Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E PESTA HERË! Kreditë në euro do bëhen më të shtrenjta, kjo është arsyeja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > E PESTA HERË! Kreditë në euro do bëhen më të shtrenjta, kjo është arsyeja
EkonomiKryesore

E PESTA HERË! Kreditë në euro do bëhen më të shtrenjta, kjo është arsyeja

Published: July 28, 2023
Shpërndaje

Banka Qendrore Europiane rriti të enjten normat e interesit për të pestën herë radhazi këtë vit.

Norma instrumentit kryesor të financimit u rrit në nivelin më të lartë historik prej 4.25% (të paktën për periudhat kur është aplikuar ankand me norma fikse interesi). Që prej korrikut të vitit të kaluar, ECB-ja po ndjek një kurs agresiv të shtrëngimit monetar, që synon të ulë inflacionin pranë objektiviti prej 2%.

Në një vit, norma bazë është rritur nga 0 në 4.25%. Efektet e politikave të BQE-së po ndihen gjithnjë me të forta te huamarrësit në monedhën europiane, në Eurozonë, por edhe jashtë saj. Këto masa kanë një ndikim të madh edhe në ekonominë shqiptare, ku më shumë se gjysma e portofolit të kredisë është në valutë të huaj dhe kryesisht në Euro.

- Publicitet -

Për huamarrësit ekzistues në Euro rritja e normave të interesit përcillet nëpërmjet treguesit të referencës, Euriborit, zakonisht atij me maturim 12-mujor, që është benchmark në kreditë afatgjata në euro. Më datë 26 korrik, Euribori 12-mujor arriti në 4.11%, niveli më i lartë që prej vitit 2008.

Në harkun e 12 muajve të fundit, Euribori është rritur me më shumë se tre pikë përqindje. Rritja e Euriborit përcillet në rishikimin e interesit të kredive me norma interesi të ndryshueshme në Euro. Zakonisht, interesi rishikohet njëherë në vit, por megjithatë ka raste kur bankat mund të parashikojnë ndryshime me një frekuencë më të shpeshtë, në varësi të parashikimeve të kontratës së kredisë.

Për një kredi tipike me një normë interesi të përbërë nga Euribori 12-mujor + një marzh fiks prej 4%, norma totale e interesit një vit më parë ishte rreth 5%, ndërsa sot vlerësohet në më shumë se 8.1%.

Për ata huamarrës që i kanë të ardhurat në Euro, rritja e interesave është përkthyer direkt në rritje të shpenzimeve për këstet mujore. Ndërkohë, huamarrësit që i kanë të ardhurat në Lekë përgjithësisht e kanë amortizuar efektin e rritjes së normave të interesit falë mbiçmimit të monedhës tonë kundrejt Euros.

Aktualisht, normat e interesit për kreditë me norma të ndryshueshme interesi në Euro janë edhe më të larta se ato në Lekë. Treguesi më i zakonshëm benchmark për Lekun, yield-i i Bonove 12-mujore aktualisht është në nivelin 3.14% afërsisht një pikë përqindje më pak krahasuar me Euriborin 12 mujor.

Për më tepër, normat fikse të interesit mbi treguesin e referencës për Euron në përgjithësi qenë më të larta, të paktën për kreditë e dhëna deri vitin e kaluar. Kjo ka ndodhur sepse Euribori për vite me radhë ka qenë në territor negativ (llogaritej 0 për përcaktimin e normave të interesit të kredive).

Për kreditë e reja, në përgjithësi bankat po e balancojnë efektin e rritjes së treguesit benchmark (Euriborit) duke ulur disi marzhet fikse. Në përgjithësi, për kreditë e reja për blerjen e banesave bankat po vazhdojnë të ofrojnë interesa ndjeshëm më të ulëta, me norma fikse në vitet e para të kredisë, me qëllim zgjerimin e portofolit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?