Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkimi Europian arrin marrëveshjen historike për ashpërsimin e rregullave të azilit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Bashkimi Europian arrin marrëveshjen historike për ashpërsimin e rregullave të azilit
Uncategorized

Bashkimi Europian arrin marrëveshjen historike për ashpërsimin e rregullave të azilit

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë pajtuar që t’i ashpërsojnë procedurat e azilit, në kuadër të reformës evropiane për sistemin e azilit.

Qëllimi i marrëveshjes është që të zvogëlohet shkalla e migrimit në BE, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Kemi bërë rrugë të gjatë për të arritur këtu. Por, ia kemi dalë. Evropa është më në fund e përkushtuar ndaj migrimit”, ka thënë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në një postim në X – platformë e njohur deri më tani si Twitter.

 

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se kjo ditë e mërkurë “do të hyjë në histori”.

 

“Dita kur BE-ja ka arritur marrëveshje për rregulla të reja për menaxhim të migrimit dhe azilit”.

 

Reforma është diskutuar qysh prej vitit 2015, kur një numër rekord migrantësh kanë arritur në BE.

 

Ndonëse shtetet me qeveri të krahut të djathtë, sikurse Hungaria, kanë qenë në të mirë të ashpërsimit të rregullave aktuale, organizatat për ndihmë dhe partitë politike të së majtës në Evropë, kanë shprehur shqetësim për degradim të të drejtave të njeriut.

 

Reforma “do të garantojë që ekziston përgjigje efektive evropiane për këtë sfidë evropiane”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

 

“Kjo do të thotë se evropianët do të vendosin se kush vjen në BE, dhe kush mund të qëndrojë këtu, jo kontrabanduesit”, ka thënë ajo.

 

Reforma parasheh rregulla më të ashpra për njerëzit që arrijnë në territorin e BE-së nga vendet që konsiderohen relativisht të sigurta.

 

Deri sa të merret një vendim ligjor për ta, azilkërkuesit do të strehohen nëpër disa qendra, nën rregulla strikte.

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka mirëpritur reformën dhe ka thënë se ajo do të stabilizojë situatën në disa shtete.

 

“Kjo marrëveshje do të kufizojë migrimin ilegal dhe do të lehtësojë barrën në disa shtete që preken në veçanti, përfshirë Gjermaninë”, ka thënë ai.

 

Për herë të parë, vendet e BE-së do të obligohen për të marrë pjesë në të ashtuquajturin mekanizëm solidariteti, për t’i shpërndarë migrantët.

 

Kjo nënkupton që nëse një shtet nuk pranon të marrë refugjatë, atëherë ai shtet duhet të ofrojë mbështetje për vendet tjera në mënyrë tjetër, shembull, përmes kompensimit financiar.

 

Marrëveshja ende duhet të marrë konfirmimin final në seancën plenare të Parlamentit Evropian, dhe të nënshkruhet nga vendet anëtare të BE-së, proces që konsiderohet tejet formal.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze
  • U shkarkua nga Veliaj, reagon Sulaj: Mirënjohje Kryeministrit Rama
  • Pas Anuela Ristanit, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e tregut të ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?