Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Bankat të hapin ‘dyert’ e teknologjisë, të ulet përdorimi i parasë cash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama: Bankat të hapin ‘dyert’ e teknologjisë, të ulet përdorimi i parasë cash
Lajmi i funditPolitike

Rama: Bankat të hapin ‘dyert’ e teknologjisë, të ulet përdorimi i parasë cash

Published: February 1, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësuesit e sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech, mbi nevojën e dizhitalizimit të shërbimeve financiare.

Ai kërkoi dixhitalizimin e sistemit dhe uljen e parave cash në qarkullim, proces që sipas të cilit, duhet të udhëhiqet nga Banka Qendrore.

“Nuk mund të jemi një vend që mbetet shumë i mbyllur karshi inovacionit në sistemin bankar. Nuk mund të jemi një vend që mbetet ende shumë i kapur në një boshllëk midis mënyrës se si është i ndërtuar dhe funksionon sistemi ynë financiar, që vazhdon me një volum cash-i të papranueshëm në qarkullim, duke pasur ndërkohë një shpenzim shumë të lartë të vetë prodhimit të letrës së parasë. Nuk mund të jemi një vend që kërkon formalizimin e ekonomisë në rrugët tradicionale të inspektimeve fizike dhe të gjobave që kanë rezultuar në të shumtën e herës metodë e pa suksesshme. Nuk mund të jemi një vend ku bankat mbeten ende shumë larg nevojës së ekonomisë kur vjen puna tek shpejtësia, eficenca e transaksioneve që për ta thënë me një fjalë të vetme edhe pagesat direkte janë në të shumtën e rasteve me metoda tradicionale. Shqipëria duhet të fokusohet, dhe qeveria është shumë e fokusuar, por kjo nuk është vetëm një çështje e qeverisë tek inovacioni.

- Publicitet -

Dhe faktikisht ne jemi në situatën kur ligji, jo unë, e ka të shkruar e zeza mbi të bardhë që në janar të këtij viti, duhet të ishte zbatuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë aplikimi i protokolleve të Open Banking. Dhe Janari ishte një afat i përsëritur dhe i dhënë për herë të parë. Më kujtohet kur kemi bërë së bashku me Delinën bisedën me bankat e nivelit të dytë për sigurinë kibernetike, kur kemi folur për domosdoshmërinë e marrjes seriozisht të kërcënimit kibernetik dhe u desh të ndodhte që pastaj bankat të viheshin në lëvizje. Kemi një sistem bankar që virtytet pozitive të sistemit tradicional, tanimë nuk jemi më në listën gri dhe kemi të gjitha arsyet të kërkojmë me zë të lartë nga bankat që të jenë në lartësinë e kësaj sfide, që është sfidë e fortë e Shqipërisë. Shqipëria ka tre drejtime ku duhet të shkëlqejë në Evropë, jo vetëm në rajon: Turizmi, energji dhe inovacion. Tre drejtimet ku ne mund të rrisim ekonominë.

Nëse deri dje nuk e kishim bekimin e teknologjisë, sot jemi në një epokë të progresit eksponencial me një veprim X dhe në bazë të vendimi Y të bazuar tek teknologjia, një vend mund të bëjë një kapërcim 100 vjet brenda gjashtë muajsh. Bankat janë aty për të hapur dyert e zhvillimit, teknologjisë, Shqipërisë që të shkojë më përpara duke u kthyer nga një vend që ka përdorimin më të lartë të cash në ekonomi në një vend pa cash. Dhe kjo është plotësisht e mundur. Mendoj që është koha të merremi vesh shumë qartë për këtë, s’mund ta pranojmë më këtë situatë. Tek hyrja në treg e aktorëve të rinj që vijnë me zgjidhjet dixhitale ka edhe sfida, ka edhe një prishje të rehatisë së bankave. Kjo është diçka e paevitueshme. Mendoj që është koha të merremi vesh shumë qartë për këtë. S’mund ta pranojmë më këtë situatë, në një kohë kur teknologjia aq sa na jep mundësinë të përshpejtojmë progresin, aq na bën që çdo ditë që humbasim na lë shumë mbrapa. ”, tha Rama.

Rama kërkoi ndryshim të shpejtë në këtë proces.

