Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BE prezanton planin 800 miliardë euro për armatosjen e Evropës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > BE prezanton planin 800 miliardë euro për armatosjen e Evropës
BoteLajmi i fundit

BE prezanton planin 800 miliardë euro për armatosjen e Evropës

Published: March 4, 2025
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen prezantoi këtë martën një plan për të forcuar industrinë e mbrojtjes evropiane dhe për të rritur aftësitë ushtarake të unionit.

Ajo tha se plani për “riarmatosjen e Evropës mund të kapë shifrën e rreth 800 miliardë euro”.

Plani përfshin një hua të re të përbashkët prej 150 miliardë eurosh për të ndihmuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në përmirësimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse.

- Publicitet -

Kjo iniciativë është pjesë e paketës financiare më të gjerë prej 800 miliardë eurosh, e cila synon të forcojë sigurinë dhe aftësitë mbrojtëse të Evropës.

Sipas Komisionit, fondet do të përdoren për zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore, artilerisë, raketave dhe municioneve, dronëve dhe sistemeve anti-drone, si dhe për nevoja të tjera strategjike si siguria kibernetike dhe lëvizshmëria ushtarake.

“Kjo do t’i ndihmojë Shtetet Anëtare të bashkojnë kërkesën dhe të bëjnë blerje të përbashkëta, duke ulur kostot, zvogëluar fragmentimin, rritur ndërveprueshmërinë dhe forcuar bazën industriale të mbrojtjes,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Liderët e Bashkimit Evropian do të shqyrtojnë këtë propozim gjatë një samiti të posaçëm mbi shpenzimet e mbrojtjes, që do të mbahet të enjten.

Përveç huamarrjes së përbashkët, Komisioni propozoi gjithashtu heqjen e kufizimeve të shpenzimeve qeveritare të vendosura nga rregullat e BE-së, në rastet kur investimet shkojnë për mbrojtjen. Sipas von der Leyen, një rritje mesatare prej 1.5% të PBB-së në shpenzimet e mbrojtjes nga shtetet anëtare mund të krijojë një hapësirë fiskale prej 650 miliardë eurosh.

Po ashtu, Komisioni sugjeroi që fondet e BE-së, të cilat zakonisht përdoren për barazimin e standardeve të jetesës në rajone të ndryshme të Evropës, të mund të përdoren edhe për investime në mbrojtje.

Në përfundim të prezantimit të planit, von der Leyen theksoi rëndësinë e një angazhimi më të madh të Evropës për sigurinë e saj.

“Evropa është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë e saj. Mund të mobilizojmë rreth 800 miliardë euro për një Evropë më të sigurt dhe më elastike. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me NATO-n. Ky është një moment vendimtar për Evropën dhe ne jemi gati të veprojmë”, deklaroi ajo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Phoenix says:
    March 4, 2025 at 10:38 am

    Po vjen era lufte. Behuni gati dhe mos u merrni me Komedine Zhelenski Trump. Kulti Global i cili kontrollon te gjithe krahet, po leviz guret e shahut per nje lufte ne Europe dhe ne Lindjen e Mesme. Lufta me Kinen per Taivanin eshte ne menu gjithashtu.

    Reply
  • rrena i ka kembet e shkurtera says:
    March 4, 2025 at 10:59 am

    Kush beson tek ndonje plan 800 miliarde Euro prezantuar nga kjo plakerruqja e kerrusur ne foto duhet me pare te kete besuar dhe ate planin per SHENDETESI FALAS hedhur ketej nga Ballkani perendmor ne 2013…

    Reply
  • demo says:
    March 4, 2025 at 11:23 am

    Europa BE,eshte LAGU SOT E RRUHU MOT.
    Ti moj Laje nuk je Margaret Thatcher,qe sa plasi pushke e koloneleve TE TMERRSHEM dergoi vaporret me Harriera attack airctaft per nja dy ishuj ne pol te Jugut Falkland Islands dhe koloneklat i beri si minje,qe s`dinin ku te fshiheshin.
    Nuk e degjova mbretereshen luftetare te llapte per shifra e per Qamete.
    Lerja shifrat e Medha dhe Mrekullite qe cudisin boten,ketij Edi Rames tone,se ky numuron pasagjeret e Rinasit nga dy here.Nehere ne dalje,njehere ne Hyrje!

    Reply
  • Tani says:
    March 4, 2025 at 11:40 am

    Vetem te shani dini

    Reply
  • Tani says:
    March 4, 2025 at 11:42 am

    Shqipekare te dashur
    Shani , gjykoni, jetoni, por ju o torollaker te plakur nuk beni as per Nje person

    Reply
  • Tani says:
    March 4, 2025 at 11:43 am

    Asaj evrope qe shani po i lepini bithen

    Reply
  • fery says:
    March 4, 2025 at 12:21 pm

    Fillimishte kane ndidhur tragjedira te tmerreshme te cilat per pasoje kane patur luftrat e pastaj njerzit jane vetedijesuar per te mose zgjedhur budallej por njerez te menqur qe ta udhehequn njerzimin..!

    Reply
  • capi says:
    March 4, 2025 at 1:02 pm

    Shume po i bini tamtameve te luftes. Por nuk eshte shekulli 6-7 AD qe do dynden keta sllavet. Keta ruse kane provuar me kinezet apo me afganet kur i jepnin ushtarit nje kallash dhe nje gavet me fasule, e jo ne ditet e sotme qe lufta do para.
    Po ju burokratet e evropes duhet te reflektoni. Ju jeni bere per turp, plasi kovidi dhe nuk kishit maska, mask or maska cope beze nga ato te kirurgjise. Dhe qe ta benin me qesharake justifikoheshin se nuk kishit kapacitete prodhuese. I lutnin bythen kinezeve qe i prodhin neper bodrume shtepish.
    Tani qe qime kashta po shkurton fondet dhe po terhiqet u kujtuat qe duhet te keni ushtri

    Reply
  • Artan says:
    March 4, 2025 at 1:16 pm

    Ne ka nje gje te mire a te drejte Trapi eshte qe keta kurvat e Evropes e,kane perdorur gjithnje Ameriken.

    Reply
    • Aldrinp says:
      March 4, 2025 at 2:48 pm

      Po ca thua o Artan, Amerka ben leke nga Lufta. Lerini denglat, se Amerika e ka rrjepur Boten.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
  • Familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane, Prokuroria e Romës nis hetimet për vrasje nga pakujdesia
  • Rama merr pjesë në konferencën e liderëve në Poloni për të rindërtuar Ukrainën

Komentet e Fundit

  1. Marketing on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  2. Ethem Lalaj on RaBexit!
  3. !!? on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. Zdromsi on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  5. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?