Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
KronikeKryesore

Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

Published: July 24, 2026
Shpërndaje

Një dekadë pas reformës administrativo-territoriale të vitit 2014, mazhoranca socialiste argumenton harta aktuale nuk i përgjigjet më realitetit demografik dhe ekonomik të vendit. Nga 61 bashki, vetëm 10 klasifikohen me performancë të lartë ekonomike, 12 me performancë të mesme dhe 38 ose 63% e bashkive me performancë të ulët.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit të enjten për të mos lejuar prezantimin e një raporti të hartuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste në përfundim të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Edhe pse komisioni funksionoi si bipartizan, PS vendosi të dërgojnë si produkt final në Kuvend raportin e hartuar nga ekspertët e tyre, ndërsa PD kundërshtoi duke kërkuar pa rezultat që Kuvendi të votonte shtyrjen e punës së këtij komisioni.

- Publicitet -

Raporti I Partisë Socialiste titullohet “Reforma Administrativo-Territoriale 2.0” dhe hedh bazat e një ndarjeje të re territoriale që synon shkrirjen e disa bashkive të vogla përmes indikatorëve matës si performanca ekonomike, funksionaliteti dhe numri i popullsisë.

Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Luçiano Boçi, akuzoi PS-në se po vepron në mënyrë të njënashme dhe se synimi për shkrirjen e disa bashkive është projekt për shpopullimin e vendit.

“Kanë një projekt për të ulur dhe shkrirë bashkitë, për të vazhduar shpopullimin, për të mos i përfaqësuar njerëzit në pushtetin vendor. Vetëm për të realizuar një qëllim politik,” tha Boçi para mediave.

Raporti analitik i socialistëve ka ngjallur reagime dhe nga banorët e njësive vendore të vogla që rrezikojnë të shkrihen me bashkitë më të mëdha të qarkut. Në qendër të qytetit të Përrenjasit, dhjetra banorë u mblodhën të martën për të kundërshtuar atë që ata pretendojnë se është një plan i mazhorancës socialiste për shkrirjen e bashkisë së tyre me bashkinë e Librazhdit.

Qytetarët firmosën një peticion kundër shkrirjes së bashkisë së tyre, duke argumentuar se kjo do t’i largonte shërbimet nga qytetarët dhe do të zbehte identitetin institucional të zonës.

Indekset analitike në raportin e PS-së kanë ngritur shqetësime dhe për disa bashki të Jugut si Delvina apo Konispoli, për të cilat PD beson se ka një skenar të mazhorancës për t’I bashkuar me bashkinë e Sarandës. Deputetja e PD-së së kësaj zone, Ina Zhupa, kundërshtoi këtë qasje si të dëmshme për përfaqësimin dhe zhvillimin e zonës.

Polarizimi mes bashkive

Një dekadë pas reformës administrativo-territoriale të vitit 2014, mazhoranca socialiste argumenton harta aktuale nuk i përgjigjet më realitetit demografik dhe ekonomik të vendit.

Për të vlerësuar nevojën për një hartë të re, analiza bazohet në një metodologji të bazuar në pesë tregues: funksionalitetin e bashkive, performancën ekonomike, masën urbane dhe demografike, distancën nga qendra më e afërt administrative dhe kohezionin social e kulturor.

Raporti konstaton se problemi nuk lidhet vetëm me numrin e bashkive, por me pabarazinë e madhe mes tyre.

Tirana përqendron rreth një të katërtën e popullsisë së vendit dhe afro 40 për qind të të ardhurave vendore, ndërkohë që 47 bashki gjenerojnë secila më pak se një për qind të të ardhurave. Gati gjysma e bashkive rezultojnë nën nivelin mesatar të funksionalitetit, ndërsa shumë njësi të vogla shpenzojnë pjesën dërrmuese të buxhetit për administratë dhe paga, duke lënë pak hapësirë për investime dhe zhvillim.

PS nuk rekomandon një ulje mekanike të numrit të bashkive, por një qasje të diferencuar, ku bashkimet territoriale të aplikohen vetëm në rastet kur mbështeten nga evidenca, ndërsa për zona të tjera sugjerohen forma të bashkëpunimit ndërbashkiak, krijimi i një niveli rajonal funksional mbi 12 qarqet ekzistuese dhe një reformë e financimit vendor. Sipas raportit, harta e re duhet të miratohet brenda vitit 2026, në mënyrë që të hyjë në fuqi për zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe të përgatisë pushtetin vendor për përthithjen e fondeve të Bashkimit Evropian.

