Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE dhe OKB: Shqipëria ka bërë arritje drejt fuqizimit të grave dhe zvogëlimit të diskriminimit gjinor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > BE dhe OKB: Shqipëria ka bërë arritje drejt fuqizimit të grave dhe zvogëlimit të diskriminimit gjinor
Lajmi i funditPolitike

BE dhe OKB: Shqipëria ka bërë arritje drejt fuqizimit të grave dhe zvogëlimit të diskriminimit gjinor

Published: March 8, 2024
Shpërndaje
Silvio Gonzato dhe Fiona McCluney, OKB

Gjatë dekadave të fundit, gratë dhe vajzat në mbarë botën kanë thyer barrierat, kanë çrrënjosur stereotipet dhe kanë nxitur përparimin drejt shoqërive më të drejta dhe të barabarta. Të drejtat e grave u njohën si të drejta themelore dhe universale të njeriut. Qindra miliona vajza më shumë ndjekin shkollën në mbarë botën. Udhëheqëset gra ja kanë dalë të thyejnë ‘tavanin e qelqtë’ për të pasur më shumë pozicione drejtuese në hapësira publike dhe private.

Në shkallë botërore, lufta për të drejtat e grave gjatë pesëdhjetë viteve të fundit është një histori progresi. Por pandemia globale dhe pengesat e fundit po e kërcënojnë këtë progres dhe barazia e plotë mbetet vite dritë larg.

Shqipëria ka bërë arritje të rëndësishme drejt fuqizimit të grave dhe zvogëlimit të diskriminimit gjinor, në shëndetësi dhe arsim, në tregun e punës si dhe në çështje të lidershipit, pjesëmarrjes dhe përfaqësimit në politikë e vendimmarrje.

- Publicitet -

Gjatë shqyrtimit të tij të fundit mbi Shqipërinë, Komiteti i Konventës për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave (CEDAW), njohu qëndrueshmërinë e përgjithshme të kuadrit ligjor dhe politik të vendit për barazinë gjinore. Por rekomandoi gjithashtu masa të posaçme për të siguruar që barazia në ligj të përkthehet në përmirësime praktike thelbësore në fuqizimin e grave.

Komiteti bëri thirrje për forcimin e aksesit të grave në drejtësi, për të eliminuar stereotipet ekzistuese dhe praktikat e dëmshme, rritjen e përpjekjeve për të eliminuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, të trafikimit dhe shfrytëzimit të grave. Ai gjithashtu i kërkoi Shqipërisë të mbrojë dhe fuqizojë gratë që janë viktima të formave të ndërthurura të diskriminimit, për shkak të statusit të tyre shoqëror ose ekonomik, orientimit të tyre seksual ose identitetit gjinor, ose aftësive të tyre të ndryshme fizike ose mendore.

Këto rekomandime përputhen plotësisht me frymën dhe objektivat e Planit Gjinor të Veprimit të BE-së dhe me rekomandimet specifike që BE-ja i ka drejtuar Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit. Parimi i barazisë mes grave dhe burrave i përgjigjet vlerave themelore i BE-së dhe ndërtimi i kapaciteteve kombëtare për të adresuar këtë parim në çdo sektor të qeverisjes, do të mbështesë rrugën drejt anëtarësimit të vendit në BE.

Për të përshpejtuar përparimin drejt arritjes së synimeve për barazinë gjinore në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, shtimi i investimeve financiare do të jetë kritik: investimi tek gratë nuk është vetëm një detyrë morale, por edhe një investim i mençur për të përshpejtuar rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas, si OKB ashtu edhe BE solidarizohen me të gjitha gratë në Shqipëri. Vizioni ynë për një Shqipëri ku ka barazi gjinore është i qartë. Teksa festojmë fuqinë dhe potencialin e të gjitha grave, u bëjmë thirrje institucioneve, shoqërisë civile, bizneseve dhe qytetareve e qytetarëve – së bashku – që ta mbështesin këtë kauzë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    March 8, 2024 at 10:02 am

    OK,Shqipëria,OK-Edi Rama për këtë vlerësim të madh Nd/Kombëtar për rritjen e rolit të GRUAS në çdo sektor të jetës në Shqipëri gjat qeverisjes 11 vjeçare.
    -Fakti që në Qeverit e PS-ER 1,2,3 që nga 2013 janë 50 % zonja & në parti 50 % e sekretareve të organizatave me zonja e zonjusha,tregon vlerësimin e madh që i bën KM e K/Sekretari PS Rama sekxit femëror.
    -BRAVO ER.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 8, 2024 at 10:16 am

    O Ethem, me qafsh bej nje vjershe per Demon, se i vjen shume inat kur bejne te tjeret vjersha, do te beje vetem ai e asnje tjeter. 🤣

    Reply
  • nga Enveri tek Edveri says:
    March 8, 2024 at 10:42 am

    Edi Rama ka mbushur qeverine me ca velina budallaqe si ministre qe nuk ua di kush as emrat.
    (dhe kete e shet per zvogelim te diskriminimiot gjinor)
    Kjo nen shembullin e Enverit dikur me ato Lenka Cukot, Themie Thomai e Tefta Cami qe i merrte nga mjelse lopesh e i fuste ne qeveri e Biro.

    Reply
  • Edi says:
    March 8, 2024 at 10:56 am

    Ato nuk kane goje prandaj

    Reply
  • Sul Koburja says:
    March 8, 2024 at 10:58 am

    Na i dhjeu pak Princ Leka, por prape kena ec ne fuqizimin e grus.

    Reply
  • mali says:
    March 8, 2024 at 1:36 pm

    Mire e ka BE dhe OKB(sipas propaganda se Rames) .
    Meshkujt jane larguar ne emigrim dhe detyrimisht sipas statistikave ka me shume femra ne shqiperi.
    Ketu futen edhe plakat pensioniste qe bejne ligjin ndaj pleqve.

    Reply
  • Eagle says:
    March 9, 2024 at 7:47 am

    Po shtypin meshkujt dhe Po I didkriminojne sepse kjo eshte axhenda e Sorrosit dhe klikes neoliberale Perendimore. Temgrihemi dhe ta zhdukin kete weveri por dhe ti shporrim keto Plehrat e Perendimit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  • Protestuesit rrethojnë socialistin Tërmet Peçi: Hajdut, analfabet!
  • VIDEO: Tensione para Parlamentit, protestuesit gjuajnë me vezë deputetët, Policia tenton t’i largojë
  • Presidenti dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
  • Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën

Komentet e Fundit

  1. Saranda on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  2. Anna Anna on Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Bureto on Projekti për kthimin e Sazanit në resort privat nga Jared Kushner bëhet temë e nxehtë e debatit politik në SHBA
  5. Pellazg on Protestuesit rrethojnë socialistin Tërmet Peçi: Hajdut, analfabet!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?