Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria dhe rrugët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Qeveria dhe rrugët
Uncategorized

Qeveria dhe rrugët

Published: January 6, 2025
Shpërndaje

Në vitin 2015 qeveria shqiptare pajtoi një kompani të njohur greke për të hartuar strategjinë kombëtare të rrugëve me pagesë.

Për 6 muaj, Egnatia Odhos studioi të gjithë rrjetin rrugor kombëtar dhe në fund dorëzoi raportin me rekomandimet përkatëse se cilat akse duhet të bëheshin me pagesë dhe se sa duhet të paguanin qytetarët për kalimin në to.

Sipas raportit, tarifat e kalimit në rrugë duhet të varionin nga 0.01 euro për kilometër deri në 0.035 euro për kilometër. Kjo e fundit ishte gjykuar nga konsulenti si nivel maksimal i tarifës së kalimit që mund të përballonin qytetarët shqiptarë pa cënuar në mënyrë domethënëse jetesën e tyre.

- Publicitet -

Por dikush e çoi rekomandimin në kosh. Që në muajt e parë.

Kur vendosi traun në rrugën Durrës-Kukës, qeveria miratoi një tarifë kalimi 5 euro për automjet. E gjithë gjatësia e kësaj rruge është 114.5 kilometër, që do të thotë se tarifa mesatare e kalimit u vendos 0.044 euro për kilometër.

Pra 26 për qind më shumë se sa niveli maksimal i përballueshmërisë që kishte rekomanduar konsulenti.

Dhe kjo nuk ishte e gjitha. Në rrugën Milot-Morinë nuk tarifohet me kilometra, por pagesa është fikse. Pra edhe një automjet që përshkon vetëm 20 kilometër të rrugës paguan sërish 5 euro.

Rezultati tani nuk fshihet dot më as në bilancet e koncesionarit. Vitin e kaluar kompania Albanian Highway Concession arkëtoi 19.6 milionë euro nga tarifa e kalimit. Kjo shifër ishte 20 për qind më e lartë edhe se sa skenari më optimist i kontratës së koncesionit.

Kontrata koncesionare sanksionon se çdo tejkalim të ardhurash mbi skenarin bazë të parashikuar në kontratë do të ndahet në masën 60 për qind me 40 për qind mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare.

Sipas bilancit zyrtar, vitin e kaluar të ardhurat e mbledhura nga tarifa e kalimit të rrugës ishin 3.8 milionë euro më të larta se sa limiti i parashikuar në kontratë.  Rrjedhimisht qeveria përfitoi 2.3 milionë euro nga tejkalimi i të ardhurave. 

E megjithatë Durrës-Kukës ishte vetëm fillimi. Pas saj erdhën koncesionet e tjera. Tek të gjitha ato, tarifat e kalimit kanë kapur qiellin. Në aksin Thumanë-Kashar të ndërtuar tashmë, tarifa e kalimit është 0.12 euro për kilometër.

Në aksin tjetër nga Miloti në Balldrenë tarifa e kalimit do të jetë po 0.12 euro për kilometër. Pra 3.5 herë më shumë se sa niveli maksimal i përballueshmërisë që pati rekomanduar konsulenti ndërkombëtar në vitin 2015.

Tani çfarë ka ndodhur, që tarifa u katërfishua? Mos të ardhurat mesatare të shqiptarëve janë 4-fishuar krahasuar me vitin 2015? Që kjo të ndodhte rritja ekonomike e Shqipërisë duhet të ishte minimalisht 40 për qind në vit.

Pra të ardhurat nuk janë katërfishuar, që mund të rrisnin nivelin e përballueshmërisë së familjeve.

Marrim vetëm një rast.

Një qytetar shqiptar që duhet të udhëtojë nga Tirana në Balldrenë të Lezhës duhet të paguajë 5.6 euro vetëm në një drejtim. Rruga është vetëm 51.7 kilometër e gjatë.

Një qytetar grek që udhëton nga Kosturi në Selanik paguan 3.8 euro tarifë kalimi. Rruga është 195 kilometër e gjatë. Bëni shumëzimet vetë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar la pas gruan dhe djalin e mitur
  • Dosja “Balluku”, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, akuza që iu komunikua
  • Kush fshihet pas Zvërnecit?
  • Hunter Biden sulmon Ivankën dhe Kushnerin për projektin në Shqipëri
  • Maran e nis me humbje aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet nga Izraeli

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Tymnaja e “patriotëve”
  2. hallexhiu on Tymnaja e “patriotëve”
  3. katarakti on Kush fshihet pas Zvërnecit?
  4. Hallexhiu on Kush fshihet pas Zvërnecit?
  5. Phoenix on Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?