Raporti “Reforma Administrativo-Territoriale 2.0” nuk përmban një listë zyrtare të bashkive që do të preken nga një riorganizim territorial, por analiza e ekspertëve identifikon një grup njësish vendore që shfaqin dobësi të përsëritura në funksionalitet, ekonomi, demografi dhe financa. Pikërisht këto bashki konsiderohen si rastet ku mund të justifikohet një rikonfigurim territorial ose forma të tjera konsolidimi.

Analiza e mazhorancës shoqërohet dhe me dokumente shtesë të indekseve që tregojnë një tablo thellësisht e polarizuar dhe jo një zhvillim të shpërndarë në të gjithë territorin.

Në njërin krah është boshti Tiranë-Durrës, së bashku me bashkitë si Vora dhe Shijaku dhe pak pika bregdetare si Vlora, Himara dhe Saranda. Këto zona përqendrojnë shumicën dërrmuese të popullsisë, gjenerojnë vetë të ardhurat e tyre fiskale dhe kanë sipas raportit, një ekonomi dinamike.

Në krahun tjetër është periferia, sidomos verilindja, juglindja dhe zonat malore, të cilat vuajnë një rreth vicioz: tkurrje dhe plakje e popullsisë, ekonomi mbijetese me pak vende pune formale, dhe buxhete bashkiake që mbijetojnë vetëm nga qeveria qendrore, duke i përdorur fondet gati ekskluzivisht për të paguar rrogat e administratës vendore.

Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

Indeksi i Funksionalitetit të Bashkive në raportin e Partisë Socialiste nxjerr si raste më problematike bashkinë e vogël të Pustecit me tipar minoritar si dhe atë të Rrogozhinës, të cilat veçohen si bashkitë me performancën më të dobët në rang kombëtar.

Në grupin me funksionalitet të ulët renditen gjithashtu Konispoli, Këlcyra, Poliçani, Roskoveci, Hasi, Delvina, Kuçova, Maliqi dhe Fushë Arrëzi.

“Rreth 40% e bashkive të vogla dhe të mesme nuk arrijnë të financojnë plotësisht rreth gjysmën e programeve buxhetore që lidhen me funksionet e tyre ligjore,” thuhet në raport.

Këto bashki nuk ushtrojnë plotësisht disa prej funksioneve që iu transferuan gjatë reformës së vitit 2014, të tilla si administrimi i pyjeve, ujitja dhe kullimi, arsimi parashkollor dhe mbrojtja nga zjarri.

Analiza e performancës ekonomike rendit në fund të Indeksit 13 bashki, mes tyre Konispoli, Fushë Arrëzi, Delvina, Maliqi, Kuçova, Devolli, Hasi, Roskoveci, Poliçani, Këlcyra, Pusteci dhe Përrenjasi, për shkak të numrit të ulët të bizneseve, punësimit formal të kufizuar, produktivitetit të dobët dhe mungesës së diversifikimit ekonomik.

Një tjetër problem strukturor lidhet me madhësinë demografike. Bashki si Pusteci, Këlcyra, Konispoli, Delvina, Fushë Arrëzi, Hasi, Poliçani, Rrogozhina, Kolonja dhe Libohova kanë popullsi të vogël dhe nuk arrijnë të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës, duke e bërë më të kushtueshëm ofrimin e shërbimeve publike dhe që kufizojnë kapacitetin e tyre administrativ dhe financiar.

Raporti evidenton gjithashtu se një numër bashkish shpenzojnë pothuajse të gjithë buxhetin për paga dhe shpenzime operative. Kavaja, Rrogozhina, Fushë Arrëzi, Kolonja dhe Tepelena kanë nivelin më të lartë të ‘ngurtësisë buxhetore’, mbi 90 për qind, çka i bën buxhetet e tyre “funksionalisht lista pagash”, me shumë pak hapësirë për investime dhe zhvillim.

Këto të dhëna sugjerohen në raport si një bazë teknike mbi të cilën do të vlerësohet nëse një bashki duhet të bashkohet me një tjetër, të forcojë bashkëpunimin ndërvendor apo të trajtohet me masa të tjera institucionale.

Për vendimmarrjen mbi reformën, të dhënat mbështesin një qasje të diferencuar, jo horizontale. “Për segmentin e poshtëm të renditjes, veçanërisht për njësitë nën masën kritike demografike që shfaqin dobësi në të pesë dimensionet, opsionet reale janë dy: rikonfigurim territorial përmes bashkimit me njësi fqinje më funksionale, ose ushtrim i përbashkët dhe i detyrueshëm i funksioneve përmes mekanizmave të bashkëpunimit ndërvendor, siç lejon ligji nr. 139/2015”- sugjerohet në raport.

“Ruajtja e status quo-së për raste si Pusteci apo Rrogozhina nënkupton pranimin e një standardi më të ulët shërbimesh për qytetarët e këtyre territoreve,” theksohet në raport.

Pamja e përgjithshme e bazuar në indikatorët e analizuar prodhon atë që raporti e konsideron si “një hartë ekonomike të qartë dhe politikisht të rëndësishme”. Nga 60 bashkitë e normalizuara, vetëm 10 klasifikohen me performancë të lartë ekonomike, 12 me performancë të mesme dhe 38 ose 63% e bashkive me performancë të ulët.

Mesatarja qëndron nën pragun e nivelit të mesëm, çka nënkupton se bashkia tipike shqiptare operon mbi një bazë ekonomike të dobët.

Pavarësisht nivelit të ulët që mund të shfaqen disa bashki të vogla në indikatorët financiarë, ekonomikë dhe demokrafikë të analizës së ekspertëve, ata sugjerojnë që bashkitë me përqendrim të dukshëm të pakicave kombëtare, si Dropulli, Finiqi dhe Pusteci, dhe bashkitë me profil identitar të fortë, si Hasi ose Konispoli, të vlerësohen me kujdes, duke siguruar një balancimin e detyrimit të për të mbrojtur diversitetin, identitetin kulturor dhe të drejtat e pakicave.

Në bazë të kësaj analize, mazhoranca propozon katër skenarë për riorganizimin e pushtetit vendor; ruajtjen e hartës aktuale, por me një decentralizim asimetrik, ku bashkitë me kapacitete më të larta do të merrnin më shumë kompetenca, ndërsa ato më të dobëtat do të kufizoheshin në funksionet bazë ose do t’i ushtronin ato përmes bashkëpunimit ndërbashkiak.

Skenarët e tjerë përfshijnë bashkimet e gjera territoriale për të krijuar njësi më të mëdha e më funksionale; bashkimin vetëm të bashkive me kapacitete më të kufizuara dhe skenari i fundit propozon një ristrukturim më të thellë të kompetencave, duke i përqendruar bashkitë kryesisht te funksionet bazë.

Paralelisht, sugjerohet krijimi i një niveli funksional rajonal mbi 12 qarqet ekzistuese, i cili do të administronte funksione që tejkalojnë kufijtë e një bashkie, si transporti ndërqarkor, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja nga përmbytjet dhe koordinimi i fondeve të Bashkimit Evropian.

Blerina Gjoka – Reporter

FOTO: Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi. Foto: LSA.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • ANA says:
    July 24, 2026 at 11:43 am

    Nuk e dime se cilat kritere do te percaktojne zvogelimin apo zgjerimin e disa bashkive dhe nese u ka paraprire dialogu i nevojshem me organet perkatese dhe qytetaret e tyre.Sigurisht,disa bashki perballen me probleme ekonomike,menaxhimin e burimeve dhe problemeve,mungesen e popullsise,aktivitetit ekonomik dhe burimeve njerezore,por ndryshimi i kufijve gjeografike te rajoneve nuk mjafton t’i zgjidhe.Per shembull,Saranda eshte nje qytet i madh-qe ne vere fale turizmit behet edhe me i madh-bashkimi i saj me bashki te tjera te medha,si Delvina,do te shtonte problemet e saj.Delvina eshte nje bashki e rendesishme me nje numer te madh fshatrash perreth dhe qe ka qene gjithnje nje bashki dhe qender administrative e rendesishme per zonen.Ajo qe i nevojitet jane politikat e perqendruara ne zhvillimin dhe integrimin me aktivitetin ekonomik lokal,te shoqeruara me propozime serioze per llojet e bizneseve qe duhen ndjekur dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore,qe zona te behet terheqese per te investuar dhe per te inkurajuar popullsine te rikthehet.

    Reply
  • Patriot says:
    July 24, 2026 at 2:20 pm

    Ju shume mire qe e ngreni me force kete problem por pse nuk diskutoni me te njejtin pasione ligjin per zgjedhjen e juaje ( deputeteve) apo ju te komisioneve jeni ngalista 50% e perkedhelurit nga kryetari PD+PS ????

    Reply
  • Buda says:
    July 24, 2026 at 3:38 pm

    Sipas pervojes qe po shikoj ketu ne SHBA, bashkite ne Shqiperi nuk eshte nevoja te shkrihen, por vendbanimet te kategorizohen: Bashki Superiore; Bashki te Klasit te I, Bashki te Klasit te II dhe Bashki te Klasit III. Sipas kategorise percaktohet edhe personeli sherbyes dhe pagat e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet i vdekur ish-profesori i Cambridge i akuzuar për plagjiaturë
  • Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë
  • Tunelet në Bjellorusi që migrantët i përdorin për të hyrë në BE
  • Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  2. Anonymous on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Devolli on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  4. Zyx on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Dashi on Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?