Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bankers Petroleum emëron drejtuesin e ri për të shpëtuar imazhin e abuzimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Bankers Petroleum emëron drejtuesin e ri për të shpëtuar imazhin e abuzimeve
KronikeLajmi i fundit

Bankers Petroleum emëron drejtuesin e ri për të shpëtuar imazhin e abuzimeve

Published: July 15, 2025
Shpërndaje

Bankers Petroleum Albania ka bërë me dije se ka emëruar si kryetar të Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkryetar, Andrija Kojakoviç. Sipas njoftimit të Bankers Petroleun Albania, Kojakoviç do të ketë një rol qendror në mbikqyrjen e angazhimit të kompanisë me autoritetet shqiptare dhe në mbështetjen për një sqarim të plotë të situatës aktuale.

Kojakoviç ka përvojë në poste drejtuese në sektorin e naftës dhe gazit në Ballkan, përfshirë periudhën kur ka qenë Drejtor Ekzekutiv i kompanisë kroate INA d.d. (1995–1997), ku ka udhëhequr nismat e rëndësishme për ristrukturim financiar dhe ligjor. Ai gjithashtu ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kroacisë në disa shtete kyçe (përfshirë Kinën dhe Mbretërinë e Bashkuar), si dhe si Anëtar Bordi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku ka këshilluar për zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen.

Në sektorin privat, ai themeloi dhe drejtoi Central European Oil Company, e mbështetur nga institucione të rëndësishme financiare ndërkombëtare. Emërimi i tij përforcon angazhimin e Bankers Petroleum Albania për menaxhim të fortë, transparencë dhe udhëheqje të përgjegjshme.

- Publicitet -

“Ne kemi riformuar ekipin tonë kryesor dhe punonjësit tanë janë duke u mbështetur në mënyrë të plotë. Aktivitetet e përditshme vazhdojnë pa ndërprerje të mëdha, falë drejtimit të inxhinierëve shumë të kualifikuar dhe me përvojë që po e çojnë kompaninë përpara.

Bankers Petroleum Albania mbetet plotësisht bashkëpunues me të gjitha institucionet dhe autoritetet përkatëse. Ne jemi të përkushtuar ndaj një dialogu konstruktiv dhe përputhshmërisë së plotë gjatë gjithë këtij procesi, duke vazhduar njëkohësisht të kontribuojmë në sigurinë e sektorit të energjisë dhe zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • NATO says:
    July 15, 2025 at 10:10 am

    Eshte nje Kompani qe i ka 21 miljard euro borxhe te deklaruara shtetit shqiptar.Cfare kozmetikash ne drejtim pranon ky shtet?Te vihet Kompania nen sekuestro,Te sekuestrohen assetet,puset e naftes,Te bllokohet Transporti,exporti dhe depozitat e naftes,.Jalla te nxirrni 10% te vleres se vjedhur nga nentoka shhqiptare.
    Ashtu si rrafshove baraksat turistike te Thethit. Akoma duhet te grabise naften shqiptare kucedra Bankers dhe te mos paguaje nje qindarke?

    Reply
  • Phoenix says:
    July 15, 2025 at 10:22 am

    Nuk preket Bankers se eshte aksioner Soros aty. Ne kolibet e Thethit, nuk kishte aksioner strategjik.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    July 15, 2025 at 3:12 pm

    Të hetohen të gjitha skutat e këtyre rrjepësve të pasurisë shqiptare, të paguajnë një më një gjithë sa kanë vjedhur dhe në përfundim të kontratës shteti ta mbajë vet këtë pasuri që deri tani ua kanë dhënë gjithfarëlloj hajdutësh. Hetimi duhet të nxjerrë me ekspertë se sa është vjedhja për t’ju kthyer kokërr më kokërr shteti si edhe të nxjerrë të gjithë shqipot që janë bërë njësh me zhvatësit dhe edhe ata, përveç dënimit të kthejnë të gjitha paratë që kanë përvetësuar në bashkëpunim me hajdutët e huaj.

    Reply
  • Dashi says:
    July 16, 2025 at 7:36 am

    Ja dhe i gjithë dituri Phoenix , drejtori i përgjithshëm i konspiracionit botëror . Haron që , ai që pretendon se i di të gjitha , nuk di asgjë .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?