Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE kërkon nga Mali i Zi të largojë kastën e vjetër politike, Gjukanoviç pranon, por me një kusht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BE kërkon nga Mali i Zi të largojë kastën e vjetër politike, Gjukanoviç pranon, por me një kusht
AktualitetBote

BE kërkon nga Mali i Zi të largojë kastën e vjetër politike, Gjukanoviç pranon, por me një kusht

Published: July 5, 2022
Shpërndaje

Mediat malazeze kanë shkruar ditën e sotme se ka lëvizje të forta politike brenda vendit të tyre, sa i përket të ardhmes në Bashkimin Europian.

Sipas “Vijesti.me”, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë një pakt të fshehtë me liderët e BE-së, ku ju ka thënë se nëse ai është pengesa për anëtarësimin e vendit në familjen e madhe europiane, ai është i gatshëm të tërhiqet nga politika, por me një kusht.

Në media theksohet se burime brenda BE-së, bëjnë me dije se Gjukanoviç ka kërkuar që tërheqja e tij nga politika të jetë me dinjitet.

- Publicitet -

“Gjukanoviç bëri të ditur se nëse është pengesë për integrimin më të shpejtë evropian të Malit të Zi, ai është i gatshëm të bëjë një hap prapa dhe të largohet nga pushteti, por kërkoi që të lejohet të largohet nga skena politike me dinjitet dhe në mënyrën e tij. Nga figurat kyçe të BE-së (nënkuptohen krerët e shteteve dhe qeverive dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së), Gjukanoviç ka marrë mbështetje për një akt të tillë dhe nëse e mban fjalën do të jetë një zgjidhje krejtësisht e drejtë për BE-në”, tha një burim nga një nga anëtarët kryesorë të BE-së iu referua dosjes malazeze.

Sipas burimit, presidenti Gjukanoviç kohëve të fundit ka qenë më konstruktiv se kurrë në rrugën evropiane të Malit të Zi dhe nuk ka vënë më piston në rrota duke folur një gjë e duke bërë një tjetër. Është vërejtur ndryshimi në sjelljen dhe veprimet e Gjukanoviçit, dhe në bazë të kësaj, Brukseli shpreson se kësaj radhe nuk do të ketë surpriza të pakëndshme dhe se me përfundimin e mandatit presidencial vitin e ardhshëm, Gjukanoviç do të largohet dhe nga politika aktive.

Mediat malazeze theksojnë se nëse Podgorica i ktyen siç duhet detyrat e shtëpisë, të cilat kanë të bëjnë me emërimet në gjyqësor, nga Këshilli Gjyqësor, përmes Prokurorisë Supreme të Shtetit deri në Gjykatën Kushtetuese, me shumë gjasa në fund të shtatorit mund të avancojë në negociatat për anëtarësim me të drejta të plota në BE.

“Qeveria e re në Podgoricë e drejtuar nga Dritan Abazoviç, tashmë ka arritur rezultate mjaft inkurajuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sigurisht, këto janë sinjale fillestare, por janë shumë të rëndësishme sepse Podgorica më në fund ka filluar të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse ky trend vazhdon dhe Mali i Zi përmbush atë që ishte planifikuar deri në shtator, ne mund të mbyllim disa kapituj tashmë në dhjetor. Pas një kohe të gjatë, brenda BE-së ka një dëshirë dhe vullnet politik për të përshpejtuar procesin e afrimit të Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE. Ardhja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borelli në Këshillin e Stabilizim-Asociimit më 14 korrik nuk është thjesht protokoll apo rutinë. Është në funksion të ofrimit të mbështetjes konkrete dhe elanit të ri për rrugën evropiane të Malit të Zi. Ky qëndrim mbështetet nga të gjithë, veçanërisht nga dy anëtarët kryesorë të BE-së, Franca dhe Gjermania”, tha burimi për “Vijesti.me”.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Remo says:
    July 5, 2022 at 5:38 pm

    Po jo o Milo nuk behet keshtu , edhe ti i ke luajtur fene ne keto tre dekada , por duhet te kopjosh gjitonet Shqiptare. Dil nga zyra me karriken e ngjitur per bythe , destabilizo Malin e Zi , keshtu do te te respektojme , gati e ke nje vile buze gjirit te Lalzit krahe Salehut e Likes , nese ke alergji nga ata , tek bunkeri i Edvinit ne Surrel je super.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet
  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Komentet e Fundit

  1. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  2. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Një vlonjat në Londër on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  4. Na ruajt zoti on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. Km on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?