Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkëshorti e dogji me benzinë, e reja rrëfen tmerrin: U mundova ta fik zjarrin me duar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bashkëshorti e dogji me benzinë, e reja rrëfen tmerrin: U mundova ta fik zjarrin me duar
AktualitetKronike

Bashkëshorti e dogji me benzinë, e reja rrëfen tmerrin: U mundova ta fik zjarrin me duar

Published: September 9, 2024
Shpërndaje

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci, po lufton me plagët e saj në spitalin e QSUT.

31-vjeçarja ka folur për here të parë në emisionin “Shqipëria LIVE” me moderatoren Sidorela Gjoni, duke treguar se çfarë ndodhi në atë ngjarje.

Melisa tregoi të gjithë momentin e tmerrshëm që përjetoi, gjendjen aktuale dhe shkaqet që çuan bashkëshortin e saj në këtë akt ekstrem.

- Publicitet -

“Jam shumë keq, doktorët më kanë thënë do bëhesh më mirë, po kthehesha nga puna, dhe isha në rrugicën e shtëpisë, ai ndaloi dhe nuk e pashë që kishte bidonin se e kishte fshehur në xhep, një bidon të vogël.

Më hodhi benzinën, ndezi çakmakun, e ndezi dhe iku me vrap. Unë fillova të bërtisja se nuk kishte njeri aty, qëlloi një fqinje që më mori në oborr e më fiku zjarrin me ujë. Dy ditë më parë erdhi nga Saranda, folëm qetë qetë, u ndamë shumë mirë, dhe i thashë të flasim mirë për hir të fëmijëve.

Ditën e dytë nuk u bë i gjallë fare, ndërsa ditën e tretë ndodhi kjo. Deri tani mjekët thonë që do duhet të rri më gjatë, por nuk e dimë nëse do duhet të shkoj jashtë shtetit.

Plagët i kam tek duart më shumë sepse jam munduar ta fik zjarrin me duar, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur ankthi.

Kam frikë, më del imazhi i tij në kokë, kam frikë për veten dhe fëmijët. Kam 10 vjet që e njihja. Ai e ka ndërruar emrin, unë në dhjetor po sëmuresha shumë shpesh se kisha shumë stres, dhe i flisja për mirë, të mblidhte veten për hir të familjes, por ai nuk po përmirësonte.

Aty e pashë që s`do ndryshonte dhe thashë të shoh jetën time. Kontaktoj me familjen e tij, se kam marrëdhënie të mirë, më mbështesin. Unë erdha të jetoj te shtëpia e familjes time, dhe unë punoj ku të mundem, se nuk punoj dot në vend të rregullt me sigurime“, tha Melisa Trendafili.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?