Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkimi Europian gjobit Google me 1 miliardë dollarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Bashkimi Europian gjobit Google me 1 miliardë dollarë
Ekonomi

Bashkimi Europian gjobit Google me 1 miliardë dollarë

Published: July 23, 2026
Shpërndaje

Bashkimi Europian ka gjobitur kompaninë Google me 890 milionë euro (rreth 1 miliard dollarë), pasi konstatoi se gjiganti i teknologjisë ka shkelur rregullat e konkurrencës të parashikuara nga Akti për Tregjet Digjitale, shkruan A2 CNN. Kjo është hera e parë që Google ndëshkohet sipas kësaj legjislacioni të ri europian.

Komisioni Europian njoftoi se Google ka favorizuar shërbimet e veta në motorin e kërkimit Google Search, duke u dhënë përparësi platformave të kompanisë, si ato për blerje dhe transport, në dëm të shërbimeve rivale. Për këtë shkelje, kompania u gjobit me 460 milionë euro.

Një gjobë e dytë, prej 430 milionë eurosh, lidhet me mënyrën se si funksionon dyqani i aplikacioneve Google Play. Sipas Komisionit Europian, Google ka kufizuar zhvilluesit e aplikacioneve që të informojnë ose t’u ofrojnë përdoruesve alternativa më të lira blerjeje jashtë platformës së saj.

- Publicitet -

Komisioni bëri të ditur se në përcaktimin e shumës së gjobave janë marrë në konsideratë rëndësia e shkeljeve dhe kohëzgjatja e mosrespektimit të rregullave nga kompania.

“Konstatuam se Google dëmton bizneset që ofrojnë shërbime të ngjashme, si ato të blerjeve apo sportit, duke mos u dhënë të njëjtin nivel dukshmërie në Google Search”, deklaroi Henna Virkkunen, komisionerja europiane përgjegjëse për sovranitetin teknologjik.

Ajo shtoi gjithashtu se Google ka penguar zhvilluesit e aplikacioneve të ofrojnë çmime më të ulëta për konsumatorët jashtë Google Play.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?