirspor, teksa së fundmi shënoi edhe një dygolësh ndaj Alanyaspor.

Italiani në një intervistë për “TV Play”, zbulon disa detaje rreth së kaluarës duke theksuar se ka ëndërruar të luaj me Barcelonën fillimisht e më pas për Real Madrid. Ndër të tjera, sulmuesi shprehet se te PSG do të transferohej vetëm nëse do të kishte një pagë prej 10 milionë eurosh ndërsa edhe një herë tjetër, thekson se është një tifoz i Milanit.

“Nëse nesër kam një ofertë nga PSG? Nuk do të luaja kurrë me PSG. Kam luajtur me Nice dhe Marseille në Francë dhe nuk më pëlqen PSG. Por, nëse më ofrojnë 10 milionë euro në sezon atëherë nuk do të mund të refuzoja. Për 10 milionë euro do të luaja edhe me skuadrën e vëllait tim, Rovata (skuadër amatore në provincën e Brescias).

Kur isha i ri ëndërroja të luaja me Barcelonën. Para se të shkoja tek Inter kalova gjashtë muaj me katalanasit. Por, presidenti i Lumezzanos kërkoi shumë para për të më lënë të lirë, te Barcelona nuk mund të paguanin aq shumë për një lojtar që nuk ishte i akademisë së tyre. Pastaj duke u rritur dëshiroja më shumë Realin e Madridit. Shihja “Galaktikët”, si mund të mos e ëndërroje atë skuadër?!

- Publicitet -

Inter? U ndamë keq, doja të rikthehesha por një pjesë e tifozerisë nuk më donte. Është e vështirë t’i thuash jo Interit, vetëm një tifoz i Milanit do ta bënte. Kam pasur mundësinë edhe për të luajtur me Juventus. Nëse do të zgjidhja sot mes Juventus, Inter dhe Milan, do të bëja një zgjedhje zemre dhe do të luaja me kuqezinjtë”, u shpreh Balotelli.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ose nën thundrën time, ose jashtë Partisë!
  • Si e rrëzuan studentët Vuçiçin
  • U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  • A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?
  • Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)

Komentet e Fundit

  1. H on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  2. demo on VIDEO: Nga vezët në rrugë mbi makinën e Ramës, te përjashtimet nga partia. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit
  3. info analitike on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  4. Emigranti on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  5. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?