“Bankat nuk janë kështjella të krijuara nga asgjëja, pjesa dërrmuese janë pjesë e ekselencës bankare evropiane. Këtu nuk flasim për struktura që nuk kanë dije të brendshme, që duhet t’i mësojnë gjërat nga e para, flasim për struktura që i kanë rrënjët jashtë bëjnë çudira në aspektin e këtyre gjërave që flas, e diversifikimit të instrumenteve të sistemit financiar, të inovacionit. Pse në Shqipëri nuk ndodh kjo gjë, shpresoj që ta kuptojmë se është çështje e një prioriteti kombëtar të qeverisë strategjike të Shqipërisë. Duam të shikojmë ndryshim të shpejtë, të thellë, real, jo pas disa vitesh por këtë vit. Pensionistë që marrin pensionet përmes sistemeve të reja, të shikojmë bizneset që shesin me këto sisteme, të shikojmë rënie reale të cash në qarkullim, rritje të transparencës së parasë dhe të ardhurave për vendin, dhe këtë duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe. Nuk mundet dot ta pranojmë inercinë e kësaj situate të tmerrshme. I kërkoj BSH që ta udhëheqë këtë proces me shumë forcë.”, u shpreh kryeministri.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Phoenix says:
    February 1, 2024 at 12:01 pm

    C’fare mutin ka ky Demon i thjere, se si do ti perdorin njerezit parate e tyre, ne Cash apo forme Elektronike? Apo u a fal ky parate. Keta parazite, po na bejne dhe Pronaret me parate, mundin e djersen tone. Ja pra, keta jane.

    Reply
    • Prec Ulaj says:
      February 1, 2024 at 12:56 pm

      Phoenix,
      Kryeministri po thote qe Bankat te pranojne pensionet me direkt deposit.
      Ne Amerike nqse ben direkt deposit, te japin 200 Dollare, duan te kene sa me shume klienta, sepse jane para te garantuara qe ata i perdorin per te dhene para me interes.
      500 mije pensioniste nga 100 dollare bejne 50 miljon dollare ne muaj.
      Ka nga ata qe jane jashte, semure, nuk shkojne per 3 muaj, nuk i terheqin keto para, dhe banka i perdor per huadhenje me 8-10% ne vit.
      Te pakten keshtu operojne bankat ne Amerike, punon me parate e te tjereve.

      Reply
  • Asd says:
    February 1, 2024 at 12:28 pm

    Per cfare i duhet karta pensionistit? Ne farmaci per ilacet nuk ia pranojne. As pazaret tek tregu fshatar nuk i ben dot me karte. Kafene ne bar jo e jo. Tek sporteli ATM nuk dine as ti terheqin dhe as nuk kane smart phone qe te kontrollojne llogarine me aplikacion.
    Kartat nuk jane ne favor te pensionisteve por te bankave sepse nuk rrine dot pa vene komisione dhe i mbajne parate ne kasen e tyre pa paguar interes.
    Pensionistit i duhet karta kur pagesa e tij mujore eshte mbi 1000 euro.

    Reply
  • mali says:
    February 1, 2024 at 1:46 pm

    Aty ne krah teje ke nje specialist me shkolle z.Rama.Lere ate te flase e te sqaroje .Mjaft u bere si Enver Hoxha qe ngulte shkonin ne toke dhe theshte:germoni ketu sepse ketu ka nafte.

    Reply
  • Phoenix says:
    February 1, 2024 at 1:59 pm

    Prec,nuk thote ate jo. Bankat pranojne direkt Depozit dhe c’do deposit ne nje llogari. Po te japesh IBAN te llogarise te sigurimet shoqerore, e tu kerkosh transferte automatike mujore pensioni ne llogari, e bejne. Ka mbi 15 vjet qe kjo nuk eshte problem, persa i perket depozitave direkte Institucione-Banka.

    Ku i rreh cekani ketij, eshte se pronaret e tij duan te eliminojne parane fizike, per te bere me te lehte sklaverimin e njerezimit. Dhe si i shitur qe eshte, ai i sherben kesaj axhende.

    Reply
  • Të metat e bankave says:
    February 1, 2024 at 2:17 pm

    Rama e ka drejtë kur kritikon bankat, por duhet sqaruar se përse janë të prapambetura. Bankat në Shqipëri dalin të gjitha më fitim dhe paratë i bëjnë në « kurriz » të klientit dhe në dëm të shërbimit. Që të bësh një pagesë brënda Shqipërisë nga llogaria e jote tek llogaria e një tjetri, të mbahen 50 Euro, ndërsa në amerikë është zero dollarë. Të mbahen komisione pa bërë asnjë aktivitet, kur në amerikë po pate mbi 10 mijë dollarë nuk të mbahen komisione. Depozitat me afat në bankat në Shqipëri janë ekstremisht të ulëta dhe të detyrojnè që të mos e kryesh këtë formë, sepse paratë e klientit i qarkullojnë vetë pa interesa të klientit, pra marrin fitim maksimal për bankën. Ka plot shëmbuj të tjera, që tregon se sistemi bankar në Shqipëri është abuziv dhe i prapambetur dhe klientët preferojnë që të veprojnë cash me para në shtèpi.

    Reply
  • Arber iliri says:
    February 1, 2024 at 3:41 pm

    Dixhitalizimi bankar ka vetem te mira,kursehet koha e qytetareve,sherbim ekspres dhe i menjhwrshem.Ku eshte e keqja ketu?Shqiperia behet me progres jo duke qendruar ne vend.Bota e sotme po ecen me shpejtesi marramendese para fale digitalizimit,ne jemi prapa shume prapa.

    Reply
  • mali says:
    February 1, 2024 at 3:54 pm

    Lindi Rama,lindi dixhitalizimi.O Arber,ne bankat operojne njeres me arsim professional dhe nuk presin urdherat nga komiteti qendror I PPSH-se.Ka tru Rama te mesoje Raifasen Bank?Rama eshte I semure psiqik.

    Reply
  • Phoenix says:
    February 1, 2024 at 4:29 pm

    Qe ta sqarojme me tej, ku i rreh cekani Rames eshte CBDC ( CENTRAL BANK DIGITAL CURRENCY ).
    Kjo forme paraje eshte nje kriptovalute e cila ka funksionalitet te programueshem individual, per c’do portofol apo individ, duke u bazuar te te dhenat personale te identitetit dixhital.

    Kjo eshte nje tmerr i vertete, per lirite individuale dhe pronen. Qe ta kuptoni me mire, neqoftese nuk zbaton ca kushte qe mund te vendosen ne menyre arbitrare dhe diktatoriale nga nje qever ne te ardhmeni, portofoli yt apo paraja, mund te fiket fare, ose kufizohet ne c’fare mund te blesh apo shesesh apo ku mund te blesh e shesesh.

    Implikimet jane serioze, por shumica e njerezve nuk e kuptojne, se c’fare duan te bejne plehrat.

    Reply
  • Phoenix says:
    February 1, 2024 at 5:01 pm

    Ne kohen e Enverit kishin tollonat prej letre, kurse keta do avancojne te tollonat Dixhitale. Teknologjia ecen para. Parpara drejt humneres, sepse teknologjia mund te perdoret per mire po dhe per keq. Dhe keta Monstra nuk kane aspak plane te mira per njerezimin.

    Reply
  • EDI says:
    February 1, 2024 at 5:03 pm

    Fëndë
    Lufta ndaj cash eshte per te luftuar
    Evazionin fiskal, pastori min e parave

    Reply
    • Phoenix says:
      February 1, 2024 at 5:13 pm

      Tjeter gje evazioni fiskal, e tjeter gje tu heqesh te drejten e zgjedhjes njerezve se si duan te paguajne apo ti kene parate e tyre, me para fizike apo Elektronike. Mos i ngaterro gjerat, se ketu flitet qe te ndalohet totalisht paraja fizike, dhe njerezit te lihen pa zgjedhje e alternative, ne meshiren e Parase Elektronike, e cila do kontrollohet e kufizohet sipas oreksit te c’do Qeverie. Nuk do te jete Para e mirefillte, por sistem pikesh.

      Reply
  • EDI says:
    February 1, 2024 at 5:04 pm

    Pastrimi i parave dhe evazioni eshte i demshem per njerezit e varfer e te mesem

    Reply
  • EDI says:
    February 1, 2024 at 5:27 pm

    Jo
    Nje gje eshte
    Deri ne shuma te vogla ok cash
    Por te paguash cash makinen nuk paguan taksat tamam
    Kush e di sa i dhe ?

    Reply
  • EDI says:
    February 1, 2024 at 5:29 pm

    Ryshfeti jepet vetem CASH

    Reply
  • Aldrin says:
    February 1, 2024 at 5:33 pm

    Pergatitu per diversifikim strategjik, o coku pencionist qe voton si majmun Edi Ramutin
    Inovacion, digitalizem
    Ashtu te lumte
    Ku ka ketu te bejne njerezit si duan
    Do bejme si thote Ramuti

    Reply
  • capi says:
    February 1, 2024 at 5:35 pm

    Ma merr mendja bene zhurme prape, dhe ku e lidh, me pensionistet e shkrete. Pensioni nuk vete as 10 dite. Pastaj ka ky infrastrukture qe kudo te shkosh te kesh mundesi te paguash me karte. A llogarit ky KM qe per cdo transaksion banka te merr tarife. Doli qe pensioni nga 10 dite shkon ne 5 dite, se do paguar dhe tarifat e bankes.
    Nuk jane te interesuar as KM as bankat te zhduking parane fizike nga qarkullimi. Kush ka pak njohuri te anglishtes dhe mund te kerkoj ne internet te shikoj cbejne bankat me prestigjoze me pastrimin e parave (HSBC’s Money Laundering).
    Prandaj mosi merrni shume seriozisht ato keshillat qe japin bota per amnistine fiscale dhe pastrimin e parave qe cuditerish behet vetem ne shqiperi.
    Me qe ra fjala, kemi kete rastin e fresket, e pyeten bankat e Zvicres ate tigrin tone ku e ka burimin e depositave qe ma merr mendja ka bere qe e mbajne aty dhe kerkon strehim politik.

    Reply
    • Phoenix says:
      February 1, 2024 at 6:36 pm

      Sa per zhdukjen e Parase Fizike, eshte e garantuar qe ate duan te bejne, me faza deri ne 2030-en. Te gjitha Bankat Qendrore Nacionale, jane ne fazat finale, disa kane perfunduar dhe testuar krijimin e CBDS. E vetmja pengese eshte krijimi i Identitetit Dixhital individual, nje forme elektronike si Certifikata e Vaksinimit psh. Kete pengese do ta kalojne duke inskenuar nje krize, qofte Sulm Kibernetik, nje krash ekonomik global, ose pse jo dhe nje lufte ndoshta. Pse kot uleret e gjati e-Albania?

      Reply
  • Edi says:
    February 1, 2024 at 6:01 pm

    Transaksion nuk ka kur ben pazarin

    Reply
  • mali says:
    February 1, 2024 at 7:58 pm

    Keto gjera z.Rama nuk behen me urdhera dhe afate ligjore.Vete bankat jane te pavarura dhe detyrimisht do te ecin me sistemin bankar boteror me te cilat operojne.Ti e ke hallin t’i shtiesh edhe ato ne dore .Nuk e di sa do te ece,por eshte kocke e forte te futesh duart tek bankat ,qofte edhe tek ato qe te kane ndihmuar.

    Reply
  • Phoenix says:
    February 1, 2024 at 10:25 pm

    Pronaret e Rames jane dhe Pronaret e Bankave, kudo ne Bote. I gjati nuk ju fut ashtu kot. E di mire axhenden dhe eshte instruktuar ne menyre precize se c’fare duhet te llomotise ne publik.

    Reply
  • Phoenix says:
    February 1, 2024 at 10:26 pm

    Pronaret e Rames jane dhe Pronaret e Bankave, kudo ne Bote. I gjati nuk ju fut ashtu kot. E di mire axhenden dhe eshte instruktuar ne menyre precize se c’fare duhet te llomotise ne publik.

    Reply
  • BESIM says:
    February 2, 2024 at 3:14 am

    …..mire qe bene thirrje per tu hapur bankat por hapu per vehte per informacionin ndaj VKM-ve e marveshjeve te tua se e ke tundur deri ne grisje cdo prononcim te perfqasuesve e instirucionet e nderkobetare per cdo gje derin ne banalitet por, jepi dhe thirrjet e Organizates prestigjioze ndërkombëtare Human Rights Watch e cila kritikoi të enjten marrëveshjen e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorgia Meloni të Italisë si abuzive dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar ku thekson se; marrveshja shkel ligjin ndërkombëtar, i cili është i detyrueshëm për Shqipërinë dhe, në hierarkinë e ligjeve, qëndron më lartë se sa Kushtetuta e Shqipërisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  2. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. Deni on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. Ethem Lalaj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  5. 1thundrak on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?