Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, duke thënë se ato ndikojnë në synimet e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik.
Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën në dhjetë komuna të Kosovës, në anën jugore të lumit Ibër.
Në një reagim, Bashkimi Evropian tha se veprimet e Kosovës përmbylljen e strukturave të mbështetura nga Serbia – në një kohë fushate zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – janë në kundërshtim me detyrimet e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit.
Ambasada amerikane në Prishtinë tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se mbyllja e institucioneve të drejtuara nga Serbia “ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht te qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet tjera – dhe mund t’i minojë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”.
“Këto veprime, në kundërshtim me këshillat tona më të mira, e dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për ta ndihmuar Kosovën që të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë qytetarët e saj”, sipas një zëdhënës të Ambasadës amerikane në Kosovë.
Ndërkohë, BE-ja e përsëriti se çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia “parashihet të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.
Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele më 2013 në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht.
BE-ja gjithashtu i paralajmëroi autoritetet kosovare se vendimi i së mërkurës mund të ndikojë në vendimin e saj për të mos i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Blloku evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.
“Ndërsa, siç theksohet në konkluzionet e Këshillit për zgjerimin për vitin 2024, BE-ja do t’i heqë gradualisht masat ndaj Kosovës paralelisht me hapat e shtesë të ndërmarrë nga Kosova për t’i ulur tensionet në veri, këto veprime i dëmtojnë këtë qëllim”, tha blloku të mërkurën.
Derisa Prokuroria në Prishtinë tha se nuk e autorizoi aksionin e së mërkurës, Policia e Kosovës tha se operacioni u krye me kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe se qëllimi i tij ishte ndërprerja e “shërbimeve të jashtëligjshme” të Serbisë në Kosovë.
Autoritetet në Kosovë thonë se puna e këtyre institucioneve serbe, që ishin në funksion që nga paslufta më 1999, është “e paligjshme”, dhe nisën mbylljen e tyre qysh në fillim të vitit të kaluar.
Në Serbi, kryeministri Millosh Vuçeviq tha se “zhvillimi i situatës” në Kosovë po ndiqet me kujdes.
“Do t’i ndërmarrim të gjitha masat për ta mbrojtur popullsinë serbe nga sulmet e reja të Albin Kurtit [kryeministër i Kosovës], i cili, mesa duket, fushatën e tij parazgjedhore e ka shndërruar në vazhdim të keqtrajtimit të popullit tonë”, tha Vuçeviq.
Mbyllja e institucioneve serbe në 10 komuna të mërkurën – Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec dhe Skënderaj – vjen disa ditë pasi policia mbylli më 8 janar Administratën Tatimore serbe në Mitrovicën e Veriut dhe kompaninë e sigurimeve nga Serbia “Dunav Osiguranj”.
Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe qysh në janar të vitit 2024, duke ua vënë fillimisht drynin organeve të përkohshme komunale të Dragashit, Suharekës, Prizrenit dhe Rahovecit, të cilat gjendeshin në jug të lumit Ibër.
Pastaj u mbyllën organet e përkohshme komunale të Pejës, Istogut, Klinës, Skenderajt, si dhe ato në komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Ndërkohë u mbyllën edhe degët e Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq, Banka Kursimorja e Postës, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ Kosovë-Mitrovicë dhe Qendra për Punë Sociale në Vushtrri.
Të gjitha këto institucione me mijëra punëtorë funksiononin në sistemin e Serbisë./REL
Dhe bënë mirë që i mbyllen.
Amerika dhe BE nuk mërziten fort për pavarsinë e Kosovës.Miklojnë Serbinë ( kot) kinse ta shkëpusin nga Rusia.
Ky avaz tash e 25 vite ka gozhduar Kosovën.
Po deshën institucione serbe le t’i hapin në BE dhe Amerikë.Atje pakica serbe numëron shumë më tepër serb sesa në Kosovë.
Amerika e sidomos Europa janë mësuar keq që nga viti 1912.
-Të gjithë shqiptarët duhet të ngehen në këmbë dhe të protestojnë ashpër para ambasadave të tyre në Prishtinë,Shkup,Tiranë e poashtu edhe në Bruksel e Njujork.
Mjaftë më lojra djalli!
Ekzistojne disa rruge per te arritur mirkuptimin midis qytetareve dhe shtetit.
Femija keshillohet, mesohet, edukohet here me te mire , here me force te rregulloj gabimet.
E njete eshte marrdhenja e shtetit me qytetaret, perdoren disa forma.
Amerika dhe Europa mbasi e shkaterroi rregjimin e Hitlerit, u mblodhen ta rindertonin Gjermanine me planin Marrshall, dhe e ndertuan. Cfare do ndodhte po ta trajtonin Gjermanet sic trajtoi Hitleri cifutet?
Me llogjiken tende, cdo gabim i femijes duhet ndeshkuar me rrahje, me tortura, qe te rregullohet. Kjo eshte e sigurte qe femijen ose e rregullon, ose e hedh ne rrugen e krimit. Por nderkohe kejo metode e traumatizon femijen, i fut element te tmerrit ne psikollogjine e tij, te cilat do e ndjekin gjithe jeten.
Pakicat Serbe jane nje femije, qe po i tregove dhunen, me dhune do pergjigjet, por nqse do i tregosh bashkpunim, ai afrohet te ulet te kerkoje cfare i duhet, doe kuptoj se nuk ka zgjidhje tjeter.
Shoku Fehmi Berisha thot se Amerika dhe BE nuk merziten fort per pavaresinë e Kosoves. I shkreti, paska harruar qe pa Ameriken ne nuk do ta kishim shtetin e Kosoves.
Sa veti e keqe eshte mosmirenjohja. Sa e turpshme eshte thirrja per te demonstruar kunder atyre qe na e bene shtetin!
Eshte i njejti idiot i cili para dy vitesh (perafersisht) ne nje TV kerkoi varjen ne litar te atyre qe mendojne ndryshe nga ai.
Mollosi ,me qe u fingjillose hap ne lagjen tende keto zyra serbe.Nuk mendoj qe Veliaj te thote jo,apo e ke problem me Ramen ?
Ri ore derdimen .Mjaft fute hundet ne kosove.
Kosova ka nje popull dhe nuk mbeti ne doren tone te mali,demo,edhe ndonje tjetri.
Ti e ke shqiperine per ibret qe me 500,000 te larguar eshte katastrofe per nje shtet me 2,4 milion banore te mbetur dhe me 700,000 pensioniste e 500,000 kalamanj e studente.
Pra 50% e popullsise nuk jep prodhim.
Sa klase ke Mollosi te kuptosh ku jeton?
Shba Be duan ta mbajnënpeng kosovën, Edi rama apo Prisidenti të flasin, Kosova është shtet i pavarur, me ligje dhe kushtetutë, të Kosovës jo të serbiçkës. Anglo sakson ka than i madhi Enver i ka njoft se kush janë, europa kurvë. Nuk po hanë sa duhet në Kosovë me Albinin.
Pajtohem me përmbajtjet e komenteve të postuara nga Fehmi Berisha dhe mali!
Megjithatë dua të shtojë, se po të kishin mbetur Trojet tona nën mbrojtjen e do mollosve, pi..o lalave dhe të do jesmenëve filloserb, nuk do të zhvillohej kurrë Epopeja e Famëmadhës Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Duke e njohur mirë shpirtin liridashës të popullit shqiptarë, e them me bindje të plotë: se po afron dita, kur do t’u thuhet MJAFTË MË! , të gjithë filloserbëve e fillogrekëve, si dhe të gjithë atyre që mendojnë të martohen, duke e huazuar atë kryesorin nga bijtë dhe nipërit e atyre, të cilët na e prenë Atëmëmëdheun tonë në gjashtë pjesë.
Shqiperi 4 Vilajete
Ne fund te Botes mbete
Ca Rigata pa Hedepe
I thone Sulltanit-Epe!
Sulltan,Mos degjo Serbine!
Grekerine dhe Malezine..etj.
Jane ca vargje popullore te Jugut pas Kuvendit te Gjirokastres,qe organizoi Abdyl Frasheri,IDEATORI,I nemur e i neperkembur,i arrestuar ne Elbasan nga caushet turkoshake dhe ndryre ne bodrumet e lagesht te Ka;ase se Prizrenit dersa u be tuberkuloz,,NGA SHQIPTARET.Abdyl Frasheri nuk e dha Shqiprine.Nuk e dha Nishin Toplicen,Sanxhakun,Plav e Guci,Hot e Grude,Ulqinj e Tivar,Preveze e Lekurs,,per te shpetuar Turqine.
Jemi ne te njejtat Pozita,.Turqia sot eshte BE +Amerika,qe ju ka rene bytha ne uje nga Rusia dhe duan te bejne kurban Kosoven. Po ere Pilo!NATO na cliroi,na shpetoi,Ajo Amerike na beri Shtet te mosvarme nga Serbia,,Ashtu si u shkeputen nga thonjt e Serbise Sllovenia,Kroacia,Maqedonia,Bossnja,Malezia.Po pastaj?Duhet te paguaj Kosova per Ukrainen?
Ashtu si pagoi Kosova dhe Cameria per Humbjet e daulles turke ne Frontin Bullgar?
Te vuajne shqiptaret,,Humb apo fiton Rusia ne Ukraine,Humb apo fiton Rusia ne Cin ma Cin,,se REPARACIONET I KERKON NE KOSOVE!!!!!!!!!!!!
Albin Kurti ka bere shtet.Nuk mund te lejoje Institucione paralele Financiare,Administative,Taxapaguese te Serbise brenda Shtetit te Kosoves. Kete beri Jugosllavia ne Shqipri ne 1947.Suprimoi Banken Kombtare te Tiranes si Dege e Bankes se Beogradit,,Barazoi lekun prej floriri me dinarin leter bythe dhe terhoqi gjithe Mallin eTregtareve,magazinave,Drithin,Dhente e dhite e kulake(2 miljon e 600mije krere),U deshen 22 vjet,,dhjetra vaporre me drithe e ndihma Industriale nga BRSS dhe Kina,qe te shpetoje populli shqiptar nga Uria,Triskat,GAZEPI SERB.Vetem ne 1969 duvaxhiu i Serbise Enver Hoxha,shpalli heqjen e Sistemit te Trisketimit dhe uljen e cmimeve te mallrave ushqimore.
Ka gazep te rende serbia!!!!!!!!!!!!!!!!As zjarri Los Anxhelosit,as Vullkani Krrakataut,as Bomba Hiroshimes nuk kane Asgjesim me te rende me fuqi shkarruese prapa vepruese se DORA E ZEZE E SERBISE.
Prandaj Albin Kurti qendro Aty ku je se sot per sot je Abdyl Frashni i Kombit shqiptar.E gjithre Shqyptaria Sot duhet te jete ne mbeshtetje te Albin Kurtit dhe Shtetit te Kosoves.Si nje trup i Vetem.E kemi nje kryeminister Edi Rama.E kemi,Me mire mos e kishim.Me mire djepi bosh se djalli brenda.Sot ka shkuar ne Abu Dabi ti fale lule Melonit per ditelindje,Neser do tundi shampanjen per Giro d`Italia,pasneser do dali me brekushe te kuqe per t`ja tundur FERRARIT.
oOOO LLazi Marices! Sa mund e gjak jane sakrifikuar per Ate Ferrari! Per ty jane sakrifikuar Familja Jote dhe ky popull mjeran,,PRANDAJ E HEDH SHURREN PERPJETE!
Po vini nje fletore per komente komente lajmit te shpalljes dhendrit Kushner Investitor Strategjik ne Sazan per 99 vjet,
SE NUK DO E HAME.!
Ooooo mali, ne pamundesi te nje kundershtimi me fakte, ti fillon te ofendosh.
Vazhdo dhe ofendo sa te duash se fjalet tua nuk i vë fare ne vesh.
Uroj qe shqiptaret e Kosoves te lirohen nga qeverisja avanturiere e Albinit.
VELLEZER KOSOVARE
RUAJENI ALBININ
PO NUK JU PELQEU
E NDEROJME ME EDVININ
QE TJU QESE FARE
TJU BEJ MUT PER PULA
TJU MASAKROJ SERBI
E TJU HUMB VULA
Bravo Kosova, kushdo qe jeton ne Kosove duhet te zbatoje ligjet e ketij vendi, keto qendrime te revizionuara jane haptas ne mbeshtetje te strukturave paralele te cilat edhe pas 20 vjetesh vijojne ta quajne Kosoven pjese te Serbise. Kot nuk thone qe ne kete bote NUK KA MIQ TE VERTETE, Ka VETEM INNTTEERESSSA!!!!!!
Mali që komenton nuk është mal, as fushë, po gropë septike e fundërrinave, spiunëve të Serbisë. Mjerë Kosova në duart e cilëve shpellarë ka renë.
Mbyllja e institucioneve rusoserbe ne Republiken e Kosoves ,eshte nje akt juridiko-politik,i cili eshte i barabarte (per te gjithe ata qe derdhin lote korkodilli)me nje kancer te madh ne trupin e ketyre te cileve do tua ngrente koken,pamvaresisht moshen…Republika e Kosoves eshte nje shtet sovran (pamvaresisht per fatkeqesine momentale)e cila e ka kushtetuten e vet ,ka Ekzekutivin ,Legjislativin ,qe eshte e njohur nga gati 100 shtete ,eshte anetare neper disa organizata europjane (per fatin e keq)rusoserbet lobojne per ta penguar per te ecur tutje.Ne asnje shtet te kesaj bote zuzare ,nuk lejohet perfaqesi institucionale pa nje mareveshje nder shteterore ,jane norma te cilat duhet te zbatohen qe ne fillim: duhet te njihet shteti tjeter,te kete mardhenie diplomatike ,te jene te koordinuara ne menyre te pelqyer….nuk e demtojne interesin e shtetit ku formohen per te sherbyer interesave te pergjitheshme te gjitheve ,jo vetem nje komuniteti…Armikun e kemi shum te forte dinak,gjerat i parasheh me dekada dhe i ven ne zbatim kur te piqen kushtet.Kjo nuk duhet te na befasoj ,sepse qellimi i armikut kuptohet nga lart..Thote ndinje ambasador i SHBA ose thote ndonje institucion i europes plake: eshte gabim,alarmohet njerezimi ,fillojne te na urrejne se behemi shkaktar i gjerave te keqija….turp ,.Keta te shitur mbajne anen e rusoserbeve,eshte interesi ne mes te cilin populli ,kombi yne duhet ta paguaj.Me kete armik nuk kemi se cfare te zemerohemi e kemi shekullor ,po cfare tu bejme armiqeve qe i ka lindur nena shqiptare dhe vajtojne per te miren e armikut?Turp.Si do thoshteAt Gjergj Fishta sot?: nje these me pleshta i mbledh i ben bashk ,vetem shqitaret eshte veshtir ti bashkojsh ti bejsh DY.JUGU- VERIU….
Kosova po perdoret nga tradhetaret ne Kosove, Serbi dhe Shqiperi per te ndezur nje konflikt ne Ballkan, te ngjashem me ate te Ukraines i cili i sherben vetem Globalisteve, packa se Shqiptare e Serbe bashke do shkojne per dhjam qeni Ku ka me mire e me gjeniale, leri budallenjte te vriten me njeri tjetrin, e ne pastaj dalim pronaret e rinj me formulen e qeverise Globale rendit te ri dhe zhvillimit duke qare si kukumjackat per maskren qe ndodhi. Pastaj tu pine lengun kufijve Flamurit dhe nacionalizmave, kur ne tu kemi marre edhe breket, ata qe do jene ende gjalle do na durtrokasin e brohorrasin per ne shpetimtaret. Ahhh more njerez, sa shume ju a ka deformuar trurin propaganda dhe manipulimi.
Ju i shikoni gjerat brenda kutise dhe kufijve ku ju kane futur e nuk i perceptoni dot jashte tyre. Prandaj dhe nuk i kuptoni. Prandaj funksionon dhe propaganda e manipulimi me shumicen. Kurse ata qe duan tu skllaverojne, i shikojne gjerat pertej ketyre kufizimeve. Kjo eshte diferenca dhe prandaj ata gjithmone fitojne. Se kush jane ATA, e kam theksuar shpesh ketu te dita, dhe nuk dua ta perseris. Ata jane dhe armiku i vertete i te gjitheve.
Kurse ty Phoenix , t’a ka marrë mendjen konspiracioni dhe vazhdon të flasësh me yjet . Po leri këto “qeveri globale” , leri konspiracionet “no vax” , dyshimet e përhershme skizofrenike ndaj mjekësisë e të tjera gjoja komplote internacionale , që ekzistojnë vetëm në kokën tënde . Më vjen keq të të kritikoj , se mesa di , je njeri I kënduar e përkthyes i mirë , siç shkruajnë ata që të njohin më mirë , po se ç’ke ca mendime konspirative , që vërtet viheshin në pikpyetje nga lexuesi . Të ftoj të reflektosh .