Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE distancohet përsëri nga Orban: Përfaqësoi vetëm Hungarinë, jo Brukselin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE distancohet përsëri nga Orban: Përfaqësoi vetëm Hungarinë, jo Brukselin
BoteLajmi i fundit

BE distancohet përsëri nga Orban: Përfaqësoi vetëm Hungarinë, jo Brukselin

Published: July 7, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Josep Borrell, pasi mori pjesë të shtunën në një takim të Organizatës së Vendeve Turkfolëse (OTS) në Azerbajxhan.

Ditë më parë, Brukseli, vendet e BE-së, Shtetet e Bashkuara dhe Kievi e kritikuan Orbanin, pas vizitës së tij në Moskë, ku u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, të premten. Orbani e takoi Putinin një kohë kur Hungaria mban kryesimin me rotacion gjashtëmujor të presidencës së Këshillit të BE-së.

Zyrtarët e BE-së e kritikuan ashpër vizitën e tij befasuese, duke thënë se ajo kërcënon ta minojë qëndrimin e BE-së për luftën në Ukrainë dhe thanë se Orbani nuk shkoi atje si përfaqësues i Brukselit. Pjesëmarrja e Orbanit në samitin joformal të OTS-së në Azerbajxhan të shtunën ishte një ngjarje tjetër ku ai e përfaqësoi Hungarinë dhe jo Bashkimin Evropian, tha Borrell.

- Publicitet -

“Hungaria nuk ka marrë mandat nga Këshilli i BE-së për t’i shtyrë përpara marrëdhëniet me Organizatën e Shteteve Turkfolëse”, tha Borrell në një komunikatë.

Orbani është fjalosur me Brukselin për vizitat e tij kundërthënëse.

“A nuk lejohemi të kemi darkë, apo kemi nevojë për një mandat të EUCO [Këshillit të BE-së] edhe këtë këtë?” shkroi drejtori i tij politik në X, pas vizitës në Moskë.

BE-ja i ka kundërshtuar përpjekjet e OTS-së për ta legjitimuar Republikën Turke të Qipros Veriore duke e pranuar si anëtare vëzhguese, tha Borrell. Ishulli i Qipros është i ndarë tash e shumë dekada mes Republikës së Qipros grekfolëse, e njohur ndërkombëtarisht, e cila është edhe anëtare e BE-së, dhe Republikës Turke të Qipros Veriore turkfolëse, e njohur vetëm nga Ankaraja.

OTS-ja është organizatë ndërkombëtare që sjell së bashku vendet ku flitet turqishtja. Ajo u themelua më 2009 nga Turqia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Kirgistani. Hungaria u bë anëtare vëzhguese e saj në vitin 2018.

 

.@PM_ViktorOrban didn’t received mandate from the #EUCO to represent it at the summit of the Organisation of Turkic States.

The EU rejects attempts to legitimise the Turkish Cypriot secessionist entity & recognises only the Republic of Cyprus. https://t.co/vhTfO3IoVe

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 6, 2024

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    July 7, 2024 at 2:16 pm

    Ja,si nje njeri i vetem ne krye te shtetit,mund te permbyse Traditen.Te c`beje Ate qe eshte cimentuar per qindra vjet ne Ate popull.Faktori njeri,individ,,eshte percaktues.
    Hungaria me tradite shekullore Antisllave.Hungaria populli i pare ne planet qe ndezi revolucionin anti rus dhe antikomunist,,behet shteti me prorus i botes.Behet shteti qe mbeshtet agresionin rus mbi Ukrainen.
    Populli qendrestar,,qe pengoi vershimin turk ne Evrope,.I pari qe theu Turqit ne Beteja te njepasnjeshme,bashke me popullin shqiptar nen udheheqjen e Skenderbeut,,Behet sot populli i Stanit turk,,dhe kur?Kur turqit e Erdoganit udheheqin Flamurin e Islamizmit.Do ti besh synet hungarezet katolike,o Orban? Do ta mbushesh Hungarine me xhamia,si ben cifuti-venexiani tiranes Edi Rama?

    Reply
  • demo says:
    July 7, 2024 at 2:28 pm

    Nje trekendesh antievropian dhe antiamerikanpo ravijezohet qaerte ne Evropen juglindore.Drejtuesit e Hungarise,Serbise dhe Tiranes,po i dergojne popujt e tyre drejt Rusise dhe Turqise.Edi Rama druhet te deklarohet mbeshtetes i Putinit,por duke qene mbeshtetes i flakte i Orbanit,Erdoganit Vucicit,shihet qarte se ne cilin mulli e dergon ujin.
    Evropa-Amerika ta kuptoje njehere e mire qe aleat te vertete ka Kosoven dhe jo Tiranen e Edi Rames,qe perdridhet si kurvat,.Diten ben konference per Ukrainen dhe naten fle me Orbanin,Vucicin,Erdoganin.

    Reply
  • Antikonformizem says:
    July 7, 2024 at 3:21 pm

    Orban perfaqeson dhe mbron Europen e vertete, Europe per europianet jo kulle Babeli per gjithe rracat e globit.
    Ndersa ky Borrja eshte nje kelysh me nje qafore me iniciale BE por qe leh per Sorosin.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    July 7, 2024 at 5:22 pm

    Jane shume VIP-a, qe duan te marrin me shume se sa do japin.
    Nje mekanizem i tille mund te funksjonoje vetem perkohesisht,
    Por ne fund do deshtoje.

    Thonin dikur se katundari mund tja hedhe qytetarit, por kjo ndodhte
    per gjera te vogla qe qytetarit nuk i kishin shkuar me pare ne mendje.
    Por keto marifete, kodoshlleqe, shum shpejt do ti dali boja.

    A ka mundesi qe Kina te ushqeje nje numur te madh vendesh qe
    besojne se gjeten nje zgjidhje magjike?

    Pra ta mundet ATO te marin sa te duan dhe ti kthejne paret kur ti
    kene arritur ti grumbullojne?

    A mund ta perballoje Kina Komuniste premtimin e Marksit per proletariatin:

    Punoni sa keni mundesi dhe merrni, konsumoni, sa keni nevoje.

    Kina nuk e ka applikuar kete per .”puntoret e saje”.

    Atehere,

    Si do e zbatoj “kete ide, kete princip” Kina per vendet e tjera,
    qe nuk mund ti respektojne kontratat qe kane firmosur?

    Konkluzioni eshte: Kina do falimentoje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 25 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 5 prej tyre aktive
  • VIDEO: Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, shënohen 132 viktima, 570 të plagosur ndërsa kërkimet vijojnë
  • Dyshohet se lejuan ndërtimin e godinës pa leje në Himarë, AMP procedon 4 policë për shpërdorim detyre
  • Horoskopi 11 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Mot i nxehtë, ja zonat ku termometri do të regjistrojë 40-41 gradë

Komentet e Fundit

  1. Alban on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Alban on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  3. Cjapi on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Dashi on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  5. demo on